Fazlliçi e la Porto-Romanon në 2013, pas rënies së qeverisë “Berisha”

redaktor

Në zonën e Porto-Romanos ka gjallëri. Mjetet e shumta hyjnë dhe dalin në zonën e tankerave. Ditët e ngrohta kanë bërë që shumë vetë të dalin në det për peshkim. Kur pyet ndonjë banor se ku i ka pronat biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, ata thonë se nuk e dinë, pasi ka shumë hapësirë dhe se ata vetëm e kanë dëgjuar si emër, por nuk e kanë parë kurrë.

 

Kompania në Porto-Romano

Nga larg shquhet sipërfaqja e madhe me tokë në Porto-Romano, e rrethuar dhe që është në pronësi të biznesmenit prej shumë vitesh, kur qeveria “Berisha” e favorizoi për blerje me çmim të lirë. Brenda territorit dallohen impiantet gjigante të gazit dhe naftës dhe godinat ku kompania “Crown Acquisitions” ka pasur qendrën e aktivitetit të shumëllojshëm të saj në import-eksport, pasuri të paluajtshme, tregtim mallrash dhe të tjera. Realisht emri i tij është përfolur shumë, që në kërkesat e paraqitura në formë projektesh për të ngritur një TEC qymyrguri në afërsi të Durrësit pas vitit 2007, kur edhe u vendos në Shqipëri, që revoltoi banorët e zonës dhe kërkuan që të vënë banesat në shitje, në ikje, ndaj frikës të ndotjes dhe smogut vdekjeprurës. Ai ishte i panjohur, por prezent me investimin. Megjithëse që prej humbjes së ish-kryeministrit Sali Berisha në vitin 2013, kompania pothuajse ka ulur fare ritmin e aktiviteteve të saj. Vetë biznesmeni që prej dy vitesh nuk duket në këtë zonë, ndërsa së fundmi ka pasur edhe telashet me kredinë e bankës rreth 3,3 milionë euro që ka marrë për investime në vitin 2010. Për këtë shkak Gjykata e Tiranës vendosi sekuestron ndaj kompanisë në Porto-Romano. Mendohet se vlera reale e kompanisë është shumë më e madhe se kredia që ka marrë në “Bankën e Tiranës”, pasi biznesmeni zotëron rreth 20 hektarë tokë buzë detit në Porto-Romano dhe deri në thellësi të zonës rurale. Sipërfaqe që janë blerë lirë dhe që mund të shiten shtrenjtë.

 

pronat e fazllicitDështimi i TEC-it

Emri i Fazlliç lakohej në bisedat e sekserëve që blinin dhe ndërmjetësonin për shitje të ligatinave të zonës së Porto-Romanos, Vrrinës dhe Bisht-Kamzës. Bliheshin me çmime të lira dhe shiteshin mjaft shtrenjtë krahasuar me çmimet e tokave të tjera. Sekserët e kishin kapur rastin dhe e dinin se në një vend ku “luhet para e madhe”, çmimet e ndërmjetme ishin praktikisht mjaft të preferuara. Po punimet e Tec-it me qymyrguri u bllokuan nga lufta politike. Fitorja e Vangjush Dakos si kryebashkiak në Durrës në 2007 dhe kundërshtitë e frontit të majtë dhe ambientalistëve, bënë që të shuhen shpresat për ndërtimin e tij. Dako në valën e fushatës deklaroi për shtypin se: “Po organizojmë një mënyrë tjetër proteste, ku janë vetë qytetarët të cilët nënshkruajnë peticionin kundër ndërtimit të TEC-eve me qymyr në parkun energjetik të Porto-Romanos, ku janë edhe pronat e Fazlliçit. Durrësi nuk mund të  pranojë masakrën mjedisore të qeverisë me TEC-in, dhe kjo është mënyra më e mirë për t’i thënë qeverisë se durrsakët janë kundër ndërtimit të tyre”.

 

Investimi dhe kredia

Pas kësaj tentative të dështuar për TEC, në tokat e blera u zhvilluan linja të tjera biznesesh dhe manovra tregtare. Ngriti impiante gjigante të import-eksportit për karburante, tregtim gazi dhe nafte, ngriti zyrat për operimin në shit-blerjen e pasurive të patundshme, tregti mallrash të ndryshëm dhe aktivitet tregtar. Për këtë shkak në 2010 mori edhe kredinë te Banka e Tiranës. Por kjo nuk zgjati më shumë se tre vjet, pasi së fundmi, duke qenë edhe një klimë politike jo e favorshme për Fazlliçin, me humbjen e pushtetit të djathtë, tek i cili u mbështet fortë, investimet spekulative që filluan me 100.000 lekë kapital dhe përfunduan me miliona të marra kredi, bënë që gjithçka të ndryshonte në kompaninë “Crown Acquisitions”. Fazlliç u largua nga Shqipëria në 2013 dhe prej asaj kohe pothuajse biznesi ka qenë në kuotat më të ulëta, për të mos thënë se është mbyllur totalisht. Për këtë shkak vonesa e shlyerjes së kredive çoi në kërkesën për sekuestro të kompanisë.

Mark Brunga

Share This Article
1 Comment
  • Fazllici i beri parate e tij! Kjo ishte e Argites ,qe nuk guxon te pranoje, qe eshte e saj! Kjo eshte nje nga arsyet qe Baba Berisha eshte bere si i terbuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *