Çmimi i madh qëndron në Tiranë, fituesi merr 1,561,050 lekë

redaktor

Krahas biletave për shorteun normal të fundjavës, në treg gjenden edhe biletat speciale kushtuar “1 Majit”, shorti i të cilit do hidhet në datën 3 maj.

Në këtë shorte special luhet për superbingon milionere mbi 30 milionë lekë (të vjetra), makinën “Pezho 107”, çmimet në zarfe nga 20,000 lekë, si dhe shumë dhurata e surpriza të tjera
Durrësi, Vlora, Elbasani, Berati dhe Vlora janë vetëm disa nga qytetet që siguruan shumë prej çmimeve të mëdha në lojën më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Me fatin në krah, si dhe vëmendjen maksimale për të dhënë përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë që stafi i Telebingos ka bërë në shtëpitë e tyre, dhjetëra familje i janë gëzuar shumave të mëdha të fituara mbi 60,000 lekë.

Gentiana në qytetin e Durrësit ishte dhe fatlumja e parë që ka nisur të luajë me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Me përzgjedhjen e bërë në fund të lojës, Gentiana është shpallur fituese e shumës prej 70,000 lekësh. Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurës së radhës. Kësaj here përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka ndalur lojën telefonike në qytetin e Korçës, ku Rajmonda ka tentuar të gjejë se në cilin zarf fshihej makina “Pezho 107”.

Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, Rajmonda ka siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 80,000 lekë, shumë kjo që fshihej në tre zarfet e mbajtura prej saj në zgjedhjen finale. Pas Korrcës, loja telefonike është ndalur më pas në qytetin e Vlorës, ku Vjollca ka vijuar betejën me zarfet, duke u shpallur fituese e 70,000 lekëve. Shqipja në qytetin e Beratit është ndarë më se e lumtur në lojën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, pasi shumës prej 40,000 lekësh i është bashkuar si dhuratë edhe një lap-top, i ofruar nga mbështetësit financiar të programit.

Familja nga Elbasani ishte e përzgjedhura e fundit në lojën telefonike që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej makina. Por, në mungesë të këtij çmimi, kjo familje ka siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 90,000 lekë, të cilës i është bashkuar si dhuratë edhe një tapet i ofruar nga mbështetësit financiarë të programit. Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka kapur vlerën e 1,561,050 lekëve.

Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës qëndron në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja.

Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 12,528 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 160 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 2925 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin4 , të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.

Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.

Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

11150491_1065091733504675_4922306395632578273_n

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *