Dhuna e tifozëve, UEFA dhe FIFA mund të dënojë Serbinë dhe Kroacinë

redaktor

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Igor Cukoviç, ka dhënë alarmin se kombëtarja e vendit të tij mund të pezullohet nga të gjitha veprimtaritë sportive ndërkombëtare për shkak të dhunës së tifozëve në stadiume.

Cukoviç ka shprehur shqetësimin e tij pak ditë para shqyrtimit të dosjes së plotë nga Gjykata Sportive e Lozanës për ndeshjes Serbi-Shqipëri, duke paralajmëruar se përfaqësuesja serbe mund të ndëshkohet rëndë pas asaj që ndodhi.

serbi“UEFA ka një dosje të madhe për Kroacinë, Serbinë dhe Malin e Zi, – tha Cukoviç. – Nga vendet e Ballkanit vetëm Sllovenia nuk është në radarët e UEFA-s, e cila ka nisur ta disiplinojë Ballkanin. Unë kam informacione të sigurta se Kroacia dhe Serbia do të pezullohen nga të gjitha aktivitet e UEFA-s dhe FIFA-s, 3 deri në 5 vjet”.

Komisioni i Disiplinës së UEFA-s i hoqi 3 pikë Shqipërisë në ndeshjen ndaj Serbisë, me justifikimin se nuk pranoi të futej në fushë pas dhunës së tifozëve vendas.

Nga ana tjetër, ky komision i hoqi 3 pikë serbëve për aktet e dhunës së tifozëve në fushë. Në mbledhjen e 16 dhe 17 prillit që do të mbahet në Lozanë të Zvicrës, të dyja kombëtaret kërkojnë 3 pikët e ndeshjes së 14 tetorit 2914.

Share This Article
14 Comments
  • Kete thenie te presidentit te federates serbe, smund ta marrim per te vertete, seve dime qe serbet, rolin e te perndjekurit, te viktimes, dine ta luajne shume mire.
    Por ne qofte se ndodh, atehere ne do te kemi 3 pike te humbura dhe 3 pike, aforfe, qe i bie te kemi 13 pike, plus ndeshjet qe do te luajme, qe do te thote se garojme per vendin e pare.
    Ishalla ndodh keshtu.

    • @”Horri i Bulevardit”

      Sa mirë i bën llogaritë ti mor Horr! Kush ta ka mësuar këtë aritmetikë? Ke bërë ndonjë kurs nate për banjopastrues në Gjermani?
      Po u dënua Serbia nuk vlen fare gjyqi dhe ato tre pikët që mund të na japë CAS, pasi të gjitha pikët e ndeshjeve të Serbisë do të zerohen dhe nuk llogariten më në renditje.
      Shqipëria mbetet 7, Portugalia 6, Danimarka 4 dhe Armenia 0.
      Nga ana tjetër, edhe sikur të jetë si thua ti, pikët aforfe do t’i merrnin, si Portugalia, ashtu edhe Danimarka, kështu që asnjë përfitim nuk ka Shqipëria nga kjo llogari e jotja. Nëse Shqipërisë i jepen tri pikët e Beogradit dhe Serbia vijon të luaj, përveçse shkojmë në krye të grupit, mund të kemi shpresë që ajo t’i tërheqë ndonjë pikë Portugalisë në Beograd, apo Danimarkës në Kopenhagen…

      • Pellazg edhe banjot te pastrosh ne Gjermani, eshte me mire se kafexhinjte ne salistan, prandaj mos ja qaj hallin, halepastruesve ketu.
        Por me sa di une, eshte se ndeshjet qe jane luajtur, rezultati mbetet, vetem Shqiperia mund te perfitoje ne gjyq
        Kurse ndeshjet e tjera, fitohen aforfe ndaj Serbise.
        Pellazg mos i shaj halepastruesit ne Gjermani, se seshte cudi qe nje dite kur te hapet rruga per punesim ne Gjermani per shqiptaret, ti te kerkosh pune tek keta halexhinj, ti te pastrosh halet dhe ai i punesuari me letra, te japi 3 deri kater euro ora.
        Ki kujdes se shqiptari fiton pikerisht ate qe se honeps.

        • @”Horri i Bulevardit”

          I kam dy diploma mor Horr. Mbase në Gjermani ato nuk u vijnë atyre gjermane “as tek bytha”, por më shërbejnë aq sa mos të pastroj atë që prodhon bytha e gjermanëve. 😀 😀 😀

          • Po erdhe ne Gjermani, fshij byt..n me ato dy diplomat pallazg.
            Spo me thu ndonje gje te re se e kam thon me vakt, maloqeria e salehut, dy gjona kan perfitu ne Tiron, trashen qaf e byth bashke dhe futen diplomat neper xhepat e xhinseve, qe kur te kerkojshin nuse, ti nxirrnin vjehrrit tufen e diplomave.

          • @ “Horri i Bulevardit”

            E dhjeve fare, Horro. 😉
            Pse nga ata si puna jote jam unë, që pardje lehje për Enverin, dje lehje për Salehun dhe sot leh për Rilindjen e këtyre të dyve… Njërën nga diplomat ta garantoj që më vlen atje, sepse e kam marrë në Paris (“Études supérieures” ose “Diplôme de troisième cycle” – profilin s’po e bëj publik se pastaj më mbetet vetëm deklarimi i emrit e mbiemrit për të shitur pordhë katundari e të quhem maloqe :-D), për tjetrën as që pretendoj.
            Ky koment i fundit i yti është treguesi më i mirë sesa keq ju ka bërë emigracioni juve me 4 klasë, sepse s’mundni që përmes komenteve të arrini dalloni se kush është pjesë e maloqerisë e kush është kundër çdo forme diktature, qoftë kjo e përfaqësuar nga figura emblematike e furrxhiut-këngëtar gjirokastrit të Enverit, qoftë e përfaqësuar nga maloqëria, apo qoftë e përfaqësuar nga bibilushët dhe piçkëllonjat që lehin sipas “Zërit të Padronit Mësues Vizatimi”. Po të kishit ndenjur këtu, mbase mësonit ndonjë gjë më shumë, sepse do t’i lexonit gazetat këmbë mbi këmbë në shtëpi, duke u dembelosur si të gjithë shqiptarët dhe jo të lexonit ato copa gazetash që gjeni kur ju bie bretku, gjatë pastrimit tek koshi krah WC-së, ku pjesa më e madhe e germave është e mbuluar nga spirra e bythë-würstel-ave.
            Horro vazhdo të më thuash e të më shash ç’të duash, nuk mërzitem.

          • Pallazg e di qe smerzitesh, por e di qe gjithashtu ste ofendova, por vete the kam dy diploma, sna the ndonje gje te re, se me tre kater diploma, ka sa te duash ne salistan, vetem qe skan diplome te shkolles se mesme, se maloqeria se dinte qe per te marre nje diplome universiteti, duhet mbaruar e mesmja.
            Ti mthu se e paske mor ne Paris, kujdes, kush shkoi para 90-tes ne France, kishte dosjen e sigurimit aktive, kush nuk kishte dosje ke sulo gradeci, skishte shanc te shkonte ne France.
            Besoj se ne Paris ke qene mbas 90-tes, se po te thuash se ke qene para 90-tes, atehere me duhet te fus, ne nje liste me nastradinin me shume emra.

          • Qënkan zënë dy miqtë e mij ” Pellazgu” dhe “Horr Merkeli” e s’di ç’të bëj? Po u jap nga një karton të kuq të dyve dhe s’po flas derisa të heqin dorë nga ndeshja. Kur t’iu bien bubunjtë po anulloj kartonat e kuq e po i lë me të verdhë! Hajt lërini dënglat !

          • Pullumb, silli te unë të dy se janë çuna të mirë e po ju fus nga një nescafe me bisht dhe nga një qime mustaku se kam dëgjuar që janë qetësuese. Nuk të pyeta për mustaqet e mia apo për të çelos janë zënë këta miqtë e tu?

          • @”Horri i Bulevardit”

            Po jo mor Horr, s’jam nga ata që i binin violinës nëpër ambiente të mbyllura, ku prisnin që shokët të lëshonin ndonjë llaf me spec, siç bënte nasrtradini në burg, kur i binte qemanes që të “këndonin” të burgosurit e tjerë dhe ky pastaj të recitonte tek operativi i burgut. Nastradin një kemi këtu; unë nuk jam aq i vjetër o burrë i dheut. 😀
            Për më tepër, nastradin qemania është ithtar i Ahmet Harabelit I, i mbiquajtur Incestori, ndërkohë që unë them se të zezat më të mëdha këtij vendi dhe këtij populli i kanë ardhur sepse Harabeli i nastradinit uzurpoi pushtetin, duke e kthyer Shqipërinë, nga Republikë Parlamentare, në Monarki Katundare, çka bëri që historia të merrte atë rrjedhë që e dimë të gjithë.
            Tschüss herr Horr!

          • Ta po te therras Pellazgu, por mos me dil me perpara me komente, qe dhe vete si beson, ose me sakte, me komente luajale, qe kerkon tja besh qejfin te dyja kraheve.
            Te pakten ky komenti i sportit, ishte debat kot, se as une e as ti, nuk jemi specialiste te fushes, por te pakten une jam thjesht nje tifoz qe e ndjek futbollin dhe them ate qe di.
            Tschüß und von mir

  • Deklaratat e SERBIT jane vecse provokime gjume-ndjellese!
    Keshtu vepronte edhe traineri i kombetares gjermane i madhi SHEN,para se te vinte te luante me Shqiperine:
    -AI LAVDERONTE TRAINERIN LORO BORICI ME SUPERLATIVA DHE LOJTARET TANE PO SI TE TILLE sikur ata ishin yjet e botes!
    Por kur luanin ndeshjen,TANET TERE NGAZELLIM PER LAVDERIMET DHE HANIN “PETLLAT” E GJEMANEVE!!!
    FSHF t’i marre seriozisht keto deklarata KARAMELE te serbit,se dyshoj qe po pergatitet per t’ia dhene serbeve 3 piket tona!!!
    QOFSHA I GABUAR!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *