Shakohoxha në kishën ku u nis droni

Dita

Situata e pazakontë që u krijua në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Dy ditë më parë ishte një vendim i UEFAs që i dha të drejtë Rusisë për një rast të ngjashëm, ndërsa reagoi edhe FSHF duke e
cilësuar Organizatën Evropian të e Futbollit si organ që merr vendime me dy standarde.

Por kjo ndeshje do të kujtohet edhe për faktin se gazetari Kastriot Myftaraj paditi ballistin Ismail Morina si agjent serb. Në këtë vazhdë
edhe gazetari Dritan Shakohoxha ka vizituar kishën nga u lëshua droni me flamurin e Shqipërisë së Madhe. Komentatori, bashkë me
kolegun e tij, Alban Xhihani, kanë postuar një fotografi duke bërë shqiponjën me duar.

Sipas fotografisë, besohet se ajo është realizuar afër kishës nga e cila fluturoi droni me banderolën që provokoi një situatë të pazakontë. “177 ditë nga nata kur flamuri më i bukur në botë krenoi gjithë shqiptarët”, shkruan Shako.

kishaa

Share This Article
10 Comments
  • Me vjen keq por Ai nuk ishte Flamur Kombetar. Ajo qe nje paçavure qe ngateroje federatat, publikun dhe UEFA. Mesoni mire kush eshte flamuri kombetare , dhe ate Flamur te kishit ngritur ne Beograd.

  • More Aleks ziu po askush nuk e quajti ate flamurin tone kombetar! Ai qe flutuoi me dronin mbi stadiumin e Beogradit ate dite ishte nje banderole me simbolet e kombinuara te kombit tone.Atje nuk u lejuan te hyjne tifozat shqiptare dhe aq me pak flamujt tone kombetare.Edhe himni yne kombetar u “mbyt”nga ulurimat kafsherore te gjithe atij publiku te terbuar serb e me flamuret serbe te valavitur me karshillek dhe racizem te madh!Ajo banderole me simbolet e shenjta kombetare shqiptare ishte nje pergjigje e mencur(pavaresisht se behej fjale per nje ndeshje fubolli e jo nje histeri politike me urrejtje mes kombesh,sic eshte bere zakon ne stadiumet futbollistike) ndaj nje akti aq te paprecedent te nje publiku aq amiqesor qe hidhet si i terbuar ne sulm kunder lojtareve te ekipit tone perfaqesues,ne vend qe te linin ekipin e tyre te sulmonte e te shenonte,por qe ne fakt e zevendesuan ekipin e tyre i cili per nje gysme loje ishte mposhtur nga ekipi simpatik e i rrezikshem shqiptar!
    Per mua s’ka rendesi ne se ishte flamur apo banderole dhe kush ishte “piloti” shqiptar qe e telekomandoi ate mbi ate fushe(qe nisi t’i ngjante betejes historike te Fushe Kosoves!).Efekti ishte pozitiv per gjithe ne shqiptaret kudo ku jetojme,per vete shovinistet e racistet serbe,por edhe per UEFA-n qe ne trajtimin e ngjarjeve e incidenteve skandaloze ne fusha futbollistike vazhdon te perdore politiken e saj te mbrapshte e percarse te “standartit te dyfishte” dhe vendimeve te padrejta ne mbrojtje te ekipeve “te medha” apo nga shtete te medha.Kete e pame me vendimin arbitrar per te mos i njohur Shqiperise te drejten e ligjshme te 3 pikeve pas nje skandali sportiv e nderkombetar ne Beograd dhe aq me shume,pas atij vendimi arbitrar anti-shqiptar,del ne mbrojtje te Rusise se madhe dhe merr vendim ne favor te saj per skandalin e fundit ne Mal te Zi,i cili,per nga permasat dhe vepriet,ishte me i vogel se ai ne stadiumin serb te Beogradit.

  • Afer kishes nga fluturoi droni me flamurin?????

    “Gazetari” Shakohoxha,, pasi analizoi te gjitha provat ne terren dhe doli ne konkluzionin e pakonstetueshem se gjithcka kishte ndodhur, pikerisht dhe vetem nga godina e kesaj kishe,,,,u ul kembekryq dhe pasi drodhi nje cigare me duhan te forte, nga ato qe pshurret nga fshataret hileqare, per tu dukur edhe me “cilesor” sec eshte,,,,shoshiti mire mendimet dhe nen ndjesine e atij qe kerkon te beje dicka per kombin, dicka mbreselenese si ai “akti i Ismail Morinajt”,,,,,,doli para kamerave dhe fluturimthi beri shqiponjen dykrenare.
    Shakohoxha, i vlereson shume perrallat serbe, te lindura ne djepin e UDB. Ne ato perralla, dronet, nisen gjithmone nga kishat,,,,edhe pse askush nuk e pa,,,pervec atyre serbeve te sherbimit sekret, qe kishin telekomanden ne dore.
    Shqiptaret, nuk kane me institucione shteterore te specializuara, per te shoshitur faktet dhe qartesuar mjegullen e “akteve patriotike si ai i Morinajt ballistit”. Ne mungese te tyre,,,,,,jane Shakohoxhet dhe Shakopriftet, qe na lumturojne me gafa fshataresh dhe fotografi personale para kishave serbe.

  • boll me keto mbrockulla mor burre .ne sna njef kush mor zotni shakohoxha .skemi nje personalitet sot ne bote (pervec kadarese) qe te kete bere dicka qe te thone se jaaa cfare bejne shqiptaret .ah se harrova me shume na njohin nga bleona qerreti se po te jete per ate ballistin sa e shpifur do e kishim fituar ate ndeshje na tani asgje.po qe kam qene ne tirane ate nate grumbuj te rinje te pa vrare nga puna ulerinin per ngjarjen a thua se kishim fituar kupen e botes .sa pa takt.

  • Shako llafazani dhe i pa mend, do ta kuptoje pak me vonese, te verteten e provokimit te shkjave

    ooo shako… zerin ta degjofsha por me sy mos te pafsha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *