Ja pse s’i kemi mirë punët

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

DITA! Nuk ka se si t’i kemi mirë punët gjersa “kokat” tona janë kalbur si kërcuret. Në vend që të përzinim tiraninë dhe të dilnim prej drithmës, vumë në krye gjithë shpellarinë dhe llogaritarin e kooperativës. Vumë ne krye aventurierët gënjeshtarë, shpifësit, hipokritët, që bënin luftë kundër imperializmit e revizionizmit, të mbështetur nga vulëhumburit që ishin ulur në prehrin e fashizmit dhe merrnin ofiqet e rrogat e pushtuesit në emër të patriotizmit. Kjo është sëra e këtyre kokësapllakëve, e këtyre barbarëve, që duan të shkojnë në Evropë duke ndërruar brekushet e anadollakëve, me kostum e kollare, por pasi të bëjnë xhihadin tek Ura e Tabakëve. Këta e dinë mirë se Fondi Monetar Ndërkombëtar bën marrëveshje të fshehta, që në të vërtetë janë publike, legale, kundër këtyre rrumpallëve, që kishin bërë sistemin më të mirë ekonomik të botës së zululandëve, duke ua kaluar francezëve, anglezëve, italianëve e gjermanëve. Këta janë shpellarët që i bien tupanit duke brohoritur për sulltan Salariun e Salistanit dhe “laureshat” cicërojnë me zë të dridhur para mikrofonit fjalët e mençura të tij që i ruajnë poshtë fustanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *