Skënderbeu, mundësia për të zgjatur hapin në krye

Dita

Skënderbeu kërkon të shfrytëzojë momentin dhe përballë Apolonisë sheh mundësinë për të zgjatur hapin në rrugën drejt titullit kampion, që do të vendoste dhe rekordin e 5 trofeve radhazi. Korçarët vijnë pas triumfit 5-2 ndaj Partizanit dhe duken të kenë kaluar nga ferri në parajsë brenda një kohe fare të shkurtër.

Humbjet ndaj Laçit në kampionat dhe Kukësit në kupë janë harruar nga rezultati i arritur ndaj 15 herë kampionëve, që ka shtuar dozat e optimizmit brenda grupit. Trajneri Josa do të ketë rikthime të mëdha pasi mbrojtja do të kompletohet me Vangjelin dhe Abazin, si dhe mesfushorin Nimaga.

Për kampionët kjo është përballje e rëndësishme jo vetëm sepse mund të zgjasë më shumë diferencën me ndjekësit në klasifikim, por për të përgatitur një javë impenjative që i dhuron dy përballje me Kukësin, në sfidën e kthimit në kupë dhe më pas në kampionat. Për këtë arsye përballja me Apoloninë tek Skënderbeu, vlerësohet po aq e rëndësishme sa ajo ndaj Partizanit. Edhe pse dueli është me një skuadër që luan për mbijetesë, përballjet e këtij sezoni kanë treguar se fierakët nuk janë të lehtë për tu mundur.

Kujtimet e fitores 6-0 të fazës së dytë janë të freskëta tek të dyja skuadrat, pasi mbetet rezultati më i thellë i këtij kampionati, por bardhejeshilët kanë ndryshuar shumë, teksa do të zbresin ndaj kampionëve me dy ish kampionë, si Dimo dhe Ribaj. Paraqitja e Apolonisë në javët e fundit ka ardhur në rritje, me armatën e drejtuar nga Artan Mërgjyshi që shpreson tek mrekullia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *