Ditën e djeshme është raportuar se Policia Rrugore ka marrë me karroatrec makinat e dy zyrtarëve të lartë. Bëhet fjalë për makinën e deputetit Besnik Bare dhe prokurorit të Krimeve të Rënda, Anton Martini (prokurori i çështjes së Arben Frrokut) pas denoncimeve të disa familjarëve se makinat e funksionarëve të mësipërm u kishin zënë rrugën e kalimit.
Gjithashtu, u tha se, makinat e marra me karroatrec nuk kanë bërë as Kontrollin Teknik. Në këtë mënyrë, për të marrë makinën mbrapsht, prokurori dhe deputeti do të duhet të paguajnë edhe një gjobë. Marrja e makinës me karroatrec nuk përbën lajm, as këtu dhe as në ndonjë vend tjetër të botës. Por, marrja e makinës së një deputeti dhe prokurori duket se ende përbën lajm në këtë vend, të pamësuar me zbatimin e ligjit.
Megjithatë, duhet përgëzuar puna e policisë që u rrek të na tregonte se ligji është i zbatueshëm për të gjithë. Por, nuk përfundon me
kaq, Bare reagon dhe sqaron pozicionin e tij në këtë situatë. Përmes një mesazhi drejtuar mediave, ai tërheq vëmendjen dhe thotë se në
Tiranë nuk lëviz me makinë. “Nuk ka as edhe një element të vërtetë që është marrë makina dhe apo kam gjobë për shkelje të rregullave
të qarkullimit e ca më pak të kem pa likuiduar detyrimet e kontrollit të mjetit e taksa të tjera që lidhen më të. Përgjithësisht, në Tiranë, lëviz
në këmbë ose me mjetet e transportit publik” – informon Bare. Në këtë pikë, komentuesit kanë vetëm një dyshim të vogël: I hipën vërtet
Besniku urbanit të Unazës?

Dhe ne qofte se nuk ka udhetuar me mjete publike, tani do te udhetoje.
Mendimi im eshte : Thyerja e ligjeve nga ligj-bersit duhet gjobitur 10 fish me shume se nje qytetare i thjeshte.
Ne kete rast transport publik konsiderohet taksia dhe jo autobuzi i Unazes.
Une kam 22vjet qe jam larguar nga Tirana ime e dashur, e kam bredhur ate kryq e terthor me kembe e biciklete dhe kur kthehem ne vere dal ne kembe padi Tirana aq eshte i delet dhe me kembe.E perdor makinen vetem kur dal jashte Tirane.Duhet te behet propagande qe njerzit te ecin ne kembe ose te pengohet qarkullimi i makinave ne zonavte ndryshme te tiranes ose me pagese per cdo kalim tranzit.Shume vende te botes keshtu e kane zgjidhur pse shqiperia jo.
Jo Ermal, Transport publik do te thote autobuza, te pakten ne Tirane, se ne shtetet e tjera perendimore jane edhe metrote e tramet. Dhe besoj se zoti Baraj e ka fjalen pikerisht per autobuzat,Une e kam pare edhe vete, madje edhe ne linjen e unazes.