Në tokën e askujt, ndërmjet Serbisë e Kroacisë është “shpallur shteti sovran e i pavarur “ më i vogli në Ballkan me gjithsej 7 kilometra katrorë.
Ky shtet quhet Liberland në të cilin “kryetari i saj”, çeku Vit Jedliçka, fton të gjithë ata që respektojnë parimin “jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë” e që nuk janë ekstremistë”.
“Liberland” shtrihet në brigjet e Danubit ndërmjet Baçkës së Monoshorit dhe Zmajevcit.
Jedliçka pohon se “shteti” është krijuar krejtësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare sepse është bazuar në tokën e askujt të cilën nuk e kanë kërkuar as Serbia e as Kroacia.
Vit Jedliçka, nga partia margjinale djathtiste e afër me ish- kryetarin e Çekisë Vaclav Klaus, thotë se “Liberlandin pavarur e sovran më së pari do ta njohin Serbia e Kroacia” të cilave ai është duke u dërguar notat diplomatike lidhur me njohjen.
“Liberland” ka flamurin, stemën, “kushtetutën” e “ligjet” madje ka filluar edhe me dhënie të shtetësisë dhe fton që ta marrin këtë të gjithë me kusht që të mos jenë komunistë, neonazistë, ekstremistë dhe as të dënuar për vepra të rënda penale.

Edhe nje harte tjeter ka mangut Ballkani…me siguri do hyje ne BE para nesh