Shqipëria do të fillojë sot ofensivën vendimtare për të fituar atë që na u mohua nga dy shkallët e drejtësisë sportive të UEFA-s, 3-pikëshit në tavolinë të ndeshjes së 14 tetorit ndaj Serbisë. Vendimi i fundit i organit më të lartë të futbollit europian për t’i dhënë 3 pikët Rusisë për goditjen e portierit në ndeshjen me Malin e Zi, ka zhgënjyer ndjeshëm Shqiptarët, për përdorimin e dy standardeve.
Lorik Cana, kapiteni i përfaqësueses sonë, në një intervistë për Top Channel tregoi se nga sot do të jetë në Lozanë, në cilësinë e dëshmitarit, për të marrë të drejtën e pakundërshtueshme për gjithçka na u mohua.
“Zhgënjimi më i madh është që vetë UEFA, e cila është organi kryesor i futbollit europian dhe organizuesi i këtyre garave dhe i këtij kompeticioni, nuk ka mbajtur vlerat që ajo i promovon çdo ditë. Është e vërtetë që Federata ruse ka më shumë fuqi brenda organeve ndërkombëtare. Fatkeqësisht pesha e Shqipërisë nuk është në këto nivele, megjithatë kombëtarja shqiptare po rritet çdo ditë e më shumë dhe kjo bën që Shqipëria të dëgjohet më shumë. Dy ngjarjet që kanë ndodhur janë absolutisht të pakrahasueshme”, shprehet kapiteni i Kombëtares sonë të futbollit, Lorik Cana.
Pritet që seanca e sotme dëgjimore të mos përfundojë para orës 18:00 dhe gjithashtu nuk pritet që vendimi për ndeshjen që u braktis për shkak të trazirave të shkaktuara nga tifozët serbë të jepet që sot.
UEFA i dha 3 pikët në tavolinë Serbisë me arsyetimin se Shqipëria nuk kishte pranuar të rikthehej në fushë për të vazhduar ndeshjen pas dhunës që ushtruan tifozët serbë ndaj lojtarëve të kombëtares sonë. Më pas, duke u nisur pikërisht nga kjo dhunë, UEFA ia hoqi këto 3 pikë Serbisë.

do te na i fusin prape, i pambrojturi vritet gjithmone.
Fajtore per ndeshjen ne Serbi jemi vetem Ne. Sporti nuk duhet te perfshihet ne politike. Ne nuk lujtem futboll por beme politike me nje drone qe valvite nje paçavure por jo flamur Kombetare. Ne SHqiptaret ofenduam rende popullin Serbe. Ka shkake dhe pastaj ka pasoje. Ne jemi shkaktare dhe do paguajme pasojen. Neve na vjene mire kur Platinia deklaron se Kosova do behet antare e UEFA. Platinia nuk merret me politike kur bene nje deklarat te tille. Ne duam qe shiu te bjere ne aren tone.
Kush je ti mo qe na tregon se fajin e kishim ne, o plehre shqipfolese?
U ofendua populli serb qe po bertiste nga fillimi i ndeshjes “vritini shqiptaret” e s’je ofenduar ti vemje e felliqur qe i thua vetes shqiptar? U ofendua populli serb nga nje dron qe s’dihet nga erdhi dhe s’u ofendove ti qe flamurin tend, simbolin nr 1 te shtetit tend, ta kishin fshehur pas llamarinave? U ofenduan serbet per nje flamur e s’u ofendove ti qe gjate himnit gjithe stadiumi po e fishkellente?
U ofenduan serbet dhe s’u ofendove ti qe ekipin kombetar ta trajtuan si skuader terroriste qe sa shkelen deri sa lane ate vend te mallkuar?
Do i lutesha gazetes Dita t’i fshinte komentet e mesiperme te ketyre njerezve pa shtylle kurrizore, pa indentitet dhe inferiore. Keta vetem shqip dijne te flasin, s’kane asnje lidhje me patriotizmin.
Krenar por i dhjere?
Nese je mesuar ta trajtosh veten inferior, viktime dhe fajtor edhe kur s’ke faj, normalisht qe do ndihesh dhe do te trajtojne si te dhjere.
Shqiperia ka shume probleme dhe problematika te brendshme qe na bejne te skuqemi, por ne kete rast specifik te ndeshjes me Serbine s’kemi pse i hedhim balte vetes kur ne çdo minute te asaj jave eshte ndjere terbimi homofobik i nje shteti te tere. Na kane vrare, na kane dhunuar, diskriminuar gjate gjithe historise, ate gje bene dhe ate nate duke na i gervishtur plaget ende te pathara, dhe perseri kane fytyre te thone qe fajin e kane shqiptaret. Dhe disa zera shqipfoles ketu u japin te drejte, ky eshte kulmi i mungeses se respektit per veten.
Une prap vej bast qe do humbin kete gjyq. Eshte mbyllur ceshtja e dronit. Uefa nuk do t’ia dije per kontekstin historik..
Nuk eshte vetem ana historike ne kete histori, por edhe ana organizative. Hedhje sendesh ne fushe para dronit, korre raciste, futje tifozesh, sigurimi qe nuk largon tifozet por gjuan lojtaret shqiptare. KAS nuk eshte UEFA qe eshte specifike per futbollin, por eshte nje gjykate arbitrazhi per cdo lloj sporti.
Ne e pame vendimin e UEFA-s dhe s’do cuditeshim sikur dhe KAS te mbante anen e serbeve, por gjykoj se e drejta eshte me shqiptaret dhe ne duhet te mbrojme pozicionin tone ne menyre unanime, pa ndjenje fajesie dhe perulesie per ate qe ndodhi.
A i marrim tre piket, a si marrim, sdua tja di fare, per mua ngritja e flamurit te Shqiperise natyrale me dy portretet e dishepujve shqiptare, eshte fitorja me e madhe, qe ne shqiptaret, ja beme Serbise, ne mes te Beogradit, ne sy te te gjithe botes.
Ai flamur, ata lojtare, ajo kombetare, ka ngritur moralin kombetar, si asnjehere tjeter, pa fjalime patetike si ne kohen e Enver Hoxhes, pa klithmat spekullative te Sali Berishes.
Identiteti kombetar sot, eshte ne nivelin me te larte, ku dallimet ndermjet shqiptareve, jane zvogeluar ne maksimum.
Eshte nje nder dhe nje respekt, per shqiptaret e Dardanise, qe jane mbeshtetesit kryesore, te kombetares shqiptare dhe qe flamurin Kuq e Zi, nuk e nderrojne me flamuj shumngjyresh me dallime etnitetesh.
Prandaj mos u merzisni, sido qe te vendose europa kurva plake, ky mijvjecar, eshte mijvjecari i shqiptareve, me aleatet tane, strategjike, SHBA dhe Gjermani.