Njё mёsues nё moshёn e Hirёsisё Janullatos jam, dhe iu drejtova Kryepeshkopit tim me njё letёr ku i shprehja disa shqetёsime tё miat si besimtar qё edhe kur njerёzit antife na i prishёn kishat i qёndrova besnik besimit ortodoks.
Zotёrinjtё Aleksandёr Sallabanda, Robert Andoni e më pas Miron Çako shkruan në gazeta shumë gjatë pёr Kryepeshkopin ku lavdёrimet kapnin majat mё tё larta tё mburrjes. Numёronin tё gjitha ato qё ka bёrё nё 23 vjet si Kryepeshkop. Ndёrkohё qё kanё lёnё nё harresё ato gjёrat shumё tё rёndёsishme qё me qëllim Hirёsia Janullatos nuk ka dashur që të bёjё.
Nё replikёn e tyre konstatova me shumë keqardhje se djallëzisht më kanё veçuar dhe injoruar duke iu drejtuar vetëm artikujve të dy autorëve që për nga emrat (Bedri Islami e Skёnder Gjoni) ata i denigrojnё si shqiptarё myslymanë, megjithëse nё shkrimet tona, si ata myslymanë edhe unë ortodoks, trajtojmë të njëjtin shqetësim shoqëror.
Me këtë ndarje qёllimkeqe zotёrinjtё u fryjnё erërave të veçimit, të prishjes së asaj fryme harmonie fetare që tinëzisht hiqen sikur e duan, ju dhёmb dhe shtiren sikur e mbrojnё.
Mirë Hirësia që nuk më përfilli me një përgjigje, gjë që më pikoi në zemër, po pёrse edhe ju autorët ortodoksë shqiptarë mё shpёrfillёt mua mësuesin e historisë duke dëshmuar vërtetësinë e shprehjes popullore shqiptare: “I yti ti nxjerr sytë”? Po pse o të bekuar të Perëndisë e ulni nivelin e gjykimit tuaj në shërbim të Hirësisë Janullatos deri në atë nivel sa të përçmoni “shenjtërinë e Mësuesisë” !!
Nё jetёn time tё gjatё si mёsues kam fituar njё mёsim tё paharruar. Sa mё i aftё mësuesi, aq mё pak nё shkrime gazetareske pёrdor titujt profesor, doktor, etj. Kjo bёhet akoma mё e panevojshme dhe tё ruan nga turpi kur shikon qё me kёta tituj ka edhe profesora e doktora kunguj me bollёk nё institucionet ku japin e marrin pёrditё zotёrinjtё Sallabanda dhe Andoni. Të më falni mua mësuesin në pension pa tituj e pa ofiqe para emrit, por nuk rri dot pa ua thënë se, kur nuk keni argumenta bindëse për temën që trajtoni mos e gënjeni veten me mendimin që me vendosjen e titujve të lartё përpara emrit do të bëheni më bindës.
Pastaj ç’ne tё ankoheni kundёr gazetёs dhe jo t’i drejtoheni autorёve tё shkrimeve? Gazetat pёr atё punё janё, qё tё pёrcjellin opinionet e dobishme tё qytetarёve. Si besimtar ortodoks unë e kuptoj se për ju zoti Aleksandёr Sallabanda, për ju zoti Robert Andoni dhe pёr ju zoti Miron Çako egziston një histori krejt ndryshe nga ajo që unë dhe breza të tërë mësuesish u kemi mësuar nxënësve në shkolla për Papa Kristo Negovanin, për Fan Nolin, At Stath Melanin, për Faik Konicën që shkruante artikullin “Ju tregoj grekërit”, etj..
Nga ana tjetër ju nuk merrni mundimin që të na shpjegoni se ku janë të pavërtetat dhe referimet e gabuara për Papa Kriston. Ndoshta mos jeni duke përgatitur ndonjë artikull tjetër ku të na e përshkruani Papa Kristo Negovanin me tufë lulesh në duar duke pritur ardhjen e andartëve grekë në Korçë? Këto i kërkoja unë në letër që të më shpjegonte Hirësia Janullatos. Në replikën tuaj u jeni referuar disa shifrave si kundërpërgjigje shifrave që jepja unë në letrën time, po mua as denjoni të më referoheni me emër. Ju lutem zotërinj profesora të më thoni se nga këta 160 klerikë shqiptarë që paska përgatitur Hirësia Janullatos nuk paska ndonjë të prokopipsur që të vihet në krye të Kishës Autoqefale shqiptare? Apo Hirësia përgatit klerikë shqiptarë nё shёrbim tё Greqisё, të stampës “buoni per Albania”?
Prandaj ju lutem bëhuni më të urtë në gjykim dhe kur merrni penën bëni mirë të shkruani të vërteta, jo arsyetime që i miratoni në studion e Hirësisë Janullatos. Si mësues i vjetër në moshë, u ripërsëris atë që ju e dini por që e harroni, kur e vini veten në shërbim të një misioni që ua gërryen ndërgjegjen: Gjithmonë mos rreshtni që të respektoni veten në radhë të parë. Ky raport respekti me veten ju bën dinjitoz, edhe të nderuar ashtu si edhe besimtarë apo laikë të respektuar nga ne që u lexojmë.
Në fund të replikës thoni se ndiheni krenarë dhe në emër të mijëra ortodoksëve falënderoni Perëndinë që në emër të kishës sonë qëndron në krye Hirësia Janullatos. Unë nuk jam një nga këta. Ju lutem zotërinj, mos mëkatoni në mënyrë kaq hapur. Mos merrni rol propagandues në favor të njëanshëm.
Më vjen në mend këshilla që u jepte Fan Noli atyre që e rrethonin: “ Mos i vishni vetes qyrkun e përgjegjësisë që të flisni në emër të të gjithë besimtarëve. Çdo berr varet në këmbët e veta. Pёrpara Altarit jeni tё vetёm pёrpara Zotit”.
Njё shkrim tejet lavdёrues pёr Hirёsinё Janullatos botoi Z. Miron Çako. Unё nuk besoj se Kryepeshkopi i ka lexuar mё pёrpara shkrimet me lavdёrime tё pa kufij. Megjithёse mendoj se duhej t’i kishte lexuar sepse, si njeri me kulturё tё jashtёzakonshme do e pikaste menjёherё se kaq shumё ёshtё tepruar me lavdёrimet sa me siguri qё nuk do i kishte lejuar tё botoheshin. Hirёsia Janullatos e di mirё se çdo tejkalim mase nё mburrjet çon nё efektin e kundёrt, tё pёrbuzjes. Me gjithё konsideratёn e lartё qё kam pёr Hirёsinё Janullatos si njeri, prapё mё duket qё e kanё mburrur kaq shumё sa tё duket sikur ёshtё fjala pёr Atin grek tё engjёjve, njeriun mё perfekt e ideal, tё cilit edhe pse ёshtё njeri mbi kёtё tokё nuk ke se ku t’i gjesh njё mangёsi. E pa një mangësi apo huq asnjë qёnie njerёzore nuk egziston mbi tokë. Do ju pёrmend njё fjalё tё urtё greke: “To polito qirielejso to variete qe o theos”, Duke pёrsёritur lavdi Zotit mёrzitet edhe vet Zoti. (mё falni pёr ndonjё gabim tё moshёs)
E keni gabim o tё bekuarit e Perёndisё. Nuk ndryshon opinioni pёr njeriun e fesё me artikuj lavdёrues pa masё e pa kufij, Veprimet flasin vetë me zё mё tё lartё sesa fjalёt. Pёrndryshe kjo e shton deziluzionin dhe dyshimin nё portretin e tij fetar.
Njё budallallёk mё shumё shprehu autori Miron Çako i cili donte tё na mbushte mendjen se spitalet dhe kishat e ndёrtuara me kontributin e Hirёsisё Janullatos nuk kanё rrota. Argumenta pёr naivёt. Dale pak more i bekuar. Mbas tёrё atyre padrejtёsive historike qё Greqia ka mёkatuar ndaj Shqipёrisё edhe me rrota tё ishin kishat dhe spitalet me siguri qё shteti grek do ua kishte hequr pёr t’i lёnё tё ngulura siç po ngul varret pa eshtra tё ushtarёve grekё. Mos harroni se efekti ideologjik qё ato prodhojnё dhe injektojne nё mendjet e besimtarёve e tё popullit tё thjeshtё ёshtё me efekt admirues shumё tё shpejtё.
Prandaj Hirësia Janullatos nxiton tё bёj kёto dhe jo tё dёnojё ligjin e luftёs apo doktrinёn famёkeqe tё vorioepirit. Dy njolla historike që cënojnë rëndë dinjitetin moral të shqiptarëve. Dihet se shtetet mendojnё pёr 50-100 vjet perspektivё. Asgjё s’bёhet kot.
Burime financiare misterioze qё nuk u deklaruan asnjёherё janё ato me tё cilat u ndёrtuan kёto kisha e spitale. Mua si besimtar shqiptar mё duhet e vёrteta qё do më sjell paqe nё mendjen e besimtarit, e vёrteta qё largon hijet e dyshimit dhe tё Djallit.
Nuk jam njohёs specialist i kritereve ligjore mbi bazёn e tё cilave mund t’i japёsh nёnshtetёsinё shqiptare njё shtetasi grek. Por nuk kam asnjё fije dyshimi se nё radhё tё parё kriteri mё kryesor nё dhёnien e nёnshtetёsisё shqiptare duhet tё jetё dashuria e vёrtetё ndaj popullit dhe shtetit shqiptar.
Po tё ishte dashamirёs nё kёto 23 vjet si Kryepeshkop, Hirёsia Janullatos ka pasur nё dispozicion kohёn e mjaftueshme qё nёn frymёn kristiane tё paqes tё bёnte tё paktёn njё herё njё thirrje apo njё meshё tё madhe ku tё lutej e tё lutej me zё tё lartё pёr heqjen e Ligjit tё luftёs me Greqinё. Kryepeshkopi Janullatos me kombësi greke nëse realisht e do dhe punon për popullin shqiptar ka rastin më ideal që të shfrytëzojë autoritetin e tij kishtar që t’a bëj një lutje të tillë dhe të imponohet për heqjen e këtij ligji fyes. Për fat të keq nuk do që t’a bëj.
Dihet gjithashtu se janё qarqe ekstreme fetare e politike greke ato qё ndezin orekset e Vorioepirit. Me kёtё frymё paqeje kristiane tё bёnte njё lutje vёllazёrore pёr qetёsimin e erёrave agresive greke ndaj tё ashtuquajturit Vorioepir. Kёtё dashamirёsi ndaj popullit dhe shtetit shqiptar Hirёsia Janullatos pёr kёto dy nyje gordiane nё raportet greko-shqiptare jo vetёm qё nuk e ka shprehur por si besimtar unё ia konsideroj Kryepeshkopit tё kishёs sime si njё mёkat qё vazhdon tё bёjë ndaj popullit shqiptar. Gjëra për të cilat Kryepeshkop Noli do lutej e do punonte natë e ditë.
Ngjarjet e fundit nё Greqi dhe artikujt e fundit pёr kryepeshkopin Janullatos nё Shqipёri na zbuluan diçka me shumё rёndёsi. Hirёsia Janullatos jashtёzakonisht i ditur, me shumё diploma dhe kulturё tё jashtёzakonshme si rrallё kudo, u konsiderua si njeri i vyer pёr momentet e vёshtira politike qё po kalon populli dhe shteti grek. Pra na u zbulua nuanca politike e Kryepeshkopit Janullatos pro, nё interes tё atij qё donte t’a vinte president tё shtetit grek.
Kaq i ditur sa ёshtё Hirёsia Janullatos sigurisht qё kontributi i tij do tё ishte me shumё vlerё pёr vendin e tij atje në Greqi. Grekёt po bёjnё njё sakrificё duke e imponuar Hirёsinё Janullatos qё t’ia falё disa dhjetёvjeçarё nga jeta e tij Shqipёrisё. Falmё o Zot po nuk mё hiqet nga mendja se ky njeri qёndron me urdhёr. Dhe nuk lёshon asnjё fije nga ato qё ka vendosur tё bёjë. Rasti i Hirёsisё qё qёndron me urdhёr mё bёn tё mendojё njё analogji.
Dihet nga historia se njёlloj si Perandoria osmane edhe Kisha greke u pёrpoqёn me tё gjitha mjetet qё ta ndalonin dhe e mallkuan gjuhёn “e mallkuar” shqipe. Nё kёto rrethana historike pyesim se, kё do tё angazhonte shteti shqiptar pёr t’ju kundёrvёnё kёsaj doktrine famёkeqe antigjuhё shqipe?
Sigurisht qё do tё ishte njё veprim shumё i mençur i shtetit shqiptar qё tё dёrgonte si kryesues tё njё institucioni albanologjik nё Athinё mё tё shquarin gjuhёtar shqiptar, Eqerem Çabej. Pra mё tё zotin e gjuhёtarёve do e sakrifikonte duke e imponuar qё tё qёndronte atje ku kundёrvёnia ndaj keqinterpretimeve, atje ku interesi i kulturёs gjuhёsore shqiptare do tё ishte mё i madh. (Kush mё mirё sesa njё njeri shumё i ditur grek mund tё prishё themelet e Autoqefalisё shqiptare?) Shqiptarёt mburren me Eposin e Veriut dhe grekёt me Homerin, por tё mos harrojmё se Kali i Trojёs ёshtё shpikje e grekёrve.
Në rolin e mësuesit më vjen turp nga vetja kur e imagjinoj veten përpara gjyqit moral që më bën Fan Noli dhe Faik Konica.
Nuk e quaj armik Hirësinë Janullatos, siç aludon autori Çako. Ama nuk e quaj dot mik, sepse jo vetëm që nuk ka bërë gjërat më kardinale për mua si besimtar shqiptar, por edhe sepse si e thotë një proverb anglez “Miku permanent nuk është asnjëherë i mirëseardhur”. Në Bibël e kam lexuar: “Për të ndërtuar një banesë nevojiten duar, por vetëm zemra mund të ndërtojë një shtëpi të Zotit”. Hirësia Janullatos nuk ka ndërtuar në Shqipëri shtëpi të Zotit. Me duar ka ndërtuar shtëpi të interesave greke.

Bravo!!!!!
Pergezime per autorin e nderuar !
Udhe e mbare, shko e behu pjese e Aleances Kuq e Zi
Mos te pergjerohem,mos e bojkoto Temen se na le kalamajte pa buke!
Kur nuk kemi c’u japim per darke kalamaqervr i kendojme komentet e tua per HERRESIREN E TIJ Janin e llatosit dhe ata flene gjume vetem me nje gote uje!!!
Cdo nate u lexoj shkrimet e Miron Cakos dhe ata i perseritin me ze te gjitha miresite e HIRRESISE se tij Janin e Llatosit dhe ne fund ndonjehere ne vend te thone AMIN,thone HA MUT!
Kuptohet se pas kesaj kercet pellemba,por te nesermen edhe i rreshqet gafa ndonje me te vogli nga 7 kalamajte qe kam!!!
Kam degjuar qe Kishat ne bote ndihmojne fukarenjte me veshmbathje,ushqime,mjekime etj,por ne se per KATOLIKET KEMI PARE RASTE KONKRETE,per keta ORTODOKSET tane vetem VARRE GREKESH ME KOCKA KUAJSH,LUFTE PER KISHAT E RREMBYERA DHE SHEN KOZMAIN QE NA E PASKAN SAJUAR ME MYZEQE NJELLOJ SI KALIN E TROJES DIKUR!!!
JANE QERRATENJ GREKET,NUK I BEJNE KOT TE GJITHA,por me larghedhje!!
Qirje Jani i Llatosit!
Bej me mire te ikesh nga Shqiperia vete se sa te ngrihet populli e te perzere me ceremoni alla shqiptarce !!!
Mbaje veten or burre se dy veta jane gjithsej , vecse nderrojne nicket !
Ha….ha…ha….
Nuk ze rrenje bari i keq ne token e shenjte te Shqiperise ! Eshte toka e arberit dhe jo e kakberit !
EKSELENT….. Fiks fare Mësonjës i te Vërtetës
Duhet te lexojme ndonje pergjigje te hiresise se tij Janullatos per akuzat,qe i behen,per te kuptuar sa i ditur eshte,se mos na del si keta prifterinjte,qe mban pas.Kam replikuar me keta pedagoget e akademise se shen Vlashit per kozma etolosin,po mu duk si studentet e akademise marx-len.te Nexhmijes. Jo themeluesin e kishes sone Fan Noli,qe ishte personalitet me permasa boterore,por te pakten te kete ne koke sa at Spiro i shen Prodhomit te Voskopojes.
Eshte e vertete qe keta puthadore me pakta te themi per ta jane qorra,per te mos thene me shume ,te paguar ,apo akoma me shume,,,!,sherbetire misionare te helenizmit .Kjo teme e kryepeshkopit eshte rrahur shume here ,te tere e dine shkakun si e pse erdhi.Por askush nuk flet pse u imponua ky agjent grek ne Shqiperi i fshehur pas petkut fetar.Kjo eshte nje tradheti qe i behet jo vetem autoqefalise se kishes ortodokse shqiptare te Nolit tone te madh,por edhe ndaj interesave me te gjera te vendit.Dite pas dite ky ciban me mjeshtri ka leshuar metastazat ne trojet tona ,me ane te personelit fetar ne tere kishat qe ka nen vartesi ,i fshuhr bukur pas investimevd qe tellallet ja cojne ne qiell,pas miresive dhe “bamiresive ” qe na paska bere.Problemi eshte me ithelle .Shqiperia do shkoje ne Europe por nepermjet portes Greke pra vec kushteve qe duhet te plotesohen si kerkesa per ne B.E,duhen plotesuar edhe ca kushte edhe per greket ,,,,, deti, varrezat ,leshime tregetare ,etj duhen edhe keto fetaret si mine me sahat qe shqipteret neser te hane njeri tjetrin ,si konflikte fetare ,etnike e me gjere.Nuk mjafton te denoncosh e te ndihesh keq nga keto puthadore i nderuar mesonjes ,,,as vetem te sensibilizosh .Shteti yne institucionet tona nuk e llogarisin fare kete shqetesim kaq te madh.Besimtaret shkojne qorras ku ti coje ky Janulla se te tjerat i ditka shteti .Kjo eshte te vesh alarmin ,duhet te ngrihen ateistet o.j.q e kushdo tjeter qe e ndjen vehten patriot ti shporrim keta plehra nga kisha e Nolit.Td falenderoj mesues i nderuar. EMIGRANT NE GREQI.
×
Eshte e vertete qe keta puthadore me pakta te themi per ta jane qorra,per te mos thene me shume ,te paguar ,apo akoma me shume,,,!,sherbetire misionare te helenizmit .Kjo teme e kryepeshkopit eshte rrahur shume here ,te tere e dine shkakun si e pse erdhi.Por askush nuk flet pse u imponua ky agjent grek ne Shqiperi i fshehur pas petkut fetar.Kjo eshte nje tradheti qe i behet jo vetem autoqefalise se kishes ortodokse shqiptare te Nolit tone te madh,por edhe ndaj interesave me te gjera te vendit.Dite pas dite ky ciban me mjeshtri ka leshuar metastazat ne trojet tona ,me ane te personelit fetar ne tere kishat qe ka nen vartesi ,i fshuhr bukur pas investimevd qe tellallet ja cojne ne qiell,pas miresive dhe “bamiresive ” qe na paska bere.Problemi eshte me ithelle .Shqiperia do shkoje ne Europe por nepermjet portes Greke pra vec kushteve qe duhet te plotesohen si kerkesa per ne B.E,duhen plotesuar edhe ca kushte edhe per greket ,,,,, deti, varrezat ,leshime tregetare ,etj duhen edhe keto fetaret si mine me sahat qe shqipteret neser te hane njeri tjetrin ,si konflikte fetare ,etnike e me gjere.Nuk mjafton te denoncosh e te ndihesh keq nga keto puthadore i nderuar mesonjes ,,,as vetem te sensibilizosh .Shteti yne institucionet tona nuk e llogarisin fare kete shqetesim kaq te madh.Besimtaret shkojne qorras ku ti coje ky Janulla se te tjerat i ditka shteti .Kjo eshte te vesh alarmin ,duhet te ngrihen ateistet o.j.q e kushdo tjeter qe e ndjen vehten patriot ti shporrim keta plehra nga kisha e Nolit.Td falenderoj mesues i nderuar. EMIGRANT NE GREQI.
×
Z. Mane, ju jeni nje nga ujqerit qe I jeni versulur Janullatosit. Jeni hipokrit. Perpara Fan Nolit ju sot jeni I turperuar
Po te nisesh nga bemat e tij 23-vjecare, ne Shqiperi, Janullatosi duhet te jete aq i hidhur, saqe nuk ka ujk qe do ta pelqente.
Jeni shume injorant per te kuptuar vepren e Janullatosit. Jeni ndonje ekstremist I keq shqiptar. Njerez si puna juaj jane turpi I kombit tone.
Per cilin komb e ke fjale , i qiri Enea ? – Per kurven tende Greqi ???!!!
Nqs ti kupton me komb rracen e varrmihesve, atehere ke te drejte: jam turpi i hienave varrdhunuese.
Po ku ke komb ti more qelbesire qe mer guximin te flasesh per komb. Kombi eshte gjeja me e shenjte por brenda kufijve te kombit tend dhe respekt per kombin tjeter
Bravo Elena. Nuk ke cte shkruash me nje fjali i the te gjitha. Por ka nje ndryshim te vogel qe keta qe shkruajne nuk jan as patriot dhe as shqiptare por njerez te vegjel qe percja nuk i lejon te shohin
Jo Mane, por e ka emrin Sotir Mano, e para. E dyta, mos fyeni por argumentoni. Agresiv behen vetem ata qe nuk kane te drejte.
Ne kohen e turqise mesuesit i nxirrnin ne pension qe 40,vjec sepse ju mykeshin trute dhe i quanin “tekahyke”,nuk i pranonin as per shahite ne gjyq,ndersa ky tekahyk,qe s’i mbahen pordhet as nga goja dashka te merren mileti me te,bile ju lutet me lot ne sy,qe ti thone makar edhe plac,por vetem te merren me te. -Une,po merrem pak vetem per meshire,duke i dhene nje keshille teper te vyer per moshen qe ka;-mendjes dhe pordhes mos i zer bese ne kete moshe se te turperojne,haj udhe te mbare !
Eshte rasti me i mire i legenave te dalin ne faqe te gazetave,si besimtare te
zotit ?? Nuk kane nevoj ata qe besojne tek zoti,ti keshillojne ,ata qe nuk kane
besuar dhe nuk besojne kurre tek zoti ,si ky leshkua me ateistin Islami.
Ai njeri qe beson tek zoti,diskutimet per besimin tek zoti nuk i bashkon me ate
qe nuk beson tek i madhi zot. Une kurre nuk do te pranoja dhe nje here te vetem ne jete te diskutoja me ateistin e peshtire shqiptar,per besimin tek zoti.
Kjo race ateistesh komuniste mban pergjegjesine me te madhe,ne dhunen
kunder ndjanjave shpirterore te popullit shqiptar.
Caku…. Edhe Janullatosi plak Tekahyt eshte.?????? Si o bie tash Ne duhet te mbaje 1 Tekahyt ne krye te Kishes tone Ortodokse vetem se ai nderon Shtepi(kisha) po nuk di te Nderoje Besim ndaj Zotit.
Ky plakush qe komenton per Kryepeshkopin e Kishes Orthodhokse ,duhet te jete pjese integrale e nomenklatures komunisto-hoxhiste, qe per 50 vjet vrane ,prene dhe shkaterruan gjithe objektet e kultit ne Shqiperi. Po i them ketij ateisti , gjej ndonje loje tavlle ose yci, se per KISHEN JEMI NE ORTODOKSET qe na dhimbset me shume se ateisto komunisteve.
Sharjet behen vetem kur perzihet injoranca me mungesen e argumentit. Mbeshtetes te tille tregojne akoma me qarte se cili eshte ne te vertete dhe c’qellime ka Hiresia e Tij. Mbeshtetes te tille, per nga pershtypjet qe lene te lexuesit, jane baraz me menxyrat e zhvarrimeve qe ka bere Hiresia e Tij ne Shqiperi (me mbeshtetjen e qeverise greke, sigurisht).
Taulant, nese je BURRE, publiko faktet qe vertetojme idiotlleqet qe shkruan.
Taulan ! Mos e merr mundimin t’i nxjerresh fakt tjeter ketij Qirit Enea ! Nuk e merr vesh si e ka theksuar fjalen ‘BURRE’ ? – E ka fjalen per ate ”veglen” e burrit . Pra po e pate te madh , se ashtu i pelqen , atehere tregoja ! Do shikosh qe do e mbylle gojen ; se do hape prapanicen !
Kishes Shqiptare i duhen ortodokset shqiptare, se orthodjkaset i prishin pune.
Ata jane dhjeramanet e turqise, qe ju ngriten turqve brekushet, dhe mbajten lart kryqin grek
VR !!! @@@ Faleminderit z. Sotir Mano? Mbiemri juaj më kujton një ish-kolegun tim,burrë i nderuar dhe i ndershëm. Këtë ndershmëri e reflektoni dhe ju? Argumentat tuaj janë bindës,plot fanolizëm , pathos patriotik dhe esencë ortodoksi të vërtetë shqiptar. Gjatë leximit të shkrimit tuaj më pushtoi një ndjenjë e lartë kënaqësie që ka ortodoksë të gatuar nga brumi më i mirë i interesave tona kombëtare dhe fetare! Nuk ju njoh fare por jam krenar për një besimtar si ju sidoqë unë personalisht i përkas shkollës së ateizmit. Më sillni në kujtesë gjithë plejadën e martirëve të kishës dhe të shkrimit shqip. Këta martirë, edhe unë ateisti i kam pjesë të zëmrës, të bindjeve e të botëkuptimit tim! S’kam çfarë t’ju them tjetër sepse do të “kaloj masën” dhe do të bëj ato gabime që përmendni ju? Unë dhe besoj e gjithë “ushtria e ortodoksëve” që përbëjnë krushqinë time jemi me Ju mësues i nderuar!
Faleminderit Pellumb.
Ne cdo fjale qe me jam me ju.
Si ju jam ateist dhe gjysmen e fisit e kam ortodoks.
Te gjithe jemi shqiptare te betuar dhe perulemi vetem para Nolit.
Ne djall anastaset
@Pëllumb zaimi; @ mirel
Keni folur për të gjithë shqiptarët e ndershëm. Përshëndetje!
Bashkë me ju të nderuar miq të shqiptarizmit atdhetar dhe kishtar. Përqafime
pergezoj mesuesin mendje arte per agumentet qe ngre ne keto koment eshte e dyta here qe lexoj komentet e ketij mesuesi mendje ndritur.
bravo shume e drejt per cka shkruan
Z Mano ke goditur ne shenje ,po reagojne ,por ata qe reagojne jane pjese e skemes e programit helenizues qe i behet jo pak por gjysmes se teritorit ,ne se do lejohen pa dyshim do rrezikojne shume,,,,!
Pordhe me rigon jane keto te tuat. Keni 24 vjet qe flisni per plane antishqiptare dhe sot jeni akoma me bishtin nder shale. Nuk keni argumenta, jeni njerez te pashprese, te semure te pasherueshem.
Shqiptar 24 karat. Bravo!!!!
24 karatsh hipokrit
@enea, @bigu,@caku
sa bukur e keni gjetur se si eshte nje njeri ne moshen e mesuesit ? Sa bukur e keshilloni se cfare duhet te beje nje njeri ne moshen e tij? Por me siguri nuk e keni lexuar, qe zoti Mano e fillon shkrimin e tij, me fjalet jam ne moshe me Janullatos, pra i bie qe te gjitha ato qe shkruani ju per kete zoteri te nderuar te jene ne adrese te Janullatosit. Sa keq me vjen qe qenie si ju dine te shkruajne shqip, se te lexoni shihet qe nuk dini. Po te dinit te lexoni do ti kishit kursyer sharjet ne adresen e moshes se Janullatosit dhe nuk do benit autogol.
Ka nje dallim te madh midis nje 80-vjecari qe ben pune dhe nje 80-vjecari qe shpif. Edhe Berisha po I afrohet 80 por eshte kriminel
ashtu eshte dhe Anastaqi- kriminel
eshte hera e dyte qe lexoj nji shkrim sa artistik ,te perulur ,por dhe perfekt !
ciltersia , mendjendrituria ,pjekuria si bashkombes , goditja ne thelbin e realitetit dhe shtjellimi i shkrimit me nji mllef te kulturuar ,te bejne ty z. Sotir Mano ,nji ortodoks dhe shqiptare te hyjnuar !
uroj si ortodoks ,si shqiptare , nji shporrje sa me te shpejte te malarjes Janulatos !
i vendosur me force dhe i padeshiruar ne krye te kishes Autoqefale Shqiptare ,ku zgjebe vetem per shqiptaret ,qe nuk punon ! e urrej !
Plas sa te duash, Janullatosi do rrije atje deri ne fund, dhe ne do e mbajme atje deri ne fund.
Ti nuk je ortodoks, je thjesht nje I pafe, nje komunist, nje alabak
enea !
mos ha mut shume ,na je bere si ato plakat pacavure jevgjitka ,ne lagjet e te bardheve !
une jam nga ajka e ortodoksise , dhe jo si ti qe me shprehjen e mendimeve te tua ,dukesh nji mikser bastardo-ortodoks ,problematik .
Bravo profesor. Kisha shqiptare ne duart e shqiptareve .
Kisha ne duart e SHQIPTAREVE ME NE KRYE JANULLATOSIN
Mo keshtu se u veremose o ndihmesi i janulles.Me mire shko e co ndonje lek andej nga patridha se Varufaqis u kthye me
sakulet bosh.Me kete eshte mire te meresh Enea nuk as te drejte as tager te mbash mbi supe Janullen,ditet e tij jane te numuruara.
Keshtu i do mushka drute thuhet-nga anet tona.Dhe keto “dru”,nuk i duhen vetem Janullatosit,por ju nevojiten vecanerisht atyre malukateve,qe etiketon zoteria,Sotir Mano.
Bravo zoti Sotir Mano!
Ky z. Mano, s`ka bere gje tjeter vetem se ka pershkruar disa histori (edhe ato te dyshimta), te cilat nuk kane te bejne me Kryepiskopin Anastas.Artikulli eshte perseritja per te 1,000,000 here e historive te cilat me fantazine e shfrenuar te “nacionalisteve” lidhen me qenjen e Anastasit ne krye te KOASH-it.
Kohet e fundit akuzuesit e Kryepiskopit po behen tejet qesharake. “Shpif, shpif, se dicka do te mbetet” eshte motoja e tyre, por edhe kjo s`e ka me fuqine e dikurshme.
Me e pakta, z mano, juve j`u mungon ndjenja fisnike e mirenjohjes njerezore. Anastasi ka lene gjithcka dhe si misionar j`a ka kushtuar jeten Kishes sone Orthodhokse dhe perhapjes se Orthodhoksise dhe ka bere shume dhurata (vec Kishave), per Shqiperine, te cilat i kane rreshtuar ata emra qe j`u permendet dhe qe tregojne punen reale te Kryepiskopit, nuk jane lavderime te kota.
Por, megjithekete, kush nuk eshte mirenjohes i tille ka per te mbetur. Se c`ka bere Anastasi hap faqen zyrtare te KOASH-it dhe te shikosh, e te mos merresh me fantazira “nacionaliste”, as ta akuzosh per historira te 100 viteve me pare.
Aq me keq qe jeni edhe ne pleqeri te thelle e ne vend te pendoheni per mekatet dhe t`i afroheni Kishes (sic thoni se jeni besimtar) gjeni rastin te sulmoni Kryepiskopin te cilin e ka per detyre (kanonikisht) t`a mbroje cdo orthodhoks, nderkohe qe j`u beni te kunderten. Deshmoni keshtu se jeni thjesht armik i Kishes Orthodhokse dhe asgje tjeter.
A mund te me thoje dikush, pse po ndodh ky anatemim i Kishes Orthodokse Shqiptare nga te gjitha televizionet publike. Ve re se sa here qe ka debate ne televizion, perfaqesues te Kishes Orthodhokse, nuk ftohen apo lihen menjane, dhe nderkohe shoh ne pothuajse ne cdo emision, perfaqesues te fese Katolike dhe Myslimane. Gjithshka eshte e qellimshme, po behet nje sulm ndaj Krishterimit te vertete. E shemtuar qe ka komente te pavlera kunder Kryepiskopit tone gjithmone prane Pashkes. E shemtuar qe po perpiqen te zhdukin fene tone. Kush nuk do te shohe sa madheshtore eshte puna e Kryepiskopit, i verber do te mbese.
E paska shkruar @Bocari.Mesues ka qene dhe Janullatos.
Shume nga ju komentues antikrisht,po ju kujtoj se kushdo qe ka predikuar kasapanen komuniste ,eshte sklerozuar pa mbushur Te 40 -tat dhe smundet te krahasohet te 80 e kryepeshkopit qe tere jeten ka predikuar dashurine e KRISHTIT.
Nuk ke cfar ti shtosh ketij shkrimi. Po aty ne shqiperi vazhdon avazi tjeter gje don populli tjeter gje ben politika. Sa do vazhdoj keshtu kjo demokraci false?
@ilia
a mund te me spjegoni domethenien e flamurit te kishes ortodokse shqiptare?
Perse shqiponjes tone i ka hyre nje kryq ne bark?
edhe une te perbuz ty o MANE qe shitesh per 2 leke,e kush te njeh ty o Mane pordha ,ti je nje hic qe nuk te njohin as njerzit e tu ,na perbuz ti e na plasi trapi,ti je nje irrjedhur dhe myslimanet merren me nje te rrjedhur si puna jote.per propogande islame,por ti ngaqe ke rrjedhur nuk i kupton keto gjera.Sotir ti mund te jesh ortodoks por je fallco e ka fajin hanemja jote qe eshte myslimane dhe ti mban anen e saj hahahahahahaha karagjoz plak.ska gje nja 5 % i ka tifoze dhe MULLA marku.
Edhe ortodoks i vertete edhe shkruan me urrejtje dhe me gjuhe alabakesh! Ti qofsh!
like !
Bravo per shkrimin. Janullati qendrofte edhe ca kohe qe te tregoje mire natyren antishqiptare te kishes greke. Po foli greqisht braktisni ceremonine ne shenje proteste.
E moret vesh sot nga gazeta “telegraf” se Janulla, prifti i zi qënka aksioner në kompanitë shqiptare të naftës? Përfaqësues i zotit apo tregëtar i zotit është ky birbo? Ti “ortodoksi i vërtetë” bën mirë ta heqësh atë kallaj të veladonit të zi të Janullës dhe ta ngjyesh me naftë e unë të vij ti vë flakën! Të gjithë antishqiptarët duhen djegur me naftë shqiptare. Rraso bajgë!
E kemi ditur me kohe qe pushtuesi vec te grabite do dhe di ! Keta korofillaket , gjakprishurit greke dhe filogreke , na i shesin investimet e janulles dhe kishes Greke ne Shqiperi si bamiresi !
Keta debile kujtojne se flasin me budallenj ! Jo vetem investimet e Kishes , jane gjaku dhe djersa shqiptare , por dhe borxhin e Gerqise qe pagoi Qisha Gerke , prape me gjakun , djersen dhe pasurite shqiptare u paguan ! Ky eshte pushtimi , pervec dhunes verbale dhe simbolike te djallit janullatos dhe Kishes Gerke ne Shqiperi !
Kjo eshte tradhetia e qeverive antishqiptare ne krye te Shqiperise qe kane ligjeruar pushtimin “modern mesjetar” ne Shqiperi !
Por as Janulla , as Qisha Gerke , dhe as qeverite antishqiptare , nuk duhet te harrojne se borxh pa lare dhe hak pa marre nuk mbetet ne kete bote ! Eshte thenie hermetike e te pareve tane , qe deri tani historia e ka provuar si te vertete !
Po ti more I fameshmi ” ENEA ” cfare je Shqiptar jo se besoj ti je nje nga ata plerat ” vorio pilurjote ” qe ju ha shume To Kollo . Ti flet se nuk je perballe te tjereve se e di se si e peson megjithese ke vene nje emer te madh po ti je 0 roooooooo
Sa per Janollatosin ai po te jete kaqe I devotshem duhet te kishte ikur vete dhe jo ta debojne gje e cila do ndodhe shpejt . Sa per Z Mano ti nuk ke mundesi qe ti besh kritike se je shume i VOGEL
Ai ehte kolo-enea
Si duket “luftetaret” si ne politike dhe fe, ne munges arsyesh e faktesh, gjejne akuzat si “ateist”, “komunist”, “mysliman” si pergjegje per te perbuz tjeret, rfleks tipik enverian. Problemi eshte se flasime per fe dhe argumentet duhen te jene fetare e te urta.
Zoti Mano, nuk te njoh personalishpor e di qe je nga nje familje patriote.
Ne ato qe shkruajme zbulohet shpirti i patriotit si dhe shpirti i te shiturit per 300 euro.
Nuk do te habitesha ne qofte se do te mesoja dikur, dhe jam i bindur se dikur e mbase shume shpejt do te marrim vesh kush fshihet pas pseudonimeve enea, Ilia, caku, bigu. Por edhe pa e marre vesh se kush jane mjeranet qe fshihen pas ketyre pseudonimeve, ata zbulohen lakuriq para ne ortodokseve shqiptare te vertete, qe mbrojme Kishen e Fan Nolit e te martireve te kishes sone qe rane nga dora gjakatare.
Kisha jone ka qene eshte dhe mbetet kisha ortodokse dhe teper patriote e Fan Nolit edhe pse ne krye te saj Ramiz alia dhe Sali Berisha vune nje prift grek. Ne shpirtin tone ortodoks rron Fan Noli i madh dhe kujtimi i martireve te saj Papa Kristo Negovanit, Petro Nini Luarasit, At Stath Melanit etj. etj.
Janullatosi eshte ketu me rrenje mbi toke. Ai do ikij nje dite dhe dihet se ku e ka vendin per mekatet qe ka bere kunder ketij populli e kombi dhe me te do te shperbehet edhe shpura e tij antiortodokse tradhetare qe ai e bleu me eurot qe vodhi Greqia ne Europe.
Ortodokset e vertete pasues te FanNolit e te Kishes Autoqefale je ti dhe une dhe te gjithe ortodokset e ndershem shqiptare.
I dashur Sotir, te lumte pena. Figura jote si intelektual atdhetar me ngrihet akoma me shume kur krahasoj shkrimin tend te mencur me zhgaravinat e profesoreve te plepave si Aleksander Sallabanda, etj.
Fan Noli po kthehet ne Kishen tone, por Janullatosi dhe enea, Ilia, caku, bigu nuk kane sy ta shohin.
E ardhmja eshte e mases patriote te ortodokseve qe kane derdhur aq gjak e mund per krijimin e kishes sone ortodokse autoqefale te lavdishme patriote.
RROFTE KISHA JONE AUTOQEFALE FANNOLIANE!
Cfare kerkoi ky shqiptar i mire ? Ky besimtar i devotshem ? Asgje me shume vec sa eshte sanksionuar ne vete statutin e KOASH ! Thjeshte largimin e pushtuesit dhe andartit grek Janullatos !
A do te vije dita e lirise se shqiptareve ortodoks , duke shporrur pushtuesin grek nga KOASH ? Sigurisht , vete jeta dhe vete Zoti e shtyjne qenien njerezore drejt Lirise ! Pse mendoni se ka deshtuar deri me sot pushtuesi grek , sa u detyrua t’i masakronte me shekuj shqiptaret dhe prifterinjte e tyre ? Sepse vete Zoti nuk e mbeshtet punen e djallit , pavaresisht se vesh veladon !
Bravo dhe nje here ketij mesuesi te vertete !
Ore qënka bërë burrë ky pa mustaqe. Do vete dhe une megjithë klientët e mij tu vëmë flakën këtyre rrasozinjve uzurpatorë të kishës së Fan Nolit!
Përshëndetje për ortodoksin me gjak shqiptar e mësues i dijes së vërtetë Sotir Mano. Më prit dhe mua ti “pa mustaqe” se do të vij me ty tu vëmë flakën atyre që thua. Pa mustaqe je por qënke burrë?
Ku I ke lene mustaqet o JARI !?….Veri te pakten fallso qe te te besojne njerzia ..
Fteri, shshshsh…t se mustaqet i kam lyer me naftë , ja kam futur Janullës poshtë rrasos dhe po ja ndez. Shshsh….t se e mer vesh dhe më dështon plani !
Orthoporthodhoksofucksia greke eshte feja e vertete qe i do shqptaret me shume se cdo fe tjeter. Prandaj une bashkohem me zgurdhafytas qe e mbrojne Gjenerralin Fulliqos Anastasios Janaqis Kerrmaloqis. Cudi se si u rroll back historia shqiptare deri ne kohen e djegjes se bijve te saj me gelqere!
Shume e drejte, shume e drejte, Rrofte Shoku Enver Hoxha, ortodoksi me i shkelqyer shqiptar i te gjitha koherave.
Zoti Mano! Ju lexoj per here te pare. Arguementet tuaja ndonese te njohura jane te pakundershtueshme. Nga zoterinjete qe “harrojne” faktet historike, qe perfshijne edhe martiret e kishes tone te vrare nga andartet me e pa veladone njoh zotin Sallabanda. Kur lexova apologjine e tyre per Hiresine e tij Janullatos shpreha ne kete gazete thellesisht shqiptare keqardhjen time per sotin Sallabanda. Ndersa sot ndihem i keqardhur qe nuk ju njoh juve, i nderuari mesues. Ju garantoj se me ju jane te gjithe ortodoksit e ndricuar qe nuk mashtrohen dhe as blihen me fondet e qarqeve shoviniste greke.
TE GJITHE NE PROTESTE PARA KISHES PER DEBIMIN E JANULLATOSIT NGA SHQIPERIA
Arben,gati jam me të gjithë klientët e mij por shyqyr që shkrojte njëherë mirë. Shëndet!
Bobooo,janulla na vjedh fenë kurse ky me mustaqe më vjedh klientët! Të pangopur të dy. Ju shoftë fara , ju shoftë !!!
O qose,hajde mer janullën se ta jap menjëherë. Nuk dua kalla,kalla në kafen time unë.
Sikur te kishe vetem dy gram tru,e jo me teper ti shoqja @”bocari”,do t’a kuptoje qe behet fjale per MESUESA,e jo per shkencetare,s’ic duket i paske lene trute gjyqeve,ndroje edhe mbiemrin mbaj ate qe ke patur “bucari”.
Kundershtimi i ortodokseve shqiptare ndaj Janulles
Janullatosi e kreu ”detyren” , tash ne pension !!!!
Me neveritin deri ne ekstrem kufoma te mbuluara me veladon,qe perpiqen te bejne “doktor-profesorin”,antipodet e te vertetave shkencore,si puna e Thoma Cenos.Vendi i merituar i ketyre tipave do te ishte ndnje fletore e komunitetit perkates fetar,por jo ne faqet e nje shtypi serioz,te pergjegjshem e me sens atdhetar.
Zoti Sotir,te pershendes e te uroj nga zemra pleqeri te mbare e sa me pak shqetesime.
Enea,ka nje komb,ndersa fe ka me ok…
Une jam kristian orthodox dhe them me gojen plot qe Janullatos te shporret nga toka arberore,nuk e duam ne kry te kishes tone autoqefale e te madherishmit dhe te paharrueshmit Fan Noli.