Drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj ka reaguar në Top Channel pas publikimit të fotos së drejtuesve më të lartë të policisë me Arben Frrokun, i dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Në një intervistë telefonike, zoti Burgaj ka deklaruar se kjo foto nuk e kompromenton hetimin.
Zoti Burgaj, keni dijeni kur është bërë kjo foto?
Siç më informuan kolegët, kjo foto ka rreth 2 vite që është bërë, që e kanë kërkuar në një drekë të këtyre shokëve.
Keni dijeni nëse drejtuesit e policisë në foto kanë marrëdhënie me shtetasin Arben Frroku?
Nuk do ta quaja të rëndësishme këtë pjesë, edhe sikur ndonjë nga kolegët të ketë njohje me të dyshuarin. Në momentet e njohjes ai nuk ka pasur preçedentë me policinë. Në kushtet që jemi sot, ne kryejmë detyrën dhe zbatojmë ligjin deri në zbardhjen e ngjarjes. Nuk do ketë asnjë ndikim.
Me kë do zvëvendësohen drejtuesit e policisë pas dorëheqejs së tyre nga hetimi mbi vrasjen e Lamaj?
Policia e Shtetit nuk vuan nga mungesat, ajo ka rreth 10 mijë vetë, ka ekspertë dhe oficerë të policisë gjyqësore që këtë çështje do ta çojnë deri në fund. Veprimi i zotit Kulicaj dhe zotit Vocaj është çështje e tyre, kështu e perceptojnë ata para opinionit publik. Ata kanë punuar me intensitet për zbardhjen e ngjarjes dhe nuk kanë patur asnjë lloj ndikimi të këtyre natyrave që përfliten. Megjithatë, është një vendim personal që unë e miratoj.
A keni qenë në dijeni të kërcënimeve me jetë që ka patur kryekomisar Lamaj?
Veç konfliktit të hapur mediatik, nuk ka absolutisht asnjë shkresë zyrtare e asnjë këresë të tij për takim me mua apo vartësit e mi për këtë çështje.
Edhe zëvendësshefi i komisariatit numër 6 është kërcënuar, cili është pozicioni juaj për këtë?
Janë çështje në hetim dhe nuk është komode për mua të bëj komente.
A është kërcënuar zoti Arapi?
Ka patur një mesazh që po hetohet. Nuk komentoj asgjë më shumë. Çështjet do shkojnë deri në fund.
A do merret në mbrojtje zoti Arapi?
Deri tani kemi zbatuar të gjitha proçedurat ligjore.
Zoti Burgaj nuk dha detaje lidhur me provat e hetimit mbi ekzekutimin e kryekomisar Dritan Lamajt, duke u shprehur se ato do të paraqiten që të gjitha në gjykatë.

Shikoj me vemendje deklarimin e kreut te Policise Shqiptare dhe tmerrohem: “….Policia e Shtetit nuk vuan nga mungesat,… ka ekspertë dhe oficerë të policisë gjyqësore që këtë çështje do ta çojnë deri në fund..”. O Hyyys, per cilet experte e ke fjalen, per Cardakun apo Jahelezin? Ekspertet e tu dine te mbulojne krime, te nxjerrin kriminele nga burgu(21 janari) dhe ta kthejne vrasjen kriminale ne vetvrasje aksidentale (Trebicka), per te shpetuar djalin e shefit nga llogaridhenia para drejtesise.
Dhe vazhdon me tej Hysa i Policise: “…Veprimi i zotit Kulicaj dhe zotit Vocaj është çështje e tyre, kështu e perceptojnë ata para opinionit publik…” Jo mor Hys! Jo! Jane me te thella keto pune. Mendja jote nuk i kap dot. Se po ti kapte nuk te linte Ty Sala shef te Kulicajt.
Qe ta mesosh per here tjeter, cdo lloj marredhenie e meparshme e titullareve te hetimit, kompromenton objektivitetin, i cili eshte parim i patjetersueshem i veprimtarise investigative. Ndaj nuk mbetet ne gjykimin personal te vartesve te tu nese dorehiqen apo jo. Nese nuk dorehiqen ata i shkarkon ty nga detyra. Sepse funksionin Tend, per te respektuar e zbatuar Kushtetuten dhe ligjet e ka krijuar dhe paguan ky popull fukara.
Tonini, si djale i zgjuar, me t’u publikuar fotoja deklaroi doreheqjen nga hetimi, jo si akt emocional apo deshire personale, por si detyrim ligjor dhe obligim ndaj publikut. Gje qe e beri me vonese shefi i vet, sepse nuk e le fodulleku ti kuptoje drejte dhe ne kohe situatat.
Eshte papergjegjshmeri “o koke e madhe drejtuese e Policise shqiptare” qe deklaron se nuk dije gje per konfliktin qe kish Shefi i Komisariatit ne mes te Tiranes me komunitetin dhe thua se: “…nuk ka absolutisht asnjë shkresë zyrtare..”. Pse duhen shkresa per te mesuar se eshte demtuar nje marrredhenie e vartesve te tu me njerezit ? C’far ke parasysh kur deklaron se ka nje konflikt të hapur mediatik…”. A ishte shefi dhe punonjesit e policise te Komisariatit Tend ne qender te asaj proteste neper rruget e Tiranes dhe a u fol per veprime arbitrare te vartesve te tu ne koferencen per shtyp te muajit shtator? C’bere ty per t’i verifikuar, qofte ne mbrojtje apo dhe per ndeshkimin e vartesve te tu, nese kishin gabuar?
O Drejtor “i madh i Policise” dhe ushtar i vogel i komandantit legjendar, ne populli kemi shume “kahare” per ty dhe policine qe gjasme drejton. Gjynahet e tua ne raport me ligjin dhe permbushjen e rregullte te detyres, jane te medha dhe nje dite do te duhet te japesh llogari.
Keto e te tjera gjera ka parasysh opinioni qe te ka kerkuar doreheqjen o Hys. Mendoje vete, por mire eshte te mos e shtosh debitin tend, sepse nuk ke kellqe per ti paguaur.
Pune maskarenjsh