Gjirokastra dhe sorollatjet në spitale

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

E nderuara Dita! Para pak ditësh, disa pacientë u drejtuan për në spitalin e Gjirokastrës për vizitë mjekësore. Mbas vizitës, mjeku u rekomandon të bëjnë grafi dhe disa analiza gjaku. Kur u paraqitën te dhoma e grafisë, personi me bluzë të bardhë u thotë se nuk ka filma. Ka vetëm për urgjencën. Shkoni te privati!

Shkuan edhe tek privati. Ai i dërgon përsëri te shtetërori. Që të mos zgjatem, mbasi u sorollatën, si përfundim paguan 500 lekë të reja për një film. Kjo gjendje qe dhe te analizat e gjakut. Duhet të paguaje 500 lekë të reja, që t’i merrje brenda ditës, përndryshe vonoheshin 3-4 ditë. Nga këta pacientë kish dhe të siguruar. Nga kjo bisedë që bëra me këta të sëmurë kuptohet qartë, se si është kuptuar rilindja e shëndetësisë në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Prandaj Ministria e Shëndetësisë dhe organet kompetente të mos i lejojnë këto fenomene tepër negative, që ulin imazhin e Qeverisë së Rilindjes dhe vetë Ministrisë së Shëndetësisë. Me respekt, K.N.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *