Të kthejnë paratë e grabitura

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Ato termat “sulm politik” nuk duhet të dëgjohen më në Shqipëri sepse kanë shërbyer si mbështetje për krime, përvetësim pasurie etj. Problemi është aritmetik dhe jo politik. Nuk është vetëm Bode që shprehet kështu. Është e gjithë PD-ja që kur dikush prej tyre zbulohet në zullumet e tij dhe fillon të veprojë ligji dalin me parullën “po na sulmojnë politikisht se duan të dobësojnë opozitën!” etj. Nëse kudo në botë thuhet se “përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë” atëherë t’i nënshtrohen ligjit dhe nëse dalin pa faj, të veprohet po ligjërisht edhe deri në dëmshpërblim moral. Kështu funksionon shteti dhe drejtësia në vende që jo se thonë jemi demokratike, por janë demokratike. Për fat të keq ne hyjmë tek të parët. Gjyqi duhet të shkojë deri në rezultatin final-kthimin e pasurisë së rrëmbyer dhe dënimin e hajdutëve, kushdo qofshin ata, duke mos njohur imunitet, që në këtë rast është si të mbrosh vetë hajdutët. Bode e kushdo tjetër dinë aritmetikë dhe kur nuk u dalin atyre llogaritë tamam, si do na dalin ne të thjeshtëve, të pashkollëve, të papasurve?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *