Shtypi grek: Rama ka marrë dritën jeshile nga SHBA dhe BE për deklaratat për bashkim kombëtar

Dita

Në një shkrim ku parashikon zhvillime të rëndësishme të politikës rajonale në vitin 2015 gazeta greke “Imerisia” merr në analizë përpjekjet diplomatike të Tiranës dhe Ankarasë për të nxitur njohjen e Kosovës nga Beogradi dhe Qipros Turke nga Athina.

Në të kundërt, kërcënimi direkt apo indirekt, sipas gazetës, është ripërsëritja e një skenari të ngjashëm me atë të Krimesë në Ukrainë, raporton Respublica. Gazeta shkruan se Ankaraja dhe Tirana konsiderojnë se në kushtet aktuale të një dobësimi politik dhe ekonomik të Athinës dhe Beogradit është më e lehtë që të arrihen disa zgjidhje që pengojnë anëtarësimin e Kosovës dhe Qipros Turke në organizmat ndërkombëtarë.

Po ashtu “Imerisia” thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë dhënë dritën jeshile Tiranës dhe Ankarasë të lëvizin në këtë drejtim. Në këtë kontekst komentohen edhe deklaratat e fundit të kryeministrit Rama për bashkimin kombëtar herët a vonë të e shqiptarëve ose nën ombrellën e Brukselit, ose si një proces i natyrshëm.

Share This Article
6 Comments
  • Ha..ha..ha…ha… hajde bashkohuni dhe ju bijte e shqipes arvanitas dhe t’i mbajme gipsy kinget si pakica kombetare ! Ha…ha..ha.. digjani kartat ne dore Janudhave dhe sllaveve !

  • Per kete qe greket e deklarojne, une kam qene i sigurte se kryeministri, ka mbeshtetjen, ndoshta jo te te gjitha vendeve te BE-se, por qe ka mbeshtetjen e Gjermanise, Britanise dhe SHBA-se.
    Por kur shof disa te ashtuquajtur analiste dhe politikane brekdhjerre, me hypen inati dhe jam gati tu fus thonjte ne fyt, per deklaratat e tyre qe dhjesin nga goja.
    E kam fjalen per disa plehra, qe ne Opinion te Fevziut, e quanin shtetin e Kosoves, si shtet jo te shqiptareve, por si shtet te bashkesive shumetnike, duke ju kundervene deklarates se kryeministrit Rama, qe deklaroi bashkimin e dy shteteve shqiptare, si te realizueshme.
    Keta brekdhjerre analiste dhe politikane ish spiune si Prec Zogaj pershembull, thonin se jryeministri, sduhej te deklaronte dy shtete shqiptare, se Kosova nuk eshte shtet shqiptar, por eshte shtet shumetnik.
    Kjo me nervozoi dhe me behet qejfi qe kjo deklarate e kesaj gazete greke, i thote brekdhjerreve, se me shqiptaret jane fuqite e botes dhe ka ardhur koha e shqiptareve.

  • Me bashkimin e Gjermanise nisi riknonfigurimi I baraspeshave gjeopolitike ne kahun natyral dhe process eshte I pandalshem.

  • …po te jetosh me frike si greku,ç’do gje e paragjykon dhe lajmi s’perben lajm,por fantazi te semuresh…do bejne mire greket te zgjidhin problemet e tyre ,sepse edhe ne shqiptareve na behet qejfi te kemi komshinj normale..

    • Te behet bashkimi i gjithe trojeve tona shqipetare, ne kosove, maqedoni, mal te zi dhe greqi si dhe po deshen dhe serbia me malin e zi ne nje shtet.Keshtu mund te kemi paqe per gjithmone besoj, ku secili merr pjesen e vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *