Ja kush janë të gjithë njerëzit e Zonjës Clinton

redaktor

John Podesta. Ndihmësi i besuar si nga Clinton-ët dhe Barack Obama, është kreu i fushatës. Podesta ka marrëdhënie të ngushta me çiftin Clinton prej vitesh. Ai ka qenë ish shefi i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Clinton dhe më pas formoi Qendrën për Progresin Amerikan, një think tank John Podestaliberale që u kthye në shtëpinë e aleatëve të Clinton, përfshirë Neera Tanden, për një kohë të gjatë njeri i Hillary Clinton dhe presidente e CAP(Qendra për Progresin Amerikan). Podesta gjithashtu ka qenë mjaft i afërt në orbitën e Obamës ku nisi herët ta këshillojë, në vitin 2008 pas fitores ishte kreu i grupit që do të bënte tranzicionin e pushtetit nga Presidenca Bush. Prezenca e tij do të ndihmojë aleatët e vjetër të  Clinton  me njerëzit e rinj të Obama dhe nga të gjithë ai njihet si “i vjetër në dhomën e pushtetit”.

  • Robby MookRobby Mook, një njeri operacional i demokratëve, ka qenë i afërt me Clinton, si dhe ka shërbyer si menaxher i fushëtës së Guvernatorit të Virginias(shtetit pranë kryeqytetit W.D.C)

Terry McAuliffe që fitoi në vitin 2013. Mook, është rreth 30-ave, i njohur si i qetë me sjellje të matur, një antitezë e rebelimit dhe i interesuar në mbledhjen e të dhënave. Ai ka punuar për fushatën e Clinton në vitin 2008, ku e ndihmoi të fitojë në Nevada, Ohio dhe Indiana gjatë primareve brenda Partisë Demokrate, dhe gjithashtu ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i  Komitetit Kongresual Demokrat(grupit parlamentar të PD).

  • Key Speakers At The Milken Institute Global ConferenceJoel Benenson, ka qenë truri i sondazheve për Obamën dhe e ndihmoi atë të zgjedhë mesazhin kundër Hillary në vitin 2008. Ai është pjesë e bordit të zonjës Klinton dhe kryestrategu kryesor i fushatës dhe drejtuesi i sondazheve.
  • John Anzalone and David Binder do të punojnë me Benenson si sondazhistët kryesorë. Anzalone do të përqëndrohet në shtetet që votojnë më herët. Të dy kanë qenë pjesë e orbitës së Obamës.
  • Jim Margolis, Jim MessinaJim Margolis, i cili gjithashtu ka punuar për Obamën, ka qenë gjithashtu dhe këshilltari kryesor për median e Clinton në vitin 2012 kur ishte Sekretare e Shtetit. Ka qenë gjithashtu këshilltar për disa senatorë demokratë përfshirë ish-liderin e pakicës në Senat Harry Reid (D-Nevada.). Tony Carrk, ish themelues i CAP të Podestës do të jetë hartuesi direkt i pyetsorëve. Marlon Marshall, një ndihmës influent i Obamës në Shtëpinë e Bardhë pritet të bëhet drejtori i fushatës nëpër shtete të Clinton dhe motori politik.
  • Jennifer PalmieriJennifer Palmieri, ish-shefja e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, do të ketë të njëjtin rol edhe në fushatën e Clinton. Ajo ka pasur gjithmonë marrëdhënie të ngushta me çiftin Clinton: Ka punuar me Billin në Shtëpinë e Bardhë dhe në CAP.
  • Marc Elias do të jetë avokati kryesor i fushatës. Ai punon në një zyrë avokatie politike Perkins Coie dhe ka qenë këshilluesi ligjor i John Kerry në fushatën presidenciale të vitit 2004.
  • Amanda RenteriaAmanda Renteria, ish-kandidatëve e demokratëve në Kongres në shtetin e Californias dhe shefja e parë e kabinetit latine në Senat. Ajo ka punuar për Senatoren Debbie Stabenow (D-Michigan.) dhe për Clinton pritet të jetë drejtoreshë politike. Ndërkaq, Brynne Craig, që ka qenë drejtori i fushatës së Guvernatorit McAuliffe do të jetë zv.drejtori.
  • dennis_cheng_200_1Dennis Cheng, i cili ka qenë si shef i zyrës zhvillimore të Fondacionit Clinton do të jetë Drejtori i Financave për fushatën e Hillary. Të tjerë lojtarë kyç të Fondacionit do të jenë në staf si për shembull Craig Minassian, shefi i komunikimit në fondacion dhe Qamil Bazbaz, zëdhënësi i ë bijës së Clinton, Chelsea.
  • Mandy Grunwald, një aleat i vjetër i Clinton ka punuar si gjatë fushatës së vitit 2008 por edhe me Bill Clinton në fushatë dhe presidencë. Ai do të jetë këshilltari kryesor për median.

Rrethi i Brendshëm

  • The Gordon Parks Foundation Awards and AuctionHuma Abedin, një nga ndihmëset kryesore të Clinton, është shumë e besueshme në orbitën e çiftit Clinton dhe ka një rol të nivelit të lartë në fushatë.
  • Cheryl Mills ka punuar për çiftin Clinton prej vitesh nga Shtëpia e Bardhë në Fondacion. Ajo ka qenë avokatja kryesore për fushatën e Hillary Clinton në vitin 2008, ndaj dhe në këtë fusatë do të jetë një nga zërat kryesorë.
  • Jake Sullivan, zv.drejtori politik në fushatën e Clinton në 2008 ka qenë një aktor i rëndësishëm në Departamentin e Shtetit. Por ai ka marrë së fundmi një profil të lartë në bisedimet e “nëndheshme” për çështjen e lëndëve bërthamore me Iranin.
  • Nancie Atwell, Bill Clinton, Mohammed bin Rashid Al MaktoumËshtë ende e paqartë çfarë roli do të ketë “Ustai i Madh”, Bill Clinton në fushatën e gruas së tij, por natyrisht ai do të jetë një zë prominent dhe mund të shërbejë si aset i madh për të shoqen, në sjelljen e miqve dhe këshilltarëve të nivelit të lartë.
  • Zëra të tjerë të besuar të Orbitës së Clinton që mund të luajnë role të rëndësishme janë Philippe Reines, ish zëdhënësi i Clinton dhe një nga këshilltarët më besnikë, Neera Tanden nga CAP; Tom Nides, Morgan Stanley, e cila ka qenë zëvendëse e Hillary në Departamentin e Shtetit; Minyon Moore nga Dewey Square Group; dhe shumë të tjerë.

Komunikimi

Kristina Schake, një ndihmëse kryesore e Zonjës së Parë Michelle Obama, do të jetë zv/drejtore për komunikimin.

Brian Fallon pritet të bëhet zëdhënëse kombëtare pasi ka punuar si sekretare për median në Departamentin e Drejtësisë.

Nick Merrill, që ka punuar me Hillary në Departamentin e Shtetit pritet të jetë zëdhënëse udhëtuese. Ajo ka luajtur jë rol të madh për të lehtësuar Clinton të shkruajë librin “Zgjidhje të Vështira”./tesheshi

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *