Për të shmangur falimentimin, Greqia shkurton vende pune, ul pagat e punonjësve, redukton shpenzimet për pensionet dhe ndihmën sociale dhe kërkon shtyrje të pagesës së kësteve të borxheve që i ka kredidhënësve ndërkombëtarë.
Por paratë për të rinovuar dhe modernizuar ushtrinë nuk mungojnë. Ministri grek i Financave, Panos Kamenos, tha në një intervistë për mediat në Moskë, pas takimit me homologun rus Sergei Shojgu, se Greqia do të blinte raketa të reja për sistemin e mbrojtjes raketore S-300. Vlera një rakete është minimalisht 1 milionë dollarë. Këtë sistem, që ka nevojë për rinovim periodik, grekët e kanë blerë nga rusët në vitet ’90.
E përditshmja “Die Welt” shkruan se Greqia në krizë, ka ushtrinë më të madhe në Europë, në përpjesëtim me popullsinë. Pavarësisht masave të ashpra të kursimit, e përditshmja gjermane shkruan se Athina bleu nga uzinat gjermane të armatimit në vitin 2014, municion për tanke me vlerë 52 milionë euro.
Madje ka më shumë tanke moderne se Ushtria gjermane. Ka 353 të tillë, të modelit Leopard 2, shumica të blera në kulmin e krizës në vitin 2009, ndërsa Gjermania ka vetëm 245. Sipas një krahasimi të thjeshtë, “Die Welt” shkruan se Greqia ka 130 mijë ushtarë aktivë dhe 1600 tanke për një popullsi prej 11 milionë banorësh.
Gjermania ka 180 mijë ushtarë, por si vendi me popullsi më të madhe në Europë, për të qenë në përpjesëtim të drejtë me Greqinë, duhej të kishte 1.4 milionë ushtarë dhe 10 mijë tanke. Gjithçka për të konkurruar fqinjin turk, që pavarësisht së janë aleatë të NATO -s, mes tyre ekziston një lloj “lufte e ftohtë”.

KA FRIKE NGA ÇAMET
Perplasi dhe njehere armet me Turqine,se ta ben si ne Qipro.Keto qe greku blen ne Gjermani,turku i prodhon vete.Turqia nuk eshte ushtria Sali Berishes,qe e shkermoqen Zani Caushi me tre Buzan ne Cerrik.
Sepse jane te zgjuar dhe jo idiote si ne qe i shitem te gjitha per SKRAP, qe skemi ushtri , por vetem dis qindra mercenare, ndersa Greku ka ushtri te rregullt
Me siguri këtë fuqizim të arsenalit ushtarak grek do ta ndalojë znj. Mimi Kodheli ! Nuk e di por nuk mund të mos vihet re se ka goxha kohë që nuk po duket publikisht! Njoftojeni të marë masa për të ndaluar prishjen nga Greqia të ekuilibrave rajonalë në fuqinë ushtarake? Lutemi sa më shpejt! Tung!
Epo shume mire qe Greku ka ushtri me raketa e me tanke..Tu pije lengun..” Te ashtuquajturit Vorio Epir”,,Ka 100 vjet qe ja rrojti lesht..
O halit i xhan! Po mir thua per vorio epir qe ja rruajti, por dinakeria e tyre nuk ka te sosur. V.epirin e ka shnderruar ne nje qender te helenizmit te theksuar asimilimi i gjuhes shqipe vazhdon, si ne vorio edhe ne jug te epirit, madje edhe ne te gjithe rracen shqiptare.
Grreqia eshte shteti qe ka marre me shume pare nga EU dhe SHBA prej 40 vjetesh,dhe eshte Izraeli europes midis EU dhe Azise.