Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Nuk kemi asgjë në vijë po nuk u tërhoq nga politika i gjallë apo i vdekur ky mallkim që na ka zënë të gjithëve, strumbullari Berisha. Mbrojta e tij nuk është Gjykata e as Presidenti, por një fuqi matanë detit, si pjesë e projekti që po vidhet Shqipëria duke u zvarritur nëpër dyert e Europës plak…
Gjithsesi dëmet që ka bërë nuk i ka bëre vetëm, Gërdeci super vjedhje, kontrata e detit super tradhti. I dimë këto, po kush e mbron?! Kuptimi vjen nga Perandoria matanë Oqeanit, nuk është i zgjuar e as budalla, por një manipulator që diku ka ngecur edhe sekretet e tij i ka një dorë e fortë, që ka tmerruar duke shkatërruar Shqipërinë. 21 janari është një krim shtetëror që mu në mes të botës oqeanikët e bënë burrë shteti, duke vrarë shqiptarët e tij. Mos vallë është i fuqishëm dhe nuk e ul dot njeri në tokë? Unë do të dëshiroja të mbyllej kapitulli Berisha edhe të vazhdojmë një kapitull të ri.
