Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Hoyt Yee vlerësoi pozitivisht masat që ka filluar të marrë Shqipëria për dekriminalizmin e parlamenti dhe u bëri thirrje qeverisë dhe partive politike që kjo prirje e nisur të vazhdojë.
“Shqipëria ka arritur përparim të madh gjatë viteve të fundit drejt realizimit të synimit të saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe integruar në institucionet euro-atlantike.
Përmirësimet drejt krijimit të një shteti ligjor kanë qenë shumë të dukshme dhe për t’u përshëndetur. Kohët e fundit kemi parë masa për të dekriminalizuar parlamentin dhe ne mendojmë se ky është një zhvillim shumë pozitiv. Ne i kemi përshëndetur publikisht qeverinë dhe partitë për përpjekjet e tyre për të çrrënjosur korrupsionin brenda vetë partive, për të larguar anëtarët e partive dhe të parlamentit që dyshohen për korrupsion.
Kjo është shumë e rëndësishme dhe ne shpresojmë që kjo prirje do të vazhdojë. Shqipëria duhet të vazhdojë të luftojë korrupsionin që të realizojë ëndrrën e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, jo vetëm në parlament, por në të gjitha fushat e qeverisjes, në gjithë institucionet qeveritare, në të gjitha nivelet.
Duhet të ketë një mesazh të qartë në të gjitha nivelet e shoqërisë, që askush nuk është mbi ligjin, që shteti ligjor duhet të sundojë. Shqipëria duhet të plotësojë standardet europiane në mënyrë që të realizojë aspiratat e saj”, u shpreh zyrtari i lartë amerikan.

Po ne gjithnjë kta kinezët na mbulojnë re?
Thirrje partive e parlamentarëve të korruptuar “të luftojnë” korrupsionin! Hajdutët të kapin hajdutët! S’e kanë keq ndaj punët te ne, po vete dreq e më dreq! Tung!