PD zyrtarizon kandidatë të tjerë

Dita

Kryetari i PD Lulzim Basha ka zyrtarizuar sot edhe katër kandidate te tjerë per zgjedhjet lokale te qershorit, duke e çuar ne 9 numrin e bashkive, qe tashme kane kandidatin e se djathtës.

Mësohet se Luan Mustafaj do te kandidoje per Bashkinë e Patosit, ndërkohe qe Bujar Hoxha ne Uren Vajgurore. Ne Malësinë e Madhe PD do kandidoje Anton Koken dhe ne Bashkinë e Vaut te Dejes, Zef Hila.

Te vetmet bashki te mëdha per te cilet Partia Demokratike ka caktuar kandidatet deri tani jane Elbasani e Gjirokastra, ndërkohe qe ende partia me e madhe e opozitës nuk ka nënshkruar marrëveshje me asnjë prej aleateve te saj per këtë beteje elektorale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *