Ideja e bashkimit kombëtar është ide e krijuar pas pushtimit të më tepër se gjysmës së trojeve shqiptare prej fqinjve ballkanikë në vitin 1912. Ideja e bashkimit kombëtar nuk është ide e shtetit amë dhe e pakicave që kanë mbetur jashtë kufijve të tij, por ide e popullit të ndarë. Kjo i bën të natyrshme dhe të ligjshme përpjekjet për sendërtimin e kësaj ideje . Ideja e bashkimit kombëtar është ide e madhe që më tepër se çdo ide tjetër e ka lëvizur historinë shqiptare.
E krijuar prej intelektualëve të mëdhenj kombëtarë , ideja e bashkimit kombëtar për shkak të trysnive prej Fuqive të Mëdha dhe institucioneve ndërkombëtare gjatë 100 vjetëve është përkrahur rrallë, vetëm prej ndonjërit nga politikanët më qartpamës shqiptarë. Deklarata e Edi Ramës se “Shqiptarët po ecin drejt bashkimit kombëtar”, kurse “Shqipëria e Kosova kanë dy alternativa : ose të bashkohen në familjen evropiane ose të bashkohen në mënyrë klasike”, megjithë ngjyresat diplomatike, është deklarata më larghedhëse dhe vizionare mbi bashkimin kombëtar e një politikani dhe shtetari shqiptar në kohën tonë.
Ndaj kësaj deklarate historike u reagua siç dhe mund të hamendësohej: U reagua mirëkuptueshëm prej intelektualëve tanë të orientimit kombëtar. U reagua matur prej Bashkimit Evropian. U reagua refuzueshëm prej disa intelektualëve tanë të orientimit mondialist e neoliberalist. Dhe, u reagua gati kërcënueshëm, me gjuhën e të kaluarës së pandryshuar ndaj shqiptarëve, prej Qeverisë së Serbisë. Ata që reaguan refuzueshëm dhe ata që reaguan gati kërcënueshëm ndaj deklaratës së Edi Ramës treguan se s’deshën të dinë: e para, se shqiptarët janë popull dhunshën i ndarë, prandaj përpjekjet e tyre për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë janë të natyrshme e të ligjshme. Bashkimi i dy Gjermanive është njëri prej më shumë shembujve të bashkimit të popujve të ndarë.
Dhe, e dyta, në kohën e integrimeve evropiane dhe planetare mospajtimi me bashkimin e një populli të ndarë është mospajtim me proceset demokratike moderne. Mund të besohet se reagimi i sipërthënë i Serbisë më tepër se prej vetë deklaratës së Edi Ramës është i nxitur prej njëmendësisë, që do të sjellin integrimet gjithëshqiptare ekonomike, arsimore, shëndetësore, shkencore, kulturore, sportive, e të tjera, të paralajmëruara në mbledhjen e dy qeverive tona më 23 mars në Tiranë.
Është me rëndësi të madhe që ky integrim gjithëkombëtar të sëndërtohet duke iu shmangur neoliberalizimit ekonomik që sjell fryte vetëm për klasën politike dhe oligarkinë, në njërën anë, dhe duke ndërtuar ekonominë atdhetare, që e ka parasysh jetën e të gjitha shtresave kombëtare, në anën tjetër. Një ekonomi e tillë, atdhetare, bëhet premtim se bashkimi kombëtar, bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës, e rrit cilësisht, e pasuron gjithanshëm jetën e popullit shqiptar.
Uroj që ata të cilëve iu ka takuar fati të marrin pjesë si politikanë dhe shtetarë në procesin e integrimeve gjithëkombëtare, si parathënie institucionale e shpirtërore në bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, të mos harrojnë se, siç e thonë ekonomistët e sotëm humanistë, neoliberalizmi është i papërgjegjshëm në pikëpamje shoqërore dhe i pandjesi në pikëpamje morale. Idetë janë ato që e lëvizin botën, por, siç e ka thënë njëri prej nismëtarëve të Bashkimit Evropian, institucionet i bëjnë njëmendësi të sendërtuar ato ide. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen dhe do të bashkohen në mënyrë klasike qoftë jashtë Bashkimit Evropian qoftë në Bashkimin Evropian.
*Editorial i shkruar për emisionin “Shqip”

Bashkim me vepra, nder to dhe zgjedhja e Qoses president i gjithe shqiptareve
@@@@ Profesori i së vërtetës shqiptare quhet Rexhep Qosja! E ka thënë shumë bukur “ideja e bashkimit kombëtar nuk është e askujt tjetër por e popullit shqiptar të ndarë dhunshëm”. Po e popullit shqiptar është! Mirpo këta politikanët tanë kanë një të keqe,-edhe kur deklarojnë e mediatizojnë një ide të popullit, pak po t’i trëmbë Europa për deklarime “nacionaliste” tërhiqen dhe fillojnë dredhat “e kemi thënë kështu apo ashtu,në këtë apo atë kontekst, e tërci e vërci”! Kjo nuk ndodh me fqinjët tanë nacionalistë të egër, i hedhin idetë madje me ashpërsi dhe nuk bëjnë pirueta justifikimi? Duhet t’ju qëndrojmë fort ideve të popullit tonë për bashkim! Këtë thotë apo nënkupton qartë mëndjendrituri Rexhep Qosja! Nderime!
Po pwer shqiptaree qe banojne ne Maqedoni pse nuk ndiheni more faqe zinj.
sepse more ajnel.
e para jane ne nje shtet qe quhet maqedoni e ne nuk jemi zjarvenes.
e dyte ata shqiptare qe jane aty eshte mire te organizohen e ata intelektuale ti lene mosmarveshjet e te jene vetem nje parti se vetem ne kete menyre i bejne nder vetes se nuk jane ne kosove apo shqiperi aty te jene grup qe ti kundervihen maqedonasve per te mbrojtur veten
e treta te luftojne islamizmin e cmendur qe eshte perhapur sepse po helmon trurin me luftetaret idiote qe vene ne siri.
e te kujtojne me respekt Arber Xhaferin. e te krijojne lidhje te ngushta me ortodoksit shqiptaret e rikes se eperme.
atehere flasim prape.si ti kordinojme punet.
Bravo professor I vure piken, si gjithmone me maturi dhe largpamesi. Ju dhe nje pergjigje te bukur edhe opinionisteve shqiptare qe jane kunder ketij bashkimi.
po ato maskrat serbe pse nuk ngrihet europ bucja dhe ti denoje per shume vite genosid e soaestri etnik te shqiptareve nga trojet e tyre pse moj buc evrop nuk i denove thirrjet e krimineleve serb ne stadium me 14 nentor te vitit te kaluar vritini shqiptaret dhe shoh qe tani jeni te nervozuar me deklaratat e rames ptuhhhhhhhh moj evrop kurvqemoti
Respekt per kete intelektual te ndritur te botes shqiptare, por me duhet te them se teza e bashkimit te Shqiperise me Kosoven per momentin eshte e nxituar dhe e demshme per ne , per Rajonin, per miqte dhe aleatet tane te medhenj, per te ardhmen tone europiane.
Sot, pertej problemeve te mprehta ekonomike qe lidhen me krizen boterore, por edhe me keqmenaxhimin e resurseve tona, bota shqiptare po perjeton nje moment te bukur lirie dhe hapje qe kurre nuk e ka patur me pare as ne enderrat me te bukura.
Qeverrite e te dy vendeve jane duke hedhur hapat e duhur drejt integrimit te ekonomive, arsimit, infrastruktures, duke koregjuar gabimet e renda e me kosto te larta si bllokimi i doganave, i interkonjesionit te Tensionit te arte e tj. Kjo eshte nje rruge e gjate, e veshtire e me kosto qe duhen perballuar siç u veprua me rrugen. Kjo eshte Rruga drejt integrimit rajonal dhe europian.
Sot shqiptaret ne te gjitha shtetet ku jetojne, e duan njeri tjetrin, pertej ndonje injoranti qe nuk do as nenen e baben e vet.
Por eshte fakt qe shqiptaret jane me te varferit e Europes dhe te bashkosh dy shtete te varfera do te thote te krijosh ferkime e pakenaqesi. Dhe dihet qe sejcila pale e gjen fajin te tjetra.
Sa per Gjermanine lindore ata qene 100% gjermane dhe nuk kishte 10% ruse. Ne Ukraine ka pakica ruse, shikoni si po vene punet.
Le te vazhdojme me durim rrugen drejt Europes, aty do shkojme te gjithe bashke. Brezi yne eshte i lumtur qe pa Kosoven te lire, brezat qe vijne do te jene me te mençur e me vizion tjeter, le t’jua leme atyre te vendosin per me tej.
*****.Rexhep Qosja eshte nderi i kombit vazhduesi i rilindasve te mdhenje gjithe jeta e tije ka qene dhe eshte jeta e ndergjegjshme prej nje studjuesi dhe shkrimtari qe nuk njehe as poshim ,as lodhje.Eshte vazhdues i mendimit dhe veprimit te rilindasve .Argumenton ne menyr te shkelqyer kulturen tone kombetare figurat me perfajqesuese te mendimit dhe veprimit paterjotik çlirimtar shqiptar .Me personalitetin e tije te fuqishem R.Çosja sot degjohet me respekt ,politika e sotme nuk munde te kuptohet dhe studjohet pa mendimin e qendrimin e R.Çoses ne interpretimin e fakteve historike te kesaj periudhe aktuale.~~~~~
Sado te ulerijne serbet,
Sado te jene skeptik ata qe e ndane Shqiperine midis fqinjve grabitqare, e ardhmja e bashkimit te shqitareve do te mundesohet , ne se kete e kerkojne vet shqiptaret.
Bashkimin me Atdheun mëmë e kerkojne vet bashkkombesit tane jasht Shqiperise!
Ideja e Shqiptarit te madh dhe mendjendritur Rexhep Qose, meshtetet ne realitetin historik.
Kur Kosova u shpall shtet, shume shtete europiane shtruan me te drejte pyetjen:
A U ZGJIDH KESHTU PROBLEMI SHQIPTAR?…
Dhe pergjigja ishte e qarte se me shpalljen e shtetit te dyte shqiptar, problemi i shqiptareve eshte ende i pazgjidhur!
SHQIPERIA ÈSHTË I VETMI SHTET I EUROPES,
QE RRETH E RROTULL KUFIJVE TE SAJ SHTETEROR,
RRETHOHET NGA BASHKKOMBASIT E VET!…
Bashkimi me Kosoven duhet te behet ne menyre klasike, siç u bashkuan dy Gjermanit!….
Kosova nuk mund ti beje ball ekspansionit serb, la u bashkuar me Atdheun meme!…
Por dhe Shqiptaret e Maqedonise nje dite do ti bashkohen Atdheut.
Shqiptaret duhet te punojne per bashkimin e tyre dhe te mos presin qe bashkimin kombetar tua
zgjidhin te tjeret!…
Kjo eshte ne te mire te Kontinentit te vjeter!
Profesori i së vërtetës shqiptare quhet Rexhep Qosja! E ka thënë shumë bukur “ideja e bashkimit kombëtar nuk është e askujt tjetër por e popullit shqiptar të ndarë dhunshëm”. Po e popullit shqiptar është! Mirpo këta politikanët tanë kanë një të keqe,-edhe kur deklarojnë e mediatizojnë një ide të popullit, pak po t’i trëmbë Europa për deklarime “nacionaliste” tërhiqen dhe fillojnë dredhat “e kemi thënë kështu apo ashtu,në këtë apo atë kontekst, e tërci e vërci”! Kjo nuk ndodh me fqinjët tanë nacionalistë të egër, i hedhin idetë madje me ashpërsi dhe nuk bëjnë pirueta justifikimi? Duhet t’ju qëndrojmë fort ideve të popullit tonë për bashkim! Këtë thotë apo nënkupton qartë mëndjendrituri Rexhep Qosja! Nderime!
Te lumte goja!!! Bashkimi do te ndodh patjeter!
Me ekonominë atdhetare paska gabuar, por nejse.
Ekonomi atdhetare ndoshta behet ne komunizem apo diktature.
Tregu i lire nuk nje patriotizem
Studenti? E bukur kjo që thoni,- “tregu i lirë nuk njeh patriotizëm”! Është mendim Hantingtonian. Hantingtoni thoshte “tregëtia nuk shkon pas flamurit të kombit. Nuk ka patriotizëm në tregëti ” !(libri Ushtaraku dhe Shteti). Nderime!
Ka te drejte i nderuari R.Qosja por nuk mendoj se e kemi luksin te vendosim syzet e parajses dhe te mendojme se nga ky iluzion na mungon vetem bashkimi i dy popujve ne nje te vetem. Nese i heqim syzet qe ofrojne parajsen e rreme do te perballemi me realitetin e skamjes ne te dy pjeset e popullit tone te ndare. Varferi ekstreme tej e tej vatrave tona e krijuar nga nje Korrupsion i pamase qe realisht nuk njeh kufi…! Sot per sot te dy shtetet e shqiptareve i bashkon varferia,korrupsioni mbytes dhe kriminalizimi i te dy qeverive ne seicilen ane te kufirit. Si po duket jemi te bashkuar por ne nje fatkeqesi te madhe qe po robton Shqiptaret njesoj pamvaresisht se ne cilen ane te kufirit ata ndodhen. Fatkeqesia e Shqipes jane pjella e mallkuar e politikaneve te pas viteve 90 qe kryesohen nga sherbetori i Serbise Sali Berisha e deri tek brekdhjeri i fundit ai qe po i vret shpresen Shqiptareve. Edi Rama si frikacak qe eshte po mundohet te fshihet ne skuten e nacionalizmit mbasi e sheh se cdo dite po e shkaterron tesotmen dhe te ardhmen e cdo Shqiptari. Uroj qe ZOTI ti shpetoje Shqiptaret nga kjo e keqe e madhe!!!!
Replike me ajnelin !Ajnel ke te drejte te komentosh si te duash po ate fjalen “faqe zi ” thuaja tet eti dhe sateme se ti je Faqeziu ne kete mes
*****Zogu ! bashkimi dy popujt kosove -shqipri I bashkon gjuha ,rraca,gjaku prej shqptarit ,tradita te njeta ,edukata e njete .(zakonet perbashkta ) histori qendrese luftrash heroike te perbashkta .Po me greket apo serbet perse nuk bashkohemi kurre?…sepse jemi te ndryshem ne gene ,ne tradite ne gjuhe ne histori.Serbet ne qender te Prishtines mbeten Serbe,apo Kosovari apo shqiptari ne mese Beogradit mbeten Shqiptar.
KURSE: korrupsioni si si bashkim ,nepotizmi ,varferia dhe gjendja e rende jane plage te perkohshme ne te dy shtetet shqipri-Kosove ,kjo eshte shqetsuese por nuk eshte vendimtare shkaku qe na bashkon Zogu…….~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~…..
Profesori meriton jo vetem respekt te thelle, por edhe vemendje te madhe nga te gjithe shqiptaret. Vemendje per ato qe thote e na keshillon. Jam i sigurt se pa fjalen e tij do ishim shume me keq se sa jemi.
Nderim te thelle per Rexhep Qosen dhe vepren e tij.
-Rexhep Qosja eshte “monument” kulture ..eshte etalon i paarritshem deri tani,por qe duhet synuar,jo me propagande,… e kunderta gjithmone do te persekutohemi nga injoranca..
Keto jane tema qe nuk te lene te mos shprehesh mendimin .Profesori nuk e trajton si dicka te re per ne shqiptaret.Kjo eshte ceshtja jone dhe askush nuk ka te drejte te japi rekomandime se behet apo nuk behet bashkimi i popullit shqiptare .
Dihet qe ne nuk kemi qene dhe s’jemi pushtues .Kategorikishte nuk ka vend nacjonalizmi. Jemi popull qe kemi jetuar me pushtuesit qysh nga koha e Romakve e deri ne koherat e sotme.Pikerishte kjo e ka demtuar rende kauzen tone .Te mos kerkojme te jetojme ne mevetesi .Te mos themi qe jemi popull i lashte edhe se ata qe sot qendrojne ne krye te njerzimit .Te mos pranohet qe kemi kulturen tone .Identitetin dhe krenarine e rraces me njerzore. Te pranojme bashkjetese me kushte te imponuara .Te jemi inferior se koha na ka lene mbrapa.Se jemi popull “i vogel “dhe sbejme dote pa te tjeret .
Te gjitha keto kane trubulluar mendjen e disa perfaqsuesve te Evropes qe gjoja u digjet shpirti per shqiptaret .Cbeni ,duan te thone komentet e Kukanit e te Eurodeputetve Evropjan , po na prishni shume pune .Ne duam ti zbusim serbet dhe te biem dakorte me Rusine se si duhet vepruar ne Ballkan . Pra sic ka qene ne te shkuaren . I mbani te coptoni shqiptaret per te kenaqur me te fortin .Qe ketu rrezohen parimet mbi te cilat jane ndertuar shtetet demokratike .
Mbas ketyre mendimeve na shkojne dhe disa, te veshur me emrin intelektuale ,apo analista ,shqiptare brenda e jashte kufijve .Nuk duhet tu kundervihemi Evropes se ata mendojne per integrimin tone .Ata kane planet A,Bi ,Ci e pse jo panin qe te mos ngrem koke fare .Kemi mbeshtetje qe do ti krahesoja si furgacet e mullarve me bare. Prespektiva eshte e hapur por ju do plotesoni rekomandimet.Beni kete dhe ate qe ne tu vlersojme .Po ne te vertete cka bere populli shqiptare .Ka ulur koken sa kur duam ta ngrem pake qe te shprehim mos durimin na thon .A ma i prishet qejfin dhe na trubulluar shume . Keta intelektual qe vijne pas qerres duhet te kuptojne se jo cdo qendrim eshte i pranushem. Kuptimi i egzistences se nje kombi nuk kufizohet vetem me koken ulur.Rama eshte shprehur ne menyren me te koncetruar te asaje qe duan shqiptaret .Nuk kercenoje asnje shtet fqinje ,nuk vuri kushte ,nuk dha afate se si do te behet bashkimi .Deklaroje se bashkimi i popullit do te behet nese te tjeret nuk e duan . Kaq eshte nje mesazh per te gjithe popullin shqiptare dhe per ata qe na konsiderojne si aleate .Pse duhet te hapim debate:I tha apo nuk i tha mire Rama .Ata qe rekomandojne se bashkimin do ta bejne te tjerer eshte teori pacifiste e sheqerosur me kushte jo pro kombit shqiptare .
Fatkeqsishte keto koncepte kane dhe nje shtrat te brendshem qe politika ka krijuar deri me sot .Jemi drejtuar nga politikane te shitur qe per karrike kane qene goje mbyllur tek aleatet .Kane menduar te jetojne per vete dhe familjen ne bollek dhe per kombin nuk kane bere azgje .Kjo qe ngriti Rama duhej te ishte pika e pare e programit te cdo qeverie qe merrte pushtetin.Politikat nuk i kane sherbyer ceshtjes kombetare sa dhe sot tronditemi kur degjojme per shitje te teritoreve e psurive starategjike per tju bere qejfin te huajve .Dhe ketu ka shume pikepyetje qe popullit tone do ti kushtoje te beje per veten e tije ato qe i takojne.