Bashkimi, pse nuk duhet nxituar

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Respekt për Rexhep Qosen, këtë intelektual të ndritur të botës shqiptare, por më duhet të them se teza e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën për momentin është e nxituar dhe e dëmshme për ne, për rajonin, për miqtë dhe aleatët tanë të mëdhenj, për të ardhmen tonë europiane. Sot, përtej problemeve të mprehta ekonomike që lidhen me krizën botërore, por edhe me keqmenaxhimin e resurseve tona, bota shqiptare po përjeton një moment të bukur lirie dhe hapjeje që kurrë nuk e ka patur më parë. Qeverite e të dy vendeve janë duke hedhur hapat e duhur drejt integrimit të ekonomive, arsimit, infrastrukturës, etj. Kjo është një rruge e gjatë, e vështirë e me kosto, rruga drejt integrimit rajonal dhe europian. Por shqiptarët janë më të varfërit e Europës dhe të bashkosh dy shtete të varfra do të thotë të krijosh fërkime e pakënaqësi. Le të vazhdojme me durim rrugën drejt Europës, aty do shkojmë të gjithë bashkë. Nga Vladimiri

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *