Regjistrohet dosja ndaj Bashës,  zbulohet dokumenti i “21 Janarit” 

Dita

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar dosjen me kallëzimin penal të depozituar nga Shërbimi i Ankesave dhe Çështjeve të Brendshme në Ministrinë e Brendshme, në ngarkim të ish-ministrit Lulzim Basha, aktualisht kryebashkiak i Tiranës dhe kryetar i PD-së. Burime zyrtare nga organi i akuzës konfirmuan se dosja u dërgua vetëm ditën e djeshme, pavarësisht se ministri e deklaroi gjatë ditës së enjte në Parlament. Pas regjistrimit në Sekretari dosja është kaluar për shqyrtim tek zyra e kreut të institucionit Petrit Fusha, i cili më pas do vendosë prokurorin që do shqyrtojë materialin në fjalë. Për shkak se Basha nuk është me mandat deputeti dhe nuk ka imunitet, kjo dosje mund të hetohet edhe nga ana e Prokurorisë së Tiranës. Basha akuzohet për “shpërdorim të detyrës”, në lidhje me urdhrin e lëshuar pasditen e 21 janarit, ku kërkon ngritjen nga Garda të një helikopteri me lëndë helmuese. Por më pas në librin e shërbimit të Gardës ky urdhër është korrigjuar, duke u bërë thjeshtë një lëndë lotuese që përdoret në çdo lloj proteste. Gjithashtu MB e akuzon Bashën se ka dhënë edhe urdhër për t’u qëlluar ndaj protestuesve, duke bërë korrigjime në libër, por fraza e regjistruar fillimisht dhe e pretenduar si e ndryshuar nuk lë dyshime të mëdha për një urdhër direkt. Urdhri për të qëlluar protestuesit është dhënë në orën 14:54 kurse për lëndët helmuese në orën 16:28 të 21 janarit, kur protesta po mbaronte. 

 

Procedurat e hetimit  

Sipas Kodit të Procedurës Penale, pasi dosja regjistrohet, shqyrtohet për një kohë të caktuar për të vlerësuar nëse ka përmbajtje që mund të hetohet. Nëse vendoset hetim, atëherë caktohet prokurori apo prokurorët. Në këtë rast nuk ka nevojë për autorizim të Prokurorit të Përgjithshëm, sepse nuk bëhet fjalë për një zyrtar me imunitet, sepse Basha nuk është deputet. Pasi njoftohet nisja e hetimeve, thirren në cilësinë e personit që kanë dijeni të gjitha palët në çështje, përfaqësues të Gardës që kanë kryer shërbimin ditën e 21 janarit, që kanë kryer veprimet në libër dhe ish-drejtuesit e Gardës, për të dhënë shpjegime. Po kështu thirret edhe personi i denoncuar, Lulzim Basha, për dijeninë që ka. Dërgohet për ekspertim daktilografik dhe kaligrafik dokumenti që shihet edhe në foto, ku pretendohet se janë ndryshuar disa fjalë, si nga homogjene, në lakrimogjene dhe çështja e reagimit me armë. Nëse vërtetohet se ka ndërhyrje në regjistër dhe për rrjedhojë falsifikim, atëherë njoftohet ngritja e një akuze apo marrja nën hetim e personave përgjegjës në çështje. Në të kundërt, brenda tre muajve, prokuroria mund të pushojë hetimet për mungesë provash. 

 

 

Urdhri i parë 

Urdhri fillestar i orës 16:28, më 21 janar ishte: “Komunikoni me gjeneralin dhe të ngrihet helikopteri të hedhë lëndë lakrimogjene mbi protestuesit te Piramida”. Por dyshohet se ajo është falsifikuar më pas, pasi ka qenë “lëndë homogjene” dhe është bërë më vonë “lakrimogjene”  

 

 

Urdhri i dytë    

Urdhri i dytë shkruan: Urdhërdhënësi, gjenerali, ora 14:54 urdhri: “Asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin kundër demonstruesve”. Edhe në këtë dokument duket se ka korrigjim në këtë frazë, pasi ka fjalë të mbivendosura në shënim. Dyshohet se para korrigjimit kjo frazë ka qenë, “asnjë lloj zjarri pa dhënë urdhër. 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *