Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi ka bërë një deklaratë të fortë gjatë intervistës në emisionin “Opinion” duke shprehur pendim për angazhimin e tij në qeverisjen e Partisë Demokratike. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se çfarë mund të ofrojë ndryshe ai për Tiranën ndërkohë që ka qenë pjesë e qeverisjes së kësaj partie, Bojaxhi tha se atëherë kur u emërua zv.ministër ka qenë vetëm 31 vjeç duke e cilësuar atë si një naivitet të moshës.
“Mbase përfshirja në qeverisjen e PD ishte gabimi më i madh që kam bërë. Kur isha zv.ministër kam qenë 31 vjeç. Ritmi dhe rutina
e punës nuk të lejon që të qartësosh mendimin, madje ta turbullon. Situatat ndoshta kuptohen më vonë edhe kur ecën me mendimin se
njerëzit mund të ndryshojnë gjatë kohës. Ndoshta kam qenë edhe naiv atëherë”, – shpjegoi Gjergji. Bojaxhi u pyet gjithashtu se ai është një
figurë publike e djathtë dhe përse duhet ta votojnë atë socialistët, ai tha se deri më tani ka mbrojtur vetëm
interesin publik duke mos bërë konjuktura politike.
“Gjatë gjithë periudhës që kam qenë në detyrë kam marrë vlerësimin e publikut dhe gjithnjë kam punuar për interesin publik. Fakti që nuk kam bërë karrierë politike në PD ka qenë se nuk kam bërë konjuktura politike në dëm të interesit publik”, – tha ai.
Me shpalljen e kandidaturës si i pavarur për Tiranën, Bojaxhiut i duhet të mbledhë fillimisht gjashtë mijë firma për t’u regjistruar në KQZ. Gjatë intervistës së tij u pa që një pjesë e mirë e opinionistëve të ftuar në studio ishin shumë dyshues dhe skeptik për kandidaturën e tij. Mos u shqetëso Gjergji, ti e di se si janë këto punë.

Po ç’vlerësime nga publiku ke marrë ti a derëzi! A ka ndonjë gazetar të të pyes ty p.sh., pse sistemi energjitik degjeneroi në atë farë derexheje pa asnjë investim dhe me vjedhje kolosale pikërisht atëhere kur zotrote ishe një nga drejtuesit PD-istë të KESH-it të famshëm? A ka ndonjë gazetar të të pyes ty se ç’përgjegjësi mban ti për shkatërrimin urban të Tiranës edhe atëhere kur zotërote ishe drejtues i policisë ndërtimore? E si mund të besohet ty drejtimi i Tiranës vetëm pse ti na qenke pjekur në moshën 40 vjeç dhe e paske kuptuar se qeverisja e PD paska qenë e gabuar. Jo s’mund të harrojmë dhe të gabojmë duke të zgjedhur ty si kryemenaxher i Tiranës.
Gjergj Bojaxhiu eshte njeriu punetor dhe i ndershem.
Gjithashtu Manaxher shume i mire.
Kuptohet qe nuk fiton dot, por vlerat si njeri i ka te shkelqyera.
Gjergji eshte njeriu qe na perfaqeson te gjithe ne qe duam tiranen. Sa i perket qertimeve me siper ai qendroi jo me shume se 1 vit ne policine ndertimore (Rama 12 vjet kryebashkiak). Si mendoni ka me teper faj rama apo gjergji…
Keshi ne kohen e PD ka funksionuar keq, edhe me keq kishte funksionuar ne kohen e PS (Nano). Kur erdhi PD te pakten kishim drita, vjedhja etj ishin zgjedhje politike te PD…Kam votuar Ramen por kesaj rradhe do votoj per Tiranen …mendoj se Bojaxhi eshte djale tirane…
Po pse nuk e dime ne se opnionistet zgjidhen nga partia. Problemi i emisioneve te tilla eshte qe jane propagande dhe debat partish. Sigurist njerezit qe i shohin influencohen nga ato te ashtuquajtur opinioniste por ka tiranas qe jane pertej nivelit te ulet te opinion apo opinionizmit ne shqiperi.
po thuje te verteten qe te pelqente ti mbushje thesat me euro se leket nuk i njifni ju,po zaden kush e ka provuar njeher i pelqen gjithmon pastaj ,o si ai muhabeti qe mos e gric se fillon e bie ere pastaj,dhe ky na doli nje engjell si berisha .
TANI BJERI DEFIT OR MIK.