Kavajë, goditet me levë në kokë, përfundon në gjendje

redaktor

Dy të rinj kanë qëlluar me levë 42-vjeçarin, duke i shkaktuar atij plagë të rëndë në pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë e goditjeve edhe në kokë, i dëmtuari ka kaluar në gjendje shoku.

Ngjarja ka ndodhur  paraditen e sotme në qytetin e Kavajës dhe policia thotë se ka arrestuar në flagrancë 21-vjeçarin  Haki Kollçakun. Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R.Xh, 26 vjeç,  i dënuar më parë.

Dy të rinjtë  kanë goditur me levë shtetasin S.A., 42 vjeç, duke i shkaktuar plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë e kësaj i dëmtuari ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit dhe është në gjendje shoku. Sipas policisë motivi i sherrit mes palëve ka qenë për motive të dobëta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *