Minxhozi: Askush nuk pengon Kosovën dhe Shqipërinë për një bashkim në çadrën e BE

Dita

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka deklaruar se askush nuk pengon Kosovën dhe Shqipërinë për një bashkim në çadrën e Bashkimit Evropian. Kurse, a frikësohet apo a reagon Serbia, s’ka problem.

Ndërsa sa i përket deklaratave të përfaqësuesve serb, Minxhozi në një intervistë për KosovaPress ka thënë se pak problem ka, pasi Serbia bënë politikën e vet dhe Shqipëria të vetën.

Ai ka shtuar se jemivende të një rajoni dhe kjo nuk na ndalon aspak që ne të bashkëpunojmë me Kosovën në fusha të ndryshme.

Ai po ashtu ka thënë se Kosovës duhet t’i jepen të drejtat që i janë mohuar në lëvizjen e lirë. Se a frikësohet Serbia,a reagon Serbia pak problem ka.

Mixhozi po ashtu ka thënë se tani po shikohet mundësia për marrjen e fondeve të përbashkëta rajonale, raporton Kosovapress.

Ai ka shtuar se Shqipëria po lobon për njohjen e Kosovës.

Po ashtu , Minxhozi ka thënë se po bëjnë ç‘është e mundur për të ndihmuar ose për të ndikuar në faktorizimin e Kosovës në të gjitha proceset që janë dhe jo për ndonjë gjë por që Kosova e meriton sepse duhet të ketë të drejtat e plota të patjetërsueshme si një shtet i lirë i pavarur dhe sovran.

Share This Article
4 Comments
  • Bravo zoti Minxhoz, respekte per mendimet e qarta dhe mbeshtetese per nje qendrim te drejte dhe pa komplekse ne lidhje me raportet shqiperi – kosove. Historia eshte ajo qe eshte dhe mos harojme qe sidoqofte historine e bejne njerzit.

  • O Qemal,
    shtepine ne Danimarke e shite mo?
    Po ngrihen cmimet ne Danimarke, duro dhe nja 1 vit se arrijne ne nivelin e 2008.
    Te besh ndonje pare me teper, se gjynah, ndoshta s´te del rroga.

  • Ai atje duhej te quhej minisala,sepse folka me gjuhen e “babes”.Akuzo qe te mos merret vesh se cfare diskutohet.Ore mik,flitet per ceshtje kombetare e ashtu si “baba “yt nuk ara i keni qejf,se ju prishin me serbine e greqine.Mos bre dilni kaq hapur,se do ju mallkojne edhe femijet tuaj neser!

  • Po ky Qemal Tahir Minxhozi mo qe asht nje idjot dhe s’ban per kryetar komune c’kerkon ambasador ky mo apo keshtu i do Rama idjota e lapanjoze sic asht vet, ky asht tipik nje malok idjot matjan i trashe qe ban sikur di ndonje gja……….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *