Deputeti i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë (më i vjetri), Namik Dokle nuk ka mundur të “durojë padrejtësinë” e UEFA-s, e cila i ka dhënë fitoren në tavolinë Rusisë, për shkak se në fushë u godit portieri i saj, ndërkaq që Shqipëria nuk e mori fitoren në tavolinë
përballë Serbisë. Dokle ka shkruar se UEFA e ka shndërruar komisionin e etikës në servilizëm dhe lëpirje.
Në statusin e Dokles thuhet se: “Komisioni i Kontrollit, Etikes dhe Disiplinës në UEFA i dha Rusisë fitoren 3 me 0 në ndeshjen me Malin
e Zi të datës 27 mars. Arsyeja? Ndeshja u ndërpre në minutën e 66-të për sjellje jo të mirë të tifozëve vendas. Po në Beograd, në ndeshjen Serbi-Shqipëri a nuk ndodhi e njëjta gjë, madje shumë më e rendë, me sjellje barbare kundër lojtareve tanë?! E megjithatë, në rastin tonë ky farë komisioni mori një vendim të kundërt. Këtij komisioni i mungoka edhe kontrolli edhe disiplina, ndërsa etikën e paska kthyer në
servilizëm dhe leshlëpirje!” shkruan deputeti në profilin e tij në Facebook.
Aman o Namik, shqetësohuni pak më shumë për punët e popullit, se ka mjaft të tjerë që merren me futboll !

Ka nje refran ne spanjisht : ” zapatero ,a tus zapatos” !!! Edhe Namiku ka shume pune
ne frontin e tij si deputet ….! Megjithese keta deputetet e parlamentit tone i ka mesuar
Saliu te merren me cdo gje edhe me grate e e femijet e deputeteve dhe gjithe botes,por
vetem me detyren e deputeteve, te halleve e shqetesimeve te popullit te mos merren …!!!
O tempora, o mores !!! Quo Vadis ???
https://secure.avaaz.org/en/petition/RESIGNATION_OF_MISHEL_PLATINI_SIGN_THE_PETITION/edit/
PETICION PER DOREHEQJEN E PLATINISE.