Burime nga ky institucion bëjnë të ditur për DITA-n se iniciativa e re për kasat fiskale që pritet të marrë formë ligjore së shpejti në Këshillin e Ministrave, ka ndeshur në kundërshtime, pasi në Ministri i druhen faktit se vendimi i Berishës do të cojë në shkatërrimin e sistemit fiskal të kasave.
Vendimet elektorale të kryeministrit Berisha për bizneset me shpresën e votave në 23 qershor, nuk kanë të ndaluar. I fundit premtim i tij ishte ai i para dy ditëve për detyrimin ligjor të kontrollit të ksave fiskale, jo më një herë në vit por një herë në dy vjet. Ky premtim duhej të kishte shkaktuar reagimin negativ të drejtuesve të Ministrisë së Financave.
Në fakt, burime nga ky institucion bëjnë të ditur për DITA-n se kjo iniciativë e re që pritet të marrë formë ligjore së shpejti në Këshillin e Ministrave, ka ndeshur në kundërshtime, pasi në Ministri i druhen faktit se vendimi i Berishës do të cojë në shkatërrimin e sistemit fiskal të kasave. Në argumentet e drejtuesve të Ministrisë, biznesi do të jetë i prirur të mos e përdorë fare kasën fiskale duke çuar në dështimin e këtij sektori.
Kjo dhe për faktin se biznesi nuk deshi para tre vjetësh ti vërë në përdorim kasat fiskale dhe detyrimi i vënies së tyre erdhi nëpërmjet një zhurme kundërshtimi dhe dhunës ligjore. Fakti që kryeministri premton në prag zgjedhjesh një masë lehtësuese tjetër për ta, qoftë në kontroll, por dhë në tarifë do e cojë këtë proces drejt dështimit të plotë.
Referuar vendimit që pritet të miratohet, detyrimi ligjor i kontrollit të kasave fiskale tashmë nuk do të kryhet më 1 herë në vit, por 1 herë në 2 vite. Vendosja e kasave fiskale për bizneset nisi të aplikohet në vitin 2010 dhe mes debateve të forta publike lidhur me koston, qeveria vendosi të marrë përsipër rimbursimin e tyre. Pavarësisht rimbursimit 100 për qind nga qeveria, bizneset ishin të detyruara që të paguanin rreth 10 mijë leke për kontrollin periodik të tyre çdo 6 muaj.
Në muajin shtator të vitit të kaluar, qeveria shqiptare vendosi të ulë numrin e kontrolleve periodike, duke përcaktuar përmes një vendimi detyrimin që kontrollet të zhvilloheshin 1 herë në vit. Paralelisht me ndryshimin e detyrimit për kontrollin periodik, vendimi parashikonte edhe uljen e kostos së këtij kontrolli nga 9 mijë lekë në 4 mijë lekë. Me vendimin e ri, sipas kryeministrit, bizneset do të paguajnë gjysmën e çmimit të tanishëm, pra 2 mijë lekë për çdo dy vite që duhet të ushtrohet kontrolli i kasave fiskale. Në vendet e rajonit dhe Itali, kontrolli periodik kushton mesatarisht 80 euro dhe kryhet cdo vit.