Autostrada e gabuar dhe e mangët

redaktor

Kjo që ndodh në vendin tonë, lidhur me përdorimin e investimeve, është të luash nga trutë e kokës. Janë disa dukuri që as logjika e thjeshtë, pa qenë nevoja për t’u shitur si ekspert, nuk i pranon dot. Dhe më e pakta, bie në sy mungesa e efektivitetit të tyre. Vazhdojnë punimet në autostradën Tiranë – Durrës, pjesa e palmave. Për mua, këta që e vazhdojnë këtë investim, për llogari të delegacioneve të BE-së, janë shpërdorues “me karakter”, e çojnë shpërdorimin deri në fund. Kur, dy apo tre muaj më parë, u mor vesh se ky investim është pjesë e rrugës që të çon në Tiranë, pasi zbret nga dyert e avionëve, e kur për këtë u shprehën goxha shqetësime për shpërdorim të tyre, në vend që ky investim të kishte “ngrirë” aty deri te palmat e të vazhdojë vetëm atëhere kur kjo pjesë të integrohet krejtësisht me krejt rrugën deri në Durrës, aty vazhdohet a thua se shqetësimin e kanë shprehur mizat e jo opinioni publik, taksapaguesit.
Detyrohesh të shpjegosh pak teknikë, aq sa kuptohet edhe nga një hajvan. Superstrada Tiranë-Durrës për numrin e mjeteve që qarkullojnë aty është e ngushtë me të paktën një korsi në vajtje e një në ardhje. Pjesa nga kthesa e Kamzës deri në Rinas, si pjesë e këtij aksi kërkon detyrimisht edhe kjo dy korsi. Por ndërsa e para është ndërtuar herët e mund edhe të falet ky defiçit, pjesa e Rinasit, si ndërtim i vonë është skandal, aty është përmirësuar amortizimi i mjeteve, por është shtuar në mënyrë krejt kriminale rreziku i jetës i pasagjerëve. Por jo i qeveritarëve që e bllokojnë trasenë e saj me makina shoqëruese policie. Investimet në rrugë të ndërtuara bëhen ose për llogari të mirëmbajtjes të saj, ose të rritjes të kapacitetit. Meqenëse fondet për rritjen e kapacitetit (shtimin e korsive) mungojnë, mbetet e para, mirëmbajtja e saj. Natyrisht që edhe mirëmbajtja ka logjikën e vet teknike. Në një rrugë ku shtresat që përbëjnë bërthamën e saj janë klasike, dhe i ngjeshur, çakëll binder (zhavorr mali) dhe asfaltobeton, ajo ka një strukturë të zakonshme për të mos thënë të rëndomtë. Krahasuar me rrugët ku poshtë asfaltobetonit kanë shtresë betoni të armuar, ngarkesat që ushtrohen mbi të (kalimi i mjeteve) kanë një kufi relativisht të ulët që nuk është i vështirë të llogaritet në përputhje me cilësinë e rrugës të
realizuar. Pa dyshim që ky kufi në këtë aks, është tejkaluar me jo më pak se 30% të kapacitetit të saj maksimal. Për pasojë, aty ku ngarkesa e tejkalon aftësinë mbajtëse (rezistencën e saj) nuk ka kuptim të flasësh për mirëmbajtje. Kjo është e pamundur, pasi struktura ndërtimore e saj është “e lodhur” qysh në fillim. Boksieri i peshës të lehtë nuk i reziston dot atij të peshës të rëndë. Stërvitja apo “mirëmbajtja” e tij janë të pavlera. Pa hyrë në ring, ai është në pozicion nokdauni. Mirëmbajtja e aksit të mësipërm është krejt e mangët. Asaj ose i duhet rritur pesha, t’i ndryshojë struktura e ndërtimit të shtresave, ose “kundërshtari” duhet ulur në peshë, duhet pakësuar ngarkesa e mjeteve në rrugë nëpërmjet shtimit të korsive. Pra kur thua se mirëmbajtja është e pamundur të realizojë kërkesat teknike për të cilën bëhet, imagjino një riveshje me asfalt. Boksierit tonë të peshës të lehtë i vesh një kanotjere të re, mbathje e doreza të tilla, para se atij t’i dalë para Tajsoni. Hiç asgjë, jo më pak se 15 euro për metër katror. D.m.th. 10 mijë metra linear për 16 metra gjerësi herë 15 euro, baras 2.4 milion euro. Asgjë, aq sa mund të rivishet krejt rruga Tiranë – Durrës Plepa nga drejtimi i Ndroqit, e cila me “qefin më të madh” mund të thithi jo më pak se 30% të inventarit të autostradë (superstradë) shkretës që po i dalin “zorrët”.
Si konkluzion: Së pari Aksi Tiranë-Durrës, superstrada duhet urgjentisht të rritet me dy korsi e të kthehet në autostradë. Përveçse disa shpenzimeve mirëmbajtjeje për të “qepur” mballomat e saj, çdo lloj shpenzimi tjetër aty është abuziv, injorancë, papërgjegjshmëri. E dyta, rruga kthesa e Kamzës-Rinas është pjesë e pandarë e këtij aksi dhe ajo duhet kthyer me 4 korsi në mamentin më të shpejtë të mundshëm. Tre, aksi Tiranë-Ndroq-Durrës-Plepa duhet konsideruar pjesë përbërëse në këtë kompleks. Mundësia investuese që mund të ofrohet këtu, duhet detyrimisht të realizohet në kombinimin më të mirë të këtyre tre komponentëve.

Share This Article
9 Comments
  • EMIN apo me mire AMIN !

    Çfare fantazie prej bythlaguri te lodhur. Po te vazhdohet arsyetimi sipas llogjikes tende te boksierit peshe lehte me kanotiere te re, duhet pefytyruar qe rruget qe nuk kane bazament prej betoni te armuar, me kalimin e kohes “lodhen” dhe mund ti perpije…. truri yt jo pak i lodhur !

    Po sikur te marresh nje kazem (mos e bej me te vertete se te rrasin brenda !) e te germosh ne aksin rrugor Shkoder Lezhe qe ka mbi 70 vite qe eshte ndertuar, e te mos gjesh as nje therime betoni, e jo me edhe te armuar? Apo aty nuk kane kaluar “boksiere” te peshave te renda?
    Nuk kuptoj nga çfare motivesh hedh per konsum publik idiotesira te tilla. Ja ta them me dy fjale se çfare ndodh me ndertimet e periudhes se “shkerdhatokracise”:

    Ne kohen e socializmit real enveroxhist (jo se e kerkonte Enveri – ishin shumica te ndergjegjeshem per ate qe ndertonin), çdo “strukture ne mbushje” realizohej me proçese te mirefillta teknike qe ja kane zili edhe manualet bashkohore te eurpianoperendimoreve.

    Jo vetem rruget, por edhe digat, argjinaturat, mbushjet e mureve mbajtese e çdo ndertim te ketij tipi, perveç zgjedhjes me kritere te caktuara te materialeve mbushese, vepra “boksohej” jo nga nje boksier i peshave te renda, por disa te tille deri sa te realizohej pesha specifike e trungut te mbushur sipas llagarive specifike, qe nga “boksier” i peshave te lehte te shndrohej ne nje “boksier” super te rende…!

    Te kujtohet ca kohe me pare ajo diga e nje rezervuari ne Kavaje, ku vajti te bujtoje edhe gangsteri Tahiri me Hoxhinaston tend te kasolleve maqedono-sllave ? E pra aty jo vetem materialet e perdorura per ristrukturimin e epokes tende te “shkerdhatokracise” kane qene me permbajtje bimore (rrenje shkurresh e barerash) por edhe ngjeshja apo kompaktimi ka qene skadent. Dhe rezultati u pa se çfare pasojash mund te sillte nje skandal kriminal i tille.

    Pa u zgjatur ne spjegime teknike, jo nga ato me “boksiere te lodhur”, po me fenomene te dekantimit te materialeve mbushese nga perdorimi dhe lageshtia, zgjidhja e duhur eshte cilesia jo vetem ne ndertimin e ketyre veprave, por ne radhe te pare duke filluar qe nga projektimi i tyre sipas standarteve bashkekohore.

    Kur hajdutet dhe kriminelet vishen me pushtet, do kemi gjithnje rruge e ndertime vetem per “boksiere te peshave te lehta”, ato te rendat jane vetem per te mbushur xhepat e tyre pisanjeze e te qelbur.

  • Te flasesh per ndertimin e rrugeve ne Shqiperi, eshte e kote.
    Une kam mbi 15 vjet, qe merrem me ndertim urash, tunelesh, ne autostrada dhe rruge lokale dhe pretendoj se e njoh shume mire, sistemin se si ndertohet dhe cfare standartesh, duhet te kete nje rruge, ure dhe tunel.
    Te flas per bazamentin, qe eshte nje katastrofe per shqiptaret dhe nje krim per ndertuesit dhe urdheruesit, smund te flas, se po te kerkosh standarte ne Shqiperi, duhen bllokuar gati 90% e rrugeve dhe te behen nga e para.
    Te flasesh per sigurine e urave, mos o zot, te ndodhe ndonje termet, se mund te na perseriten gerdece te tjere.
    Nje shebull:
    Ne nje kronike lajmesh qe kam pare para tre a kater vjetesh, pashe armaturen e hekurit, te pjeses se siperme te nje ure, ku ne nje perimeter 1 m2, nuk pashe me shume se 56 hekura te madhesise 12 mm. Ku ne fakt duhej te ishte hekur minimumi 20 mm. Ne distance jo me shume se 10-12 cm.
    Trashesia e bitumit duhet te jete me tre shtresa, ku vete bazamenti me zhavore, duhet te jete gati 1 meter.

    Rruga e Kombit, sic kemi qejf ta themi, ka kthesa te atilla, qe ne kohe te thate, smund te vozitesh, me shume se 80 km. ne ore, se rrokullisesh. Kete e kam nga pervoja ime, kur kam udhetuar tek ai autoban, qe kujtoja se ishte i mbaruar, por qe pashe se gati gjysma, as nuk kishte filluar.
    Te flasim per rrugen Tirane-Durres, rruge se autoban ai nuk eshte, duhet te hapen urgjentisht, nenkalimet, ne cdo fshat, ku kalon kjo rruge, gje qe do te coje ne minimun aksidentet rrugore.
    Ne fakt zgjidhja me e mire eshte, qe ti marresh te gjithe shqiptaret dhe ti cosh ne shkreterire, per nja 5 vjet dhe ne shqiperi te shkojne puntore te huaj, per ta ndertuar Shqiperine nga e para.

  • SE nga i gjen gazeta “DITA” ca qe shkruajne vetem si militante dhe per me teper kur duan t’u japin mend profesoreve apo inxhiniereve te sprovuar!
    Nga qe nuk merr vesh nga zanati,fillon e ben hartime me “boksiere” te peshave te lehta e te renda dhe hajde merre vesh se cfare ndikimi pati shkrimi i tij nder ne lexuesit e shkrete!
    Pastaj,si mund te japesh mendim zotrote se ku i shpenzon parate qeveria,kur jo vetem nuk te takon,por as qe e di se cfare planesh e qellimesh ka ajo!!!
    Sipas llogjikes se Bardhylit i bie qe t’i kerkojme qeverise qe te filloje hekurudhen Durres-Prishtine,Tirane-Shkup.Tirane Athine dhe ye lidhe me tunel nendet te dy brigjeve te Shqiperise e Iralise!
    Dhe keto t’i beje brenda mandatit te pare!!!
    E mori vesh qeveria se cfare duam ne qe e votuam kete qeveri???
    Ja keshtu beni,se ndryshe ju vume HUNE!!!

  • Une i bie nga Ndroqi per ne Plepa. Me pelqen ajo rruge, me pak shpenzime ka me shume sens ti biesh andej sesa nga superstrada. Jam dakord me kete kendveshtrim te autorit. Persa i perket fluksit nuk bindem se duhen shtuar korsi, nuk ka ndonje trafik kushedi, me thoni nje rast bllokimi me ore te superstrades per shkak te trafikut. Keq eshte Tirana brenda, nuk ka nenkalime/mbikalime.

  • Superstrada,Tirane -Durres,keshtu eshte quajtur,megjthese nje term i tille as qe permendet ne KODIN RRUGOR,ka cfaqur probleme,ne dukje shume te veshtira per tu zgjidhur,per shkak te fondeve qe nevojiten per ta bere ate funksionale.Kur ben nje nderhyrje ne rruge,kostoja shpeh here kalon koston e ndertimit te ri.Duhet te them se qe ne konceptimin, projektimin e kesaj rruge duket sheshit mungesa e vizionit te investitorit,te projektuesve dhe realizuesve te kesaj rruge.Me vjen keq ,por edhe ekspertet e huaj qe kane asistuar kete projekt kane qene pa vizion.Keshtu tani duhet te nderhyhet per zgjerimin e saj me korsi shtese,te cilat kane kosto te larte per qarkullimin dhe bisnesin qe eshte ne krah te saj.Keshtu eshte kur investohet pa studime dhe kur nuk punohet me grup projektuesish.

  • Jo me larg nga dje
    shkova gjer’ né Durres
    ne tè dy drejtimet
    pashe gjendjen e rruges.

    Rrugen per né vajtje
    nga Ndroqi kalova
    Vete u merzita
    makinen coptova!

    kisha disa kohe
    qe s’ kisha kaluar
    rruga ishte prishur
    ishte shkaterruar!

    Ne darke, né tè kthyer
    mora rrugen tjeter
    mora superstraden
    jo ‘rrugen e vjeter’.

    I renduar trafiku
    né rruge kish punime
    me krahe e me mjete
    benin riparime.

    Nga inagurimi
    e deri me sot
    né kete superstrade
    leke jane hedhur (plot) kot!

    Here me riparime
    here me gjelberimin
    here sinjalistika
    here me ndricimin!

    Aty jane hedhur
    mijra e miliona
    aty jane groposur
    tè ardhurat tona.

    Mijra e miliona
    euro e dollare
    po rruga ka ngelur
    njelloj si me pare!

    Si do veje puna?
    do shoh e do pres
    shpresa per me mire
    asnjehere nuk vdes!

    • Sje poet, por si poet ke rim-uar, sje analist, por si analist, ke analizuar.
      Shume bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *