Partia Demokratike zyrtarizoi sot Darien Xhindolin si kandidat për kryetar bashkie të qytetit të Lushnjes.
Dje selia blu zyrtarizoi edhe kandidatët e 6 bashkive, ndërsa në total deri tani janë zyrtarizuar kandidatët e 17 bashkive.
Por, ndërsa po zyrtarizohen emrat e opozitës për bashkitë e vogla, ende nuk ka një emër për bashkitë e e mëdha, atë të Tiranës, Durrësit, Vlorës, apo Shkodrës e Fierit.
