Jo retorikë, por historia jonë

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

Për Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Po nuk qau fëmija, as nëna nuk i jep të pijë. Kujtesa për t’i çuar punët përpara e Kryeministrit Rama nuk është provokim, as retorikë nacionaliste, as kërcënim për paqen e stabilitetin në rajon. Historia jonë e pastër e vërteton këtë. E kundërta mund të thuhet për Serbinë që po ankohet për t’i mbyllur gojën shqiptarëve. Çdo shqiptar në gjashtë shtete ballkanike dhe kudo nëpër botë mund t’i shkruajë një letër Presidentes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku të kërkojë të drejtën e tij për të jetuar si kombet e tjera të Ballkanit, të mbledhur në një familje të vetme e në një territor, që Serbia t’i kthejë Kosovës dhe Shqipërisë Preshevën, Medvegjën, Bujanovcin dhe Sanxhakun, t’i shkruajë për pasojat shkatërrimtare të këtij copëtimi, pastrimin etnik, mjerimin ekonomik, dhunimin e dinjitetit njerëzor dhe kombëtar dhe vuajtjet pa fund që nuk sosin sot e kësaj dite, t’i shkruajë që zhbërja e një vendimi të padrejtë të Konferencës së Londrës nga një autoritet si ai që e bëri atë do të zgjidhte të gjitha problemet dhe do të shuante ambiciet e pangopësitë e fqinjëve tanë për më tej. Çudi si nuk e kemi bërë deri tani! Këshilli i Sigurimit me ankesën serbe ka rastin ta shikojë çështjen shqiptare dhe të bëjë drejtësi për të siguruar edhe kombin shqiptar ashtu siç bën për të tjerët.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *