Grida, një kthim për Durrësin përpara pa kthim. Kuptuat?

Dita

Këto ditë doli ashiqare edhe sekreti që e bën një demokrat të suksesshëm. Nëse sulmohet një personazh në këtë parti, ai menjëherë bëhet ose ministër ose kandidat për ndonjë bashki të rëndësishme.

Pas Flamur Nokës, që u bë personazh humori në gazeta dhe u emërua ministër, këtë javë ka qenë radha e Grida Dumës. Ajo është zgjedhur si kandidatja e demokratëve për të sfiduar Vangjush Dakon në Durrës.

Qysh përpara se të publikohej emri i saj, kishte nisur fushata nëpër rrjetet sociale duke e kthyer Gridën në personazh shumë të përfolur. I pari që bëri diçka për të ishte Blendi Fevziu, i cili hapi një sondazh dhe i rezultoi se Grida fitonte 70 për qind në Durrës. Më pas, kryeredaktori i një të përditshmeje që zakonisht anon nga Luli, tha se Grida është figura më e rëndë- sishme në PD.

Në Facebook, demokratët, por jo vetëm, e përshëndesin Gridën me këngën “Vajza si ty, Durrësi ka plot”. Ndërsa një ditë pasi emri i saj u vendos zyrtarisht nga partia, stafi i Gridës ka hapur edhe një faqe në rrjetin social, që e quan “Grida Duma, një kthim për Durrësin përpara pa kthim”. Do jetë filozofike kjo shprehja, se kështu në pamje të parë duket si pa kuptim. Apo ec përpara se diku do dalësh… Hajt urime!

Grida fushate

Share This Article
7 Comments
  • grida duma eshte nje delirante dhe sic ka delirin don te bej dhe durresin!
    Mjere ai qytet nese do vendosi ne krye te bashkise kete idiote femer, qe di vetem te artikuloje fjale qe as vete nuk ja di kuptimin!

  • ta shikoje ca qurrse ishte kur ishte ne gjimnaz kur dashuronte marion dhe u mulu me ron komplet qe mos ta gjeshin ata te shpis e kaloi gjith noten perjasht ke plazhi moll e nfund se mori dot marion ja mori aida

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *