Basha pret Elhaida Danin në prag të pjesëmarrjes në Eurovizion

redaktor

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka pritur ditën e hënë këngëtaren Elhaida Dani, përfaqësuese e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës.

Sipas njoftimit për shtyp të bashkisë së kryeqytetit, Basha shprehu vlerësimin  më të lartë për talentin e Elhaidës dhe për këngën e saj që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Kryebashkiaku theksoi se shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve do të mbështesin fuqimisht këngëtaren shqiptare në Eurovizion dhe shprehu bindjen se performanca e saj do të vlerësohet dhe do të bëjë krenar çdo shqiptar.

Share This Article
1 Comment
  • Rezultati i bashes do te jete si rezultati BERISHES me XHILAGEN MINUS PIKET QE UDHANE PER BUKURIN E GJOKSIT BASHA te pregatite per humbje se shqiperia eshte e majte me gjithes RAMA se meriton kjo do te sjelle nje diferenc prej 10 der 12 komuna ne vende te 2o rezultai perfundimtare KOLICIONI IMAJTE 36 i djathti 25

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *