Pse Berisha po i rri larg Halim Kosovës?

Dita

Të enjten filloi jo zyrtarisht fushata për Bashkinë e Tiranës. Të dy kandidatët u shpallën në të njëjtën orë nga liderët përkatës.

Rama pati fjalim të shkurtër, kurse Basha e prezantoi Halim Kosovën me të njëjtin artikulim që zhvilloi fushatën e vet katër vite më parë. Në këtë fillim fushate, një është personi që me shumë gjasë nuk do të duket në Tiranë të paktën deri në 21 qershor. Është Sali Berisha. Dhe këtë gjë ka filluar ta bëjë që tani. Ai është ndër të paktët në PD që nuk e ka përshëndetur ende kandidaturën e Kosovës. Komentet në faqen e ish-kryeministrit në Facebook e mbështesin distancën e tij.

Njëri prej tyre thotë: “Kandidati që ka nxjerrë PD-ja për Tiranën është në profil krejt e kundërta e asaj që Berisha përfaqëson në të vërtetë. Ai më shumë i prish punë Halim Kosovës duke i ndenjur në krah se sa e ndihmon”, shprehet njëri prej komentuesve, i cili gjen mbështetje në argumentin që jep. Rezultati i zgjedhjeve të shkuara, duke mos përjashtuar edhe rolin e KQZ-së, tregoi që “arratisja” e Berishës nga Tirana funksionoi për Bashën.

Tashmë doktori duhet të bëjë të njëjtën gjë për t’ia lehtësuar punën doktorit tjetër që ka vendosur si kandidat. Të paktën dr. Halimi na bëri një nder në këtë periudhë me ndotje të lartë politike: do të na mbajë larg Berishën.

Share This Article
3 Comments
  • E di mire ai qen sa sa e duan votuesit prandaj do i rrije larg fushates se H. Kosoves.

    Ata demokrate te thjeshte qe vazhdojne ta pasojne, vetem nga ky fakt duhet te kuptojne se per ke i humbasin energjite dhe jeten e tyre:

    Per nje sharlatan qe edhe vete e di se cfare marke e ndyre eshte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *