Subashi: Veliaj, modeli që i duhet Tiranës

redaktor

Dëshira Subashi, ish anëtarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ish gjyqtare, ka ndarë sot në Facebook eksperiencën e saj personale, gjatë një komunikimi që ka pasur me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, për zgjidhjen e një problemi. Duke iu referuar komunikimit të disa kohëve me parë me Veliajn, Subashi shkruan se vendosi ta ndajë këtë eksperiencë në momentin kur Veliaj është kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës.

“I referohem një komunikimi që kohë më parë kam bërë me Erion Veliaj, në funksionin e Ministrit…. Në të vërtetë u mendova gjatë nëse duhet të kërkoja, me ndrojtjen e një zhgënjimi që mund të merrja. Vendosa ta provoj. Trokita tek Erion Veliaj, për ankesë ndaj një strukture të administratës në vartësi. Një përgjigje dhe një reagim qytetar, korrekt. Në përfundim të një zgjidhje e falenderova, por ai, Erion Veliaj, gjeti gjuhën e rrallë të pushtetarit për të komunikuar. Nga goja e tij doli fjala ndjesë për problemin që të ka shqetësuar, doli fjala faleminderit që unë pata durim e besim tek zgjidhja! Do të doja shumë që ky model të jetë administrata e këtij vendi. Ky është modeli i vetëm në Shqipëri; ky është modeli i shtetarëve në Amerikë. Më thoni a nuk kam të drejtë ta ndaj me ju këtë vlerë të tij, në këtë moment konkurimi të tij?”, e mbyll Subashi komentin e saj.

Share This Article
27 Comments
    • Veliaj njeriu qe i duhet Tiranes. Ka vizionin e duhur e aftesine menaxhuese per te mireqeverisur Tiranen e cila per fat te keq ka kater vite qe nuk ka nje kryetar te sajin. Besimplote se Veliaj do beje nje pune te mire ne Bashki.

      • Besoj ne miresin e ketij njeriu. i kthevi dinjitetin te perndjekurve politik qe per vite me rraadh ishin perndjekur me shume se nga regjimi komunist edhe ne disa raste edhe u veteflijuan per te marre cka u takonte. prandaj besoj se ky njeri me kaq miresi i duhet nje Tiranes qe ti kthej ngjyrat e humbura te ketij qyteti!

        • Pervec te gjitha cilsive qe ka eshte qyetare di te komunikoj edhe te mbaj premtimet cka i ka munguar klases politike shqiptare ne gjithe kto vite.

          • Ka spikatur ne cdo iniciative apo detyre qe ka marre persiper, keshtu qe e meriton besimin tone per Tiranen. Kemi nevoje per nje kryetar qe di t’i pergjigjet qytetareve, qe nuk do nxjerre shkakun banal se gjasme kane dashur te vene bomben bashkise dhe po mbyllim dyert e bashkise per qytetaret.

          • Eshte i vetmi ne llojin e tij, s’ka te krahasuar, qofte ne historite e suksesit e qofte ne raport me publikun dhe median. Nuk ka pike medyshje qe Triana vetem me ne krye Erionin mund te behet.

      • Tirana eshte nje qytet ne dinamike dhe ka nevoje per nje njeri fleksibel, qe i kupton realisht nevojat, qe punon palodhur per te realizuar objektivat, andaj kemi bindjen se Tirana do te kete tjeter pamje pas 4 vitesh.

      • bravo qe ndan me publikun kete eksperience tuajen me publikun per te njohur me shume cilesite dhe vlerat e nje kandidati si Erion Veliaj.

    • Veliaj ka treguar se punon per te gjithe, eshte modeli per te cilin kemi nevoje per te rilindur edhe Tiranen, nuk ka asnje njeri qe ka kontaktuar dhe nuk ka marre zgjidhje. I gatshem per te bashkepunuar dhe komunikuar me te gjithe.

    • Erion Veliaj: – kreu reformen ne pensione, skema e se cilave ishte ne prag kolapsi – u realizua demshperblimi i ish- te perndjekurve politike – hartoi ligjin per hapjen e dosjeve te diktatures – ktheu ne trend arsimin profesional duke i meshuar fort kesaj ideje. Prova keto qe japin shprese qe Erioni te jete i suksesshem edhe ne drejtimin e Bashkise se Tiranes.

    • e ka treguar fare mire qe ky njeri di ta bej punen. i kthevi kempet atyre qe e meritonin duke ja hequr atyre qe e vidhnin. krijoj nje reforme ne pesione qe i duhej shqiptarve neser. solli frymen e arsimit profesional duke na treguar qe kshu fitohet me shume se me nje diplom juridiku. nje si ky i duhett tiranes!

    • Erioni eshte kandidati me i denje dhe baza e partise socilaliste ka bere zgjidhje te duhur, bravoooo dhe ishalla me fitore

    • Veliaj ka qene prane cdo kategorie qe ka patur nevoje, mjafton te permendim te perndjekurit qe vetem pas 23 vitesh moren kestet e demshperblimeve, beri reformen e pensioneve, qe vitet e punes te shperblehen per nje pleqeri te begate; reformoi arsimin profesional qe te rinjte te marrin nje zanat qe u jep realisht pune; punoi edhe per emigrantet, qe te terheqin pensionet e tyre nga vendet ku kane punuar e sa e sa histori te tjera suksesi.

  • erioni ka me shume vlera, keto qe thot znj deshira subashi jane mese te verteta, me ne fund bashkia e tiranes do ket ne krye te saj nje njeri me shume vlera te duhurin

  • erion veliaj eshte njeriu i palodhur,i vullnetshem, qe do e zhduke dembelizmin qe ka bashkia e tiranes me ne krye lulin, e ka treguar punen e tij kur ka qene ne krye te ministrise, dhe deshira e tij per te punuar do jete me qytetaret ne cdo hall te tyre

  • Demokraleshet te pergatiten, se Erjon Veliaj do te jete ne krye te bashkise, minimumi tre mandate, se do te jene vete banoret e Tiranes, qe do ta duan ne krye te bashkise.

  • ,E.Velija ka deshmuar se ka vullnet , kjo do thote se ky djale ka prsonalitet,ka karakter te larte ,ka intelegjence ,ka nje kontroll te rrepte mbi vetveten ,kjo i jep avantazh ne mardhanje te sukseseshme me dhe organizmat nderkombetare,ne dobi te Tiranes.~~~~#

  • KA THELA MUTI EDHE PER TY

    Vrapo te marresh nje thele muti edhe ti, se u pa puna tani, eshte bere deti kos !

    Ja çfare I tregoje Ben Andonit te JAVA-s per “pa anshmerine” tende zonja zhylese e qelbesuar me arromen e ish banorit me dipllome fallco te Qelbesires alias Ura Vajgurore:

    Intervistë me juristen dhe ish-nënkryetaren e KQZ-së, znj. Dëshira Subashi. Si e shikon ajo sistemin e sotëm të Drejtësisë; mosrespektimin ligjor dhe moral për personalitete të ndryshme; ndërfutjen e politikës, por edhe perfomancën e Drejtësisë së shtetit shqiptar në këto 300-ditë të para të qeverisë Rama, që sipas saj nuk ka ndryshuar fare…

    Shumë gjëra nuk shkojnë me Drejtësinë, sipas juristes së njohur Dëshira Subashi. Dhe, këto për të nuk lidhen thjesht me faktin se ajo duhej të kthehej në punë konform të gjithë rregullave, por Drejtësia shqiptare po tregon se është një varkë që fut ujë kudo. Dhe, institucioni i KLD-së, një hallkë që po çedon shumë në funksionet e saj. Nuk mendon se ka ndikim politika të Drejtësia, por gjykon se politizimi i problemeve të funksionimit të drejtësisë devijon problemin e vërtetë të saj. Ai nuk është një debat thjesht politik, thotë znj. Subashi

    Edhe pse kanë kaluar kaq shumë muaj, Juve nuk jeni kthyer sipas ligjit në Gjykatën e Apelit (ku keni punuar më parë dhe duhet të ktheheshit), ndërsa emërimet e reja atje kanë vazhduar. E quani si një papërgjegjshmëri të Drejtësisë shqiptare; një hipokrizi për raportet gjinore, që kinse respektohen apo një paragjykim të pastër për Ju?

    “Unë ju falënderoj për këtë pyetje. Ju media keni qenë të vëmendshëm ,duke sjellë në vëmendje të lexuesit sjelljen e shtetit ndaj nëpunësve të lartë të tij, jo si një çështje të vlerësimit personal të njërit apo tjetrit, por si një çështje të zbatueshmërisë së ligjit nga organet drejtuese të drejtësisë.

    Pa më të voglin dyshim tashmë jam e bindur se KLD më ka paragjykuar për mënyrën se si unë kam ushtruar detyrën e zëvendëskryetares së KQZ-së. Është e vërtetë që unë në funksionin e Anëtares së KQZ -së kam qenë e propozuar nga Opozita e kohës sipas Kodit Zgjedhor , por ky fakt nuk është shkak ligjor për të më konsideruar të anshme. Pikërisht për shkak të ngarkesave politike që mbart detyra e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , ligji parashikon garanci juridike apo siguri juridike për Anëtarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Gjithsesi në pozicionin dhe detyrën që unë kam kryer i jam përmbajtur me besnikëri betimit për të punuar me paanësi, ndershmëri dhe profesionalizëm edhe pse ky vlerësim nuk kërkohet nga ligji për t’u rikthyer në punën e mëparshme, që është gjyqtare e Gjykatës së Apelit Tiranë. Për më tepër sipas Kodit Zgjedhor, Anëtari i KQZ-së ka pagën dhe privilegjin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Referuar kësaj të drejte, Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 137 pika 3 thotë se gjyqtarët gëzojnë imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrimin e funksioneve të tyre gjyqësore. Të njëjtën mbrojtje gëzon edhe anëtari i KQZ-së, në ushtrimin e funksionit të tij , ndaj e konsideroj të padrejtë paragjykimin tim nga KLD-ja dhe pengimin për të ushtruar të drejtën time të ligjshme.

    Në vetvete ky paragjykim përbën diskriminim, të ndaluar për t’u kryer me ligj të posaçëm. Është shumë keq për vendin kur diskriminon institucioni që qeveris drejtësinë shqiptare, KLD. Më thoni si do të mund të gjykojë me paanshmëri një gjykatës në një padi që unë mund të ngre në gjykatë kundër KLD-së, kur kjo e fundit e ka emëruar atë gjyqtar, kur kjo e fundit e vlerëson këtë gjyqtar, kur kjo e fundit e ndëshkon këtë gjyqtar? Një rreth vicioz që shkel hapur të drejtat kushtetuese të një nëpunësi të lartë të shtetit, të zgjedhur nga Parlamenti, që mbaron mandantin dhe që ligji i siguron mbrojtje juridike për shkak të detyrës. Unë, për shkak të detyrës kam qenë person i lartë publik me të drejta ligjore pas mbarimit të mandatit, të cilat hapur më mohohen. Po një person që nuk ka pasur karrierën time publike, që nuk ka mbrojtjen time ligjore, që nuk ka vëmendjen e medias për të bërë publik shkeljen e të drejtës, si e gjen të drejtën –pyes veten shpesh! Dhe përgjigja që jap me keqardhje, është e mjerueshme”.

    Hipokrizi për raportet gjinore, më pyesni?

    Pse jo –përgjigja ime. KLD-ja është tërësisht një institucion mashkullor edhe pse ka një ligj të posaçëm “Për barazinë gjinore”, që detyron të gjitha institucionet, qoftë edhe ato drejtuese të drejtësisë që në përbërjen e tyre të kenë një kuotë 30% të gjinisë tjetër”.

    Ka një ngërç të madh mes institucioneve të shtetit shqiptar sa i përket Drejtësisë. Tashmë, ajo është ngjitur deri në strukturat e saj drejtuese. Ministri i Drejtësisë është shpesh kundër KLD-së, kjo e fundit kundër Ministrit, ndërsa Presidenti është pothuaj krejt i pafuqi të vendosë një ekuilibër? A keni menduar se do të arrihej deri këtu?

    “Asnjëherë. Gjithkush me një gjykim mesatar që ndjek zhvillimet brenda strukturave drejtuese të Drejtësisë kupton lehtë se vetëm drejtësi nuk e ka emrin. Emërime, kontrolle, vlerësime dhe masa disiplinore për gjyqtarë të Shkallës së Parë dhe të Apelit, janë funksionet e KLD-së. Të gjitha këto vendime të KLD-së të kontestuara fuqishëm si asnjë herë. Kjo është pasqyra e Drejtësisë. Unë nuk mendoj se Presidenti i Republikës është i pafuqi të vendosë një ekuilibër. Kushtetuta e Shqipërisë i ka dhënë mjaft kompetenca të fuqishme Presidentit në sistemin e Drejtësisë dhe me kompetencën e drejtësinë ndaj ligjit arrihet ekuilibri i duhur. Unë vlerësoj shumë stafin teknik të institucionit të KLD-së në orientimet apo në mendimet e tyre me ndikim në vendimmarrje”.

    A mund të themi se pas argumentimeve të gjithë krahëve, në themel debati për Drejtësinë është thjesht politik?

    “Nuk mendoj se debati për Drejtësinë është thjesht politik. Unë besoj se është detyrë e politikës të përcaktojë rregullat e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *