Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka shkarkuar rektorin e Universitetit të Durrësit, Mitat Mema.
Shkarkimi është firmosur ditën e premte nga ministrja Nikolla dhe vjen pas denoncimeve të shumta në këtë universitet kundër tij.
Prej kohësh, rektori Mitat Mema ka pasur përplasje publike dhe të hapura me dekanin Elmaz Leci, shqetësim që ka detyruar ministren Nikolla të shkojë personalisht në Durrës për të inspektuar situatën në universitet.
Mema u akuzua nga dekani Leci se e kishte mbajtur peng për dy muaj pas urdhrit të pezullimit të kundërshtuar nga ky i fundit
Pas propozimit për shkarkim, pritet firma e Presidentit të Republikës Bujar Nishani.
