Gjatë një operacioni për të shuar flakët në një banesë që po digjej, është plagosur në krye të detyrës kreu i grupit zjarrfikës në qytetin e Shkodrës.
Triumf Lekici ka mbetur i plagosur, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Mësohet se Lekicit i është dhënë menjëherë ndihma e parë dhe tashëm ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
