Berisha prezanton logon për fushatën elektorale

redaktor

Kryeministri Sali Berisha prezantoi sot në rrjetin social, Facebook me foto logon për fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike. Siç përshkruan Berisha, prijësi në fushatë është flamuri kombëtar. “Të dashur miq! Unw do të vlerësoja shumë mendimin tuaj për logon tonë. Kam shumë kënaqësi që t’ju njoh ju para të gjithëve me logon e fushatës dhe fitores së ardhshme të PD. Në logo është shkruar slogani i fushatës sonë “Ne jemi ndryshimi, Përpara!” Nga logo del qartë se prijësi ynë është Flamuri kombëtar. Zoti e bekoftë atë dhe fitoren tonë të 23 qershorit. Për mua ju jeni të parët! Sb”, citon Berisha në “Facebook”.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *