Obama: Kuba jo më në “listën e zezë”

redaktor

Presidenti i SHBA-ve, ka dërguar sot një letër Kongresit për miratimin e propozimit të tij, për të hequr Kubën nga vendet që konsiderohen si mbështetës të terrorizmit.

Ky komunikim ka ardhur si pasojë e ndryshimit të kursit në politikën e jashtme të SHBA-ve. Pas shtrëngimit të duarve në Panama midis Obamës dhe Raul Kastros, vjen sot vendimi i shumëpritur dhe heqja e Kubës nga “lista e zezë”.

Kuba hyri në “listën e zezë” ne vitin 1982, gjatë Luftës së Ftohtë, dhe me heqjen e saj nga kjo listë, mbyllet një faqe e historisë midis dy vendeve.

Në “listën e zezë” të SHBA-ve, kanë mbetur vetëm tre vende, Irani, Siria dhe Sudani.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *