Gjirokastra do të marrë më shumë vëmendje dhe më shumë financime sesa në 20 vite të shkuara, të mbledhura së bashku”, ka deklaruar Rama para disa kohësh, kur ka përuruar fillimin e punimeve të shëtitores në Parkun e Viroit prej 3 kilometra në hyrje të qytetit të Gjirokastrës deri përreth Liqenit. Me këtë investim synohet të rivitalizohet Parku si destinacion turistik, por edhe të kthehet në një hapësirë me funksionalitet social për qytetarët e Gjirokastrës.
Liqeni i Viroit, “Monument Natyre” që prej vitit 1982, gjendet tre kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Një oaz i mikroklimës me ndikim të drejtpërdrejt në përmirësimin e parametrave klimatike të qytetit. Një liqen artificial me sipërfaqe ujore prej 17.5 ha, që ushqehet me ujë nga burimet. Mendohet se uji i Viroit vjen nga shpella me natyrë karstike e Skotinisë, që ndodhet në fshatin Vanistër, në jug të Gjirokastrës. Kodrat përreth, të mbështetura mbi shpatullat e Malit të Gjerë, i japin kësaj zone hijeshi dhe peizazhe të papërsëritshme, me vlera ekonomike e rekreative. Kodrat përreth Viroit janë pyllëzuar në vitet 1972-1975 me lloje halorë dhe pylli është trajtuar si Pyll – Park deri në vitet ’90; në saje të disa investimeve modeste ai mori vlera të veçanta si mjedisi me i përshtatshëm i qytetit për çlodhje e argëtim. Mbas vitit 1991, shkatërrimi i pyllit dhe ekosistemeve nga veprimtari të pakontrolluara, ka sjellë mosfunksionim dhe përdorim normal të këtij mjedisi jetëdhënës për qytetin. Dëmtime ka pasur kurora e gjelbër, nga prerjet e drurëve dhe zjarret e herëpashershme. Sot sipërfaqja rreth liqenit është tërësisht e zhveshur. Baseni, dikur i lundrueshëm me varka, i përshtatshëm për not dhe peshkim, sot është mbuluar nga algat, mbeturinat dhe një bimësi ujore e papërdorshme. Mbetjet urbane janë depozituar në pjesën lindor të tij, duke e kthyer diku në fushë depozitimi mbetjesh. Mos thellimi dhe mos pastrimi nga tejmbushja prej vitesh, ujërat e rrëmbyera të Viroit po shkaktojnë shembje dhe degradim të brigjeve e tokave përreth. Shpesh ujërat kanë përmbytur edhe rrugën nacionale.
Krahas projekteve me fondet e qeverisë, edhe shoqata të ndryshme mjedisore kanë projekte konkrete për rivitalizimin e zonës së Viroit. Një ndër to është edhe Shoqata Mjedisore “Çajupi” e krijuar në vitin 2010, me seli në Gjirokastër, cila bashkëpunon me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – INCA. Motoja e saj është: “Bashkëjeto me natyrën”. Ajo ka si qëllim kryesor të kontribuojë me aktivitete konkrete dhe të mbështesë mbrojtjen e mjedisit natyror dhe biodiversitetin në rajonin jugor të vendit, fokusuar në parandalimin e zjarreve në pyje e kullota, si katastrofa ekologjike, të vlerësojë e mbrojë vlerat e larta të natyrës, të rrisë ndërgjegjësimin e publikut, rinisë në veçanti, me studime e programe për mbrojtjen e natyrës, të bashkëpunojë me OJF-të e tjera për mbrojtjen e vlerave të larta të natyrës, që lidhen me basenet ujore të Vjosës, Drinos, Viroit, etj. dhe ato malore në zonën e Jugut.

Ivestime duhen bere edhe ne lidhje me zgjerimin e rruges me dy kalime:Gjirokaster Virua,dhe Virua Ura e Kardhiqit !
Shkrimdaulle për veshët e Edi Ramës dhe të bisnesmenëve gjirokastritë kudo ku janë! Nderime autorit nga një jogjirokastrit!
Shkrimdaulle për veshët e Edi Ramës dhe të bisnesmenëve gjirokastritë kudo ku janë! Nderime autorit nga një jogjirokastrit!
Nderimet kanë shumë vlerë kur vijnë nga një “jogjirokastrit” o pullumb? Respekt!