FSHF / Risia më e fundit në Internet, nis transmetimin e ndeshjeve

Dita

Ashtu sikurse dhe UEFA, edhe Federata Shqiptare e Futbollit tashmë ka nisur dhënien e ndeshjeve në kohë reale në faqen e saj të internetit.

E ka bërë këtë në ndeshjet e kampionatit të Kategorisë Superiore, por një gjë të tillë e ka bërë të mërkurën edhe me ndeshjet e raundit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Sipas drejtoreshës së marrëdhënieve me publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi, tashmë ka dhe një link, http.//fshf.org/live/.

Ky seksion do të japë direkt rezultatet e ndeshjeve të Kategorisë Superiore, por dhe ato të Kategorisë së Parë, të Dytë, të rinj, para të rinj, futboll femra, futboll salle e deri tek fëmijët, raporton AlbanianSport.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *