“Vetëm 1 për qind”. Kaq minimale është mundësia që të fitoni azil ekonomik në Gjermani. Përtej çdo premtimi që mund t’ju bëjnë në Shqipëri, Ambasadori i Berlinit në Tiranë, Helmut Hoffman siguron se keni vërtet shumë pak shanse që të përfitoni statusin e azilantit në Gjermani.
Përballë shifrave alarmante, prej 13 mijë kërkesash për azil drejt Gjermanisë nga shqiptarë, vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti, përmes intervistës në Ora News, diplomati i përcjell këtë mesazh shqiptarëve:
“Dëshiroj tu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të mos përpiqen të aplikojnë për azil ekonomik në Gjermani sepse pas disa javësh apo muajsh do të duhet sërish të rikthehen në Shqipëri dhe do të jetë vërtet shumë më e vështirë për ta të rinisin një jetë të re në vendin e tyre”.
Megjithatë, Ambasadori gjerman qetëson shqiptarët. Të paktën në një të ardhme të afërt, Gjermania, nuk do t’u pengojë atyre lëvizjen e lirë.
Më poshtë intervista e Hoffman…
Zoti. Ambasador sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Brendshme gjermane vetëm gjatë muajit mars nga shteti shqiptar janë larguar për të kërkuar azil drejt Gjermanisë, 3000 persona. A e konfirmoni dhe ju këtë shifër?
Po unë mund të konfirmoj këtë numër. Madje më saktë, bëhet fjalë për një numër prej 3020 shqiptarësh dhe shqiptaresh, të cilët kanë bërë aplikimet e tyre për azil në Gjermani. Të tjerë, shumë të tjerë kanë njoftuar dhe kanë paralajmëruar se do të bëjnë një aplikim të tillë. Madje mund të them gjithashtu se vetëm në tre muajt e parë të 2015 është shënuar një shifër prej 13 mijë shqiptarësh, të cilët ose kanë njoftuar pra paralajmëruar që do të bënin aplikimin për azil në Gjermani, ose e kanë bërë tanimë atë. Dëshiroj gjithashtu të them që ky zhvillim është vërtet mjaft shqetësues, nga njëra anë për Gjermaninë pasi është një zhvillim që e rëndon në mënyrë të konsiderueshme tërë sistemin e azilkërkimit në Gjermani, bëhet fjalë më së shumti për raste emigrantësh ekonomikë që vinë nga Shqipëria dhe kërkojnë azil atje, por nga ana tjetër është një problem ekonomik dhe për vetë Shqipërinë, pasi shifra të tilla masive sigurisht që shkaktojnë rënie të numrit të popullsisë edhe këtu në Shqipëri, çka do të përbënte pikërisht një zhvillim shqetësues edhe për ekonominë e vendit.
Ju flisni për një shifër prej 13 mijë personash aktualisht, a është kjo shifra më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të tjera?
Po, unë mendoj se është vërtet një shifër e cila është rritur në mënyrë dramatike krahasuar me periudhat e mëparshme. Vitin e shkuar, nëse do të bënim një krahasim me vitin e shkuar, ne kemi pasur një shifër prej 8 mijë shqiptarësh që kanë bërë aplikimet e tyre apo kanë kërkuar azil në Gjermani. Nëse krahasojmë këtë shifër me vetëm atë të tre muajve të parë, 13 mijë kërkesa për azil të synuara apo të bëra tanimë e shikoni dhe vetë se cili është dallimi.
Zoti. Ambasador ju thoni se numri më i lartë i kërkuesve për azil janë ata që synojnë azilin ekonomik, por nëse mund të ndalemi në shifra, si është raporti mes shqiptarëve që kërkojnë azil ekonomik dhe shqiptarëve që kërkojnë azil politik?
Në fakt pikërisht kjo është pyetja me rëndësi thelbësore në gjithë këtë kontekst. Ne në Gjermani jemi vërtet tejet krenarë lidhur me faktin që mund tu ofrojmë të përndjekurve politikë azil, të drejtën e tyre të qëndrimit pra në Gjermani. Por bëhet fjalë për njerëz të cilët janë të ekspozuar pikërisht në pikëpamje politike dhe për këto arsye jeta e tyre apo ekzistenca e tyre është e kërcënuar në vendin e tyre. Dhe pikërisht këtyre njerëzve ne jemi të gatshëm tu ofrojmë azil. Dhe ajo ç’ka nuk ekziston në Gjermani është pikërisht e drejta për azil ekonomik. Një e drejtë për azil pra, sepse njerëzit të cilët e pretendojnë atë ndodhen në raporte të vështira ekonomike në vendet prej të cilave ata vinë. Dhe ky është rasti i pjesës më të madhe të shqiptarëve në këtë kontekst. Të gjitha këto raste të aplikimeve për azil verifikohen në Gjermani dhe në 99% të tyre bëhet fjalë pikërisht për emigrantë të cilët vinë për arsye ekonomike. Është mjaft e rëndësishme të kuptohet kjo pikë, pra që nuk ekziston një e drejtë për azil ekonomik në Gjermani. Dhe për këtë arsye dëshiroj tu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të mos përpiqen të aplikojnë për azil ekonomik në Gjermani, sepse pas disa javësh apo muajsh do të duhet sërish të rikthehen në Shqipëri dhe do të jetë vërtet shumë më e vështirë për ta të rinisin një jetë të re në vendin e tyre.
Pra deri tani që flasim nuk ka asnjë shqiptar që ka fituar një azil ekonomik dhe ndoshta ky duhet të jetë rasti që të gjithë ata që synojnë këtë gjë të mos përpiqen më. Këtë po thoni zoti. Ambasador?
Pikërisht këtë u përpoqa të them dhe shifra prej 99% e refuzimeve të aplikimeve për azil në Gjermani e bën mjaft të qartë këtë rrethanë që unë u përpoqa të theksoj. Nëse ju pyesni se çfarë ndodh me 1%, sigurisht që ka rrethana të caktuara të cilat mundësojnë edhe një vendimmarrje pozitive në këtë drejtim. Lidhur me këto rrethana unë nuk dua të sqaroj më tej, por besoj e kuptoni që dallimi është mjaft i madh mes shifrave që janë vendosur pozitivisht dhe atyre negative.
Referuar shifrave që ju po jepni zoti. Ambasador, natyrisht flitet për një fenomen të shtuar, veçanërisht gjatë këtij viti, ndoshta dhe gjatë muajit mars. Në opinionin tuaj cilat janë arsyet që i çojnë shqiptarët aktualisht që ti drejtohen shtetit gjerman për të përfituar një azil ekonomik?
Për fat të keq lidhur me këtë pyetje mua më duhet të them se nuk kemi të dhëna statistikore të sakta, pra thjesht më duhet të spekuloj rreth motiveve që i shtyjnë shqiptarët. Një pjesë e tyre mendoj se ka të bëjë me faktin që persona të papërgjegjshëm zhvillojnë bizneset e tyre, pra bëhet fjalë për trafikantët e qenieve njerëzore, të cilët sigurisht që kanë një interes lidhur me këtë lloj zhvillimi. Dhe së dyti ndoshta kemi të bëjmë me një efekt ngjitës të fenomeneve të ngjashme që vinë nga vende të tjera të rajonit, sikurse kanë qenë zhvillimet e fundit në Kosovë. Duke ju kthyer arsyes së parë, persona të tillë të papërgjegjshëm, pra trafikantë të qenieve njerëzore kanë interes edhe në shpërndarjen e thashethemeve të tilla sikur në Gjermani të gjithë këta njerëz të cilët shkojnë drejt këtij vendi, pra mund të gjejnë atje jetën e ashtuquajtur “të ëmbël” po themi. Madje unë kam dëgjuar edhe thënie të tilla sipas të cilave ndoshta edhe personalitete të larta, sikurse mund të jetë Kancelarja federale, kanë premtuar vende pune, apo banesa pikërisht për këta njerëz. Ky është nonsensi më i madh. Njerëzit thjesht duhet të dinë që në momentin që mbërrijnë në Gjermani ata thjesht do të priten në një strukturë si punë kampi pritjeje dhe pas disa javësh kur aplikimi i tyre të jetë verifikuar plotësisht atyre në masën 99% do tu duhet të kthehen në Shqipëri.
Zoti. Ambasador, në disa qytete të vendit thuhet se pjesa më e madhe e emigrantëve që kanë vajtur në Gjermani kanë arritur të punësohen, sikundër dhe vetë kompanitë gjermane janë të interesuara që të punësojnë emigrantë. Cila është përgjigja juaj ndaj këtyre thënieve?
Në këtë pikë do të na duhet të bëjmë një diferencim mjaft të saktë dhe të qartë. Është e saktë ajo që thoni ju që në Gjermani kërkohet fuqi punëtore për fakt edhe të zhvillimeve pozitive që ka ekonomia gjermane. Vinë dhe emigrantë të shumtë nga vende të Europës Juglindore të cilët punësohet atje. Dhe në parim një gjë e tillë vlen sigurisht edhe për të gjithë shqiptarët, por këtu duhet vënë theksi se kjo vlen për ata njerëz të cilët kanë një formim arsimor të kualifikuar të cilën mund ta dokumentojnë. Të gjithë ata shqiptarë që i plotësojnë këto kushte, kanë një formim arsimor të kualifikuar dhe mund ta dokumentojnë atë në mënyrë të besueshme, ata mund të udhëtojnë në Gjermani në kuadër të liberalizimit të vizave, pra të lëvizjes së lirë. Mund të kërkojnë atje një vend të përshtatshëm pune, të lidhin një marrëveshje, apo një kontratë pune me punëdhënësin potencial, të kthehen në Shqipëri, të paraqiten pranë Ambasadës gjermane dhe të kërkojnë të aplikojnë një vizë afatgjatë pikërisht me qëllim lidhjen e një marrëdhënie punësimi në Gjermani. Po sigurisht që kjo është krejtësist diçka e ndryshme nga ajo e të udhëtuarit thjesht në Gjermani dhe e të thënit atje që unë dëshiroj të aplikoj për azil këtu në Gjermani. Pra këtu duhet bërë dallimi i qartë. Dhe një pikë tjetër dëshiroj të theksoj në këtë kontekst, të gjithë ata emigrantë shqiptarë të cilët kanë kërkuar azil në Gjermani dhe në një moment të caktuar nuk pranojnë të kthehen, pra pasi është marrë vendimi, nuk pranojnë të kthehen me dëshirën dhe vullnetin e tyre në Shqipëri ata sigurisht i heqin vetes mundësinë e të shfrytëzuarit të rrugëve të tilla të ligjshme për të shkuar sërish në Gjermani dhe për tu punësuar atje në mënyrë të ligjshme, sipas rrugës që unë ju shpjegova. Ndaj edhe njëherë apeli im drejtuar shqiptarëve: Ju lutem mos u përpiqni që përmes rrugëve të tilla të kërkoni azil në Gjermani, nuk funksionon. Ajo çfarë do të arrini do të jetë thjesht dëmi i vetes dhe jetës suaj.
Kjo do të thotë që ata që nuk përfitojnë azil gjithsesi nuk kthehen në Shqipëri. Zoti Ambasador ne kemi vënë re kthime nga vende të tjera të BE, por jo nga Gjermania. Mund të na sqaroni si qëndron e vërteta?
Jo, unë mendoj që ka edhe shqiptarë të cilët janë kthyer përmes fluturimeve të organizuara pikërisht nga Gjermania në Shqipëri, për ata persona të cilëve u është refuzuar kërkesa dhe aplikimi për azil. Por sigurisht bëhet fjalë fillimisht për ata të cilët nuk pranojnë të kthehen në mënyrë vullnetare në Shqipëri. Pasi fillimisht ju jepet e drejta atyre për tu kthyer në mënyrë vullnetare në Shqipëri.
Zoti. Ambasador ju folët me shifra vërtet alarmante për shtetin shqiptar, por a është ky një fenomen që ndodh vetëm në Shqiëri apo ka raste të ngjashme, ndoshta me të njëjtat shifra edhe me vendet e tjera të rajonit, apo me Kosovën?
Jo, ky është një zhvillim që ka prekur të gjithë rajonin, madje prej disa muajsh. Dhe vendin e parë, po themi në gjithë këto zhvillime e zë Kosova. Vetëm për muajin mars, Kosova ka shënuar një shifër prej 12 mijë aplikimesh për azil. Por ky zhvillim shënohet sigurisht në shifra shqetësuese edhe në Serbi, në listën e publikuar pak kohë më parë Serbia ishte një vend pas Shqipërisë. Shifra të tilla shqetësuese ka pastaj edhe nga Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina. Dhe sigurisht këto zhvillime kanë çuar pastaj dhe në debate vërtet mjaft intensive. Në Gjermani autoriteteve u është kërkuar që të përshpejtojnë me ritme të ndjeshme të gjitha procedurat. Dhe ne si Ambasadë gjermane kemi detyrimin të bashkëpunojmë edhe me qeverinë e vendit pritës, në rastin tonë me qeverinë e Shqipërisë për të menaxhuar mirë këtë problem, ç’ka ne jemi aktualisht duke e bërë me qeverinë shqiptare.
Pra ju u keni njoftuar zyrtarisht shqetësimin tuaj autoriteteve shqiptare? Së dyti, rritja e numrit të azilkërkuesve drejt Gjermanisë a mund të sjellë në një të ardhme të afërt një vendim të shtetit gjerman për të kufizuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve?
Lidhur me pjesën e parë të pyetjes, sigurisht ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë shqiptare, i kemi informuar vazhdimisht lidhur me shifrat që unë ju përmenda dhe ata janë në dijeni të plotë të këtyre shifrave. Bashkëpunojmë mjaft mirë me njëri-tjetrin dhe qeveria shqiptare në dijeninë time është duke bërë gjithë sa ka të mundur për menaxhimin me sukses. Lidhur me pjesën e dytë të pyetjes, po është e saktë, ka një lloj mekanizmi të parashikuar prej strukturave të BE, që në rast nevoje mund të aplikohet pikërisht për të kufizuar apo pezulluar liberalizimin e vizave. Mendoj që kjo çështje dhe kjo pyetje nuk është me rëndësi aktuale për momentin, por është mirë të dihet që një mekanizëm i tillë ekziston. Dhe e rëndësishme është gjithashtu që të kuptohet në Shqipëri që lidhur me këtë masë shqetësuese emigrimi nuk është se vetëm ne e kemi problemin, por edhe Shqipëria ka një problem me këtë. Unë e kuptoj mjaft mirë që në rajone të caktuara ekziston një nivel i skajshëm, ose shqetësues po themi varfërie, por mendoj që një emigrim i tillë masiv do të përbënte një problem shqetësues social dhe ekonomik edhe për këto rajone. Ndaj mendoj që do të ishte vërtet e këshillueshme për të gjithë faktorët, për shtetin, qeverinë, politikën, për partitë, pikërisht që të paralajmërojnë qytetarët ndaj zhvillimeve të tilla./K.C-Ora News/

Azil ekonomik egziston nje shprehje e tille? azil jepet vetem per perndjekje politike .Te pakten gazetaret duhet ta kuptojne dallimin.Duket sikur ai qe ben pyetje me azil ekonomik i bie gozhdes dhe ambasadori patkoit megjithse ai flet per azil politik.
ky ambasadori thot do te futesh ne kamp dhe vetem nje perqind mund ti shpetoj vdekjes bravo.
o gjemano po mbaji or burt,se te pakten i keni te bardhe dhe shqipo-alemanian del rrace e bukur kur kalojne nepermjet spermes,apo doni ZEZAKE BJONDE JU???
2.5 milion dhe 2 kosovo as sa berlini nuk behen,pune ka plot aty te ju,apo doni zezake qe te cojne kokainen si miell neper shkallet e pallateve.
Na mbani e mos na cani trapin se ne punojme dhe adoptohemi shpejt,ju po mbani Plerat e politikes shqiptare me milione euro ne vit,nuk mbakeni dotshqipot qe vec nje pune kerkojne!!!!
Zgjidhni qe mos te ngrini ne krahe ndonje nip ose mbese korrobec te zi,me dhembe te bardhe,e ti quani rrace ariane,se do na ofendoni pastaj!!!