Kukës, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar

redaktor

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar mëngjesin e së sotëm nga policia në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, në Kukës.

Burime policore bëjnë me dije se u vu në pranga 48-vjeçari nga Peja e Kosovës, Ferid Toska, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për “vjedhje me dhunë” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Gjithashtu, po në këtë pikë të kalimit kufitar u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Skënder Driza. Sipas policisë, ndaj 45-vjeçarit nga Shijaku një gjykatë italiane ka lëshuar urdhrin e arrestit dhe e ka dënuar atë me 20 vjet burg për “shfrytëzim prostitucioni” dhe “bashkëpunim në organizatë kriminale”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *