Në zanafillën e vet, objekti i kultit në kalanë e Rozafës në Shkodër thuhet se ka qenë pagan. Megjithatë, metamorfoza e tij në tre etapa historike mbart ndjeshmëri dhe shkakton fërkime mes komuniteteve fetare në Shkodër.
Objekti i rrënuar, i cili ka statusin e Monumentit të Kulturës njihej në fillim si kisha ortodokse e Shën Stefanit. Me ardhjen e venedikasve, u shndërrua në kishë katolike, ndërsa pushtimi osman e tranformoi në xhaminë e sulltan Mehmet Fatihit.
Prej 10 vitesh, çdo 26 dhjetor, famullia e Shën Shtjefnit organizon aty një meshë lutjesh. Komuniteti Mysliman i Shkodrës e quan këtë një provokim.
“Ky objekt ka shërbyer për një periudhë të shkurtër si kishë dhe për dekada si xhami. Prej 10 vitesh, aty bëhet meshë katolike. Ne nuk do ta kishim bërë asnjëherë këtë,” thotë myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari.
Myftiu Sytari thotë për BIRN se për këtë shkak, marrëdhëniet me Kishën Katolike të Shkodrës janë të ftohta dhe kërkon prej saj që të dëshmojë vullnet të mirë në mbylljen e kësaj çështjeje.
Në bashkëjetesën mes komuniteteve fetare, qyteti i Shkodrës zë një vend të veçantë. Qyteti njihet si kryeqendra e katoliçizmit në vend, edhe për shkak se gjatë regjimit komunist, shumë klerikë të Shkodrës u përndoqën dhe persekutuan egër.
Përveç komunitetit katolik, në qytet jetojnë gjithashtu një numër i madh myslimanësh dhe një komunitet më i vogël ortodoks. Shkodra është përpjekur të përçojë vazhdimisht mesazhe harmonie dhe bashkëjetese. Në vitin 1997, drejtuesit e tre komuniteteve fetare dolën në rrugët e qytetit duke artikuluar mesazhe paqeje dhe duke dhënë një shembull unikal për kohën.
Megjithatë, rastet e incidenteve me sfond fetar nuk kanë munguar përgjatë viteve të tranzicionit. Në vitin 1998, është vendosur eksploziv në altarin e kishës ortodokse. Në vitin 2001, në qytet u shpërndanë fletushka kundër islamit nga persona anonimë. Në vitet 2006 dhe 2007, disa kryqe të vendosura në kodrat e Zefjanës dhe Plezhës u hodhën në erë me lëndë plasëse.
Këto incidente nuk morën asnjëherë formën e një konflikti fetar, falë ndërhyrjeve në kohë të drejtuesve të komuniteteve fetare. Megjithatë, konflikti për objektin e kultit në kalanë e Rozafës nuk e ka gjetur ende rrugën e zgjidhjes mes myslimanëve dhe katolikëve të Shkodrës.
Në meshën e 26 dhjetorit 2014 në kalanë e Rozafës, famullitari i Kuklit, Dom Nik Ukgjini ka thënë se “pavarësisht përkatësive fetare, kjo kala duhet të bashkojë të gjithë shqiptarët”.
“Kemi të bëjmë me një kishë, ku njerëzit mblidhen për t’iu lutur Zotit. Kur i lutesh Zotit, duhet të rrezatosh paqe e mirësi, duhet harmonia dhe bashkëpunimi,” ka thënë Dom Nik Ukgjini.
Por ky mesazh është cilësuar i pamjaftueshëm për të treguar vullnet harmonie nga myslimanët.
“Unë gjykoj se ndalimi i katolikëve për të bërë meshë atje do të ishte më i dobishëm,” thotë ai.
Muhamed Sytari ofron si zgjidhje restaurimin e objektit nga shteti dhe tolerancën mes komuniteteve, për të mos gjeneruar konflikte të mëtejshme.
“Unë kam thënë që nëse është problem të shkruhet xhami, atëherë të mbetet në objekt kulti dhe të shënohen mbi të datat kur ka qenë kishë ortodokse, kishë katolike dhe xhami. Ne e kemi një tolerancë të tillë,”thotë Sytari.
Drejtuesit e kishës Katolike të Shkodrës refuzuan të komentojnë këtë kërkesë apo të prononcohen rreth çështjes.
Ndërsa përfaqësuesi i komunitetit ortodoks në Shkodër, At Nikolla Petani jep argumente të tjera për objektin e kultit brenda kalasë së Rozafës. Ai shpjegon se historianët e dinë mirë që në fillim, objekti ka qenë kishë ortodokse.
”Kemi një objekt kulti me histori të ndryshme. Me i nxi gjërat është kollaj, por ne jemi për të shuar mosmarrëveshjet, ndërsa duhet t’ua lëmë historianëve të shprehen për këtë,” thotë At Nikolla Petani.
Ndryshe nga myslimanët, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse nuk sheh ndonjë problem që të tre komunitetet fetare të zhvillojnë rituale në këtë vend, e madje të gjithë bashkë.
“Shpjegimet historike t’ua lëmë në dorë historianëve, ndërsa të gjithë ne, myslimanë e të krishterë të shkojmë tek ky objekt e të bëjmë lutje, në harmoni mes nesh,” thotë At Nikolla Petani.

Leni fjalet e medha. Hiqni mbeturinat e pastroni territor e rrethime shpiash, ku vjen Era knet o dembela stamolli
Te lihet ashtu sic eshte, zoti eshte nje te falen te gjithe ne menyren e tyre.Une jam kundra kishave e xhamive e pro shtepive, me pak kisha e xhamia e me shpia per popullin.Mund te te rrihet dhe pa kish e xhsmi por jo pa shtepi.
eshte mire te ngelet nje kult fetar qe te quhet vend i shenjte i shqiptarizmit ashtu si e ka thene Vaso Pasha.
te jete ashtu si e kane hebrejete. zoti i tyre izraeli.
prandaj kane zhvillim e perparim e i lutet zoti qe eshte nje dhe vetem nje ne gjuhen e tyre hebrej.
po te jene burra kete te bejne .
Është gjëja më e mirë gjetja e gjuhës së përbashkët ndërmjet tre komuniteteve fetare! Sa për mua as ju kam qejf, as ju ndërhyj në punët tuaja! Veç duhet ta dini mendimin tim: në këto 25 vjet të vetmin përparim europian e kini shënuar ju? Megjithëse na kini modernizuar me kisha e xhami pahesap përsëri populli vazhdon të jetë fukara! Tung!
Per hir te se vertetes kjo esht quajtur dikur kalaja e rovanices ne kultin ortodoks dhe e perdorur prej tyre me vone esht ashtu sic e paraqet gazeta ne kultin katolik me pas u pushtua nga osmanet e ajo esht xhami e ndertuar mbi pushtimin e me von mori emertimin ne rozafe dhe vuri perfundimisht kapakun nen te cilen esht fshehur shen stefani!
e
E njejta gje esht bere edhe me kalane e petreles qe esht quajtur me pare vendi i zotit e me beligradin ne berat nga turqit!
Esht e mira qe komunitetet te integrohen atje ku kerkojm te antarsohemi dhe te shohim nga e ardhmja e jo nga e shkuara nuk ka shum rendesi se cfar feje i perkasim por te shtojm me teper dashuri per njeri tjetrin e jo ekstremizmit e nacionalizmit qe do te na conte ne nje kaos e nje favorizim te ekonomive te vendeve te tjera per mosmarveshjet mes vetes tone qe te pretendojm esht kishe apo xhami!
E mira do te ishte qe kjo kala te vije ne identitet ska rendesi e kultit katolik apo ortodoks ne jemi bashke kur esht fjale per krishterimin!
Historikisht keshtjella e Shkodres eshte nje keshtjelle ilire,qe nuk ishin te krishtere dhe as muslimane.kjo keshtjelle ka disa breza rindertimesh(Romake,bizantine,venecjane,turke).Ashtu si ne rastin e pronave,ketu kemi mbivendosje pronash.Pronari i vrtete i asaj keshtjelle,ka qene fisi ilir i labeateve.Aty beri qendresen mbreti Gent,i cili u zu rob ne kete keshtjelle.Ai obbjekt fetar qe sot duket si xhami,nuk eshte cudi te kete ne themelet gjurmet e tempullit pagan.(Ashtu si Partenoni i Akropolit,qe u shnderrua ne kishe ne mesjete)Ketu duhet te nderhyje ministria e kultures,qe te pezulloje te gjitha komun.fetare,qe pretendojne pronesine ne kete tempull dhe ta perdore vetem si objekt kulturor historik.
…Dikur per mbijetese, te paret tane u konvertuan ne fene e pushtuesit,dhe ja arritem te mbijetojme, por jo me koken lart….Sot ai kapitull eshte mbyllur njehere e pergjithmone, pra nuk rrezikojme te zhdukemi…Prandaj duhet marre me sportivitet e kaluara.Ashtu siq hodhem poshte me perbuzje regjimin e kaluar, po ashtu te ndahemi njehere e mire nga mbeturinat e perandorive te vdekura, dhe te vrapojme me optimizem drejt se ardhmes dhe identitetit tone europian…Brezat e ardhshem do lirohen nga makthi i inferioritetit dhe kriza e identitetit ku jane mberthyer,dhe do na falenderojne e do ndihen krenare per historine dhe origjinen e tyre, dhe kombi yne do zere vendin e merituar ndermjet kombeve te qyteteruar te Europes dhe botes…Kjo eshte rruga e vetme drejt mireqenies, paqes e harmonise se popullit tone…
Hoxhes na I paska dale pune edhe me guret e kalase.se cfare I prish pune hoxhes pse luten besimtare te nje feje tjeter nga ajo e hoxhes se kuptoj.meqenese hoxha do te dije se kush ka te drejte,po I them se te gjithe kane te drejte te luten dhe asnje nuk ka te drejte te pengoje te tjeret