PS kandidon Dritan Lelin në Vlorë, në Sarandë Floriana Kokën, në Himarë Gjergji Goron

Bledar Lumani

Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidaturat për Bashkitë e Vlorës, Sarandës dhe Himarës.

Në Vlorë, pas debateve të shumta, është vendosur që të kandidohet mjeku Dritan Leli (në foto).

Në Sarandë ndërkohë, ashtu siç u paralajmërua, është kandiduar Floriana Koka.

Ndërsa në Himarë rikandidon Gjergji Goro.

Kandidaturat u bënë publike nga deputetja Valentina Leskaj, pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

Share This Article
14 Comments
  • Urime Dritan, ti ngjash babait tend te mire, qe edhe kur u be dikush me pozita e detyra te rendesishme, mbeti njeri i thjeshte, i çilter dhe i gjendur. Suksese, une jam i bindur qe do fitosh.

    PS
    Me ate vellain bisnesmen mos u merr shume, lere te merret me bisnesin e tij, gjej djem e vajza si vetja per te çuar punen perpara.

  • Me ne fund u deklaruan kandidaturat e kryetareve te bashkive per Qarkun e Vlores.
    Dua te jap nje mendim si qytetar i vjeter i Vlores, vlonjat 7 qind breza.
    Kete doktor Lelin, nuk e njoh personalisht, por edhte familja me patriote nga Kuci i Vlores.Njerez te ndershem qe u dhimbset Vlora.
    Ishim ne merak se mos vendosnin kete prefekten, qe nuk ka bere dy grosh pune ne Prefekture, madje kam mesuar qe kjo zonje vazhdon te jape mesim ne Universitet, eshte mesuese letersie dhe nuk ben shume pritje ne zyre.
    Ajo ka edhe dicka tjeter, qe e dine vlonjatet. Ka nje bashkeshort rrugac, me prirje kriminale, qe ka dosjen e hapur ne Prokurorine e Vlores per bemat e tij ne vitet 97-te.
    Kryetari i Himares, Gjergj Goro, eshte djale persembari.I ndershem, komunikues, ka punuar dhe e duan himarjotete.
    E paspjegueshme eshte largimi i Stefan Cipes ne Sarande, qe e ka mandatin e pare.
    Po kjo kandidatja Koka, cfare kariere ka ne gazetari, ku ka punuar, apo ne TV lokale te Sarandes?
    Na gezon qe eshte femer, ndersa aftesite do ti shohim gjate punes.
    Ju urojme suksese.

  • Me ne fund nje kryetar nga Kuci, se na mori shpirtin Terbaci.Do te marre vota si askush tjeter doktor Leli. te cilit i largohet rehatia dhe duhet te punoje nate e dite per Vloren.
    Sa per prefekten. shohim qe keto dy vjet vetem hedh shu….perpjete, pispilloset, shkon e jep mesim pa menduar se sa pune ka prefektura..
    Nuk kam pasur rast vete, por me kane thene qe nuk mban fjale, madje eshte nje tip mashtruese, ka tarafin e vet, qe ka lidhje me Gjiken, qe e beri prefekte….
    Dredhia e saj e fundit me anullimin e vendimit per dhenien me qera vendet ku te parkohen makinat, e la te menderosur dhe u duk se e beri thjeshte per te marre OK per tu bere kryetare bashkie.
    Per bashkeshortin nuk di gje, me kane thene se eshte nje tip rrugaci.

  • Eshte e ditur se nuk mund te kenaqesh 100%, deshirat e banoreve te nje vendbanimi, por kur zgjidhet si kandidat nje person, qe ka nje begraund te mire ne sy te popullates, besoj se eshte gjeja me e mire e mundshme.
    Shqiptaret ne fakt jane shume kureshtar dhe kapricoze, duke aluduar emra te ndryshem, jo ky eshte keshtu, jo ky sben se ka vellane ashtu, jo ky ka bere kete dhe cilesimet vazhdojne papushim.
    Dhe shoh te pakten ne keto pak komente, qe komentuesit jane dakort me zgjedhjen ne Vlore, por perseri del nje gje, na mbyten keta nga Terbaci, shyqyr qe doli nje nga Kuci.
    Edhe per Tiranen mendoj se do kemi nje surprize.

  • Kjo kandidature per Vloren nuk eshte suprize .Djem te shkolluar e 100% gjak shqiptari e me rrenje patriotike ka kudo ne Shqiperi .Ne habitemi dhe ngrem vazhdimishte pyetjen : Pse valle ndodh keshtu me ne shqiptaret qe nuk vendosim ne punet e shtetit e te popullit njerez te pasterte e te dhene per kombin .Difektet dihen .
    Ne trasheguam nga sistemi komuniste intelektual te korruptuar ,te shitur ,te pa afte per tu vene shpatlluat puneve qe cojne ne vendosjen e demokracise .Erdhen ne pushtet te rekomanduarit qe komandoheshin nga dikush. Qe qeshnin e flisnin para popullit se ne jemi shpetimtaret tuaj .Intelektual qe ,sic e tregoje koha i vune kazmen Shqiperise duke e cperfytyruar se do ta benin si Zvicra .Shkaterruan cdo djerse te derdhur se me cekun e bardhe qe kishin ne dore do ta benin si Amerika .Larguan gjithe intelektualet qe mbanin mbi shpatulla vendin dhe emeruan sipiunet e tyre qe ti komandonin si te donin .
    Dritani nuk eshte si ata me siper .Intelektual qe nuk shkon pas gaxhojte por ve llogjiken dhe interesat e vendit qe e rriti dhe edukoje .U edukua ne nje familje qe i thyeu hundet Ramiz Alies .Babai i tije nje njeri i dashur dhe i lidhur me popullin nuk pranoje urdhrat e Ramizit per te qelluar ndaj popullit te zones Orikum .Tragjas ,Dukat .Radhim qe kishin rrembyer anijet per tu larguar nga vendi qe nuk premtonte azgje demoktarike .Nuk po zgjatem shume tek rrenjet e familjes ,se dhe Gjika nga soje i latre ishte ,por tek ky Dritan qe nuk mund ti besh nje vrejtje .Djale pa vese e me nje karjere te paster .
    A eshte i zoti do thoni :Se pari te gezohemi qe nuk vendosim ne keto poste hajdute ,te shitur ,kondrabandiste ,vrases ,servile.por nje djale me dinjitet qe nuk e ha sapunin per djath.U zgjata se e njohe femi te shkathet, i urte ei dashur ,kokeulur mbi libra e i interesuar per gjithcka.Ka familje qe nuk blihet e sa shitet .Kete ta dine mire si ata qe e zgjodhen dhe ata qe e votojne .Allishverishet me te moren fund ne Vloren e krimbur nga xhambazlleqet e politikanve qe e kane drejtuar .
    Votoje per te dhe do te ngre opinjonin tim qe ti bind me fakte per te patur djem te tille ne krye te punve te popullit . Qeroni bastardet qe e kane kthyer Vloren shemtire .

  • Nuk e njihja Dr.Lelin, e shoh ne foto ketu tek “Dita” dhe duket si shkencetar.Sepaku eshte njeri human, mjek dhe ka marre kulture ne perendim.
    Ajo qe do ti keshilloja dr.Lelit eshte te largoje gjithe administraten qe ka pasur Gjika per 12 vjet, qe kane zene myk, jane pasuruar dhe kane zbatuar verberisht urdherat e Gjikes.
    Te largoje edhe kryetaret e rajoneve, qe nuk dihet se perse e kane marre rrogen, cfare kane bere per komunitetijn?
    Mos e degjoje shume kete Prefekten, qe nuk ben 5 leke pune, por vec pispilloset….
    Te vafte mbare Dr.Leli, sepse fitoren e ke te sigurte.

  • Shoh me kenaqesi komentet e bera me lart per z. Dritan Leli, dhe me duket si komente te shkruara ne zyrat e Ps se Tiranes. Per sa i perket kandidatures se z. Dritan do te thosha se z. Rama e ka vendosur pa pelqimin e bazes se Vlores dhe pergjigjen nga ata do ta marre ne 21 Qershor. Vlores nuk i duhen kandidatura te importuara nga Parisi i z. Rama (vend ku eshte njohur me z. Dritan Leli) por nga qyteti i Vlores qe gjate qeverisjes 2 vjecare u be me keq sec e gjeti. Mire ishte te vinte vete Rama e ti drejtoj fushaten z. Dritan se me grupin Idea Vlore nuk e besoj se do te arrij te triumfoje.

  • Urime z. Dritan,jam i nje mendje me Vladimirin,degjo babain tend,se ai e di mire se ke duhet te kesh ti ne krah ,te te nderojne dhe ta mbajne emrin te paster.As Fatmir Tocin mos degjo,i pabese e servil ,interesaxhi qe Vlonjatet nuk e duan.Edhe nje here Urime!

  • I ngjason pak Shpetimit,te punosh si 2 mandatet e para te shpetimit,pastaj e dhjeu me njerezit me te paafte qe mori dhe qe e cuan ne burg pastaj.Mgjthate urime

  • habi, si mundet mjek radiolog per te administruar nje qytet turistik si vlora,qe ka punuar me 1 infermjere dhe nje pacient. diket se deputet e vlores kane punuar forte qe ti nxjerrin emerin, dhe rama po nje kukull me kudisje do.

  • Po ai kryeministri jot vicidoli a nuk me thua cfare profesnioni ka patur, ndersa kandidatit i uruj fitore dhe te punosh per vloren qe dhe ato 5 dit qe duhet te pushojme ti bejme ketu ne shtepin tone, urime….

  • Emri i dritan lelit duket i mire dhe i pa-konsumuar .
    ne se nuk ka eksperiencen e punes ne drejtim do te mesoje ,por ne se m ete vertete do qe te mbahet mend per mire duhet ti rrije larg te vellait ed leli qe per mua eshte xhambaz dhe hajdut dhe genjeshtar..
    do te ishte mire qe vlores ti vihej ne krye nje specialist i fushes ,ose nje njeri me reputacion , i kohes dhe me njohje ne qarqet e larta dipllpmatike ,por ne pamundesi te tyre ,pra nga
    —–hicja eshte malli dhe bircja -thote nje fjale popullore .
    eh ,shyqyr qe shpetuam nga terbecet qe kane qene te njohur per qente qe dikur pleqte tane thoshnin : shikoje ,shikoje se qenka bere si qen terbaci ,sepse terbecet vetem per coban ishin dhe jane .
    por dhe kuciotet e kane gjoksin grope dhe i kenuan kenge jermanit (( gjermanit ) kur erdhi ne kuc :
    -erdhi jermani ne kuc ,me makina te medha .
    -lier me boje jeshile ,per te na genjier na !..
    ………..dhe ky dritani duam qe mos na genjeje ne sikur jermani me makinat ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *