Përplasja e kithët e Tiranës (Dy profile në një garë )

redaktor

Nëse garat bashkiake për Tiranën janë pritur me interes të veçantë si një përballje për t’u zgjedhur “kryeministër i dytë” i vendit, kjo është dyfish më e vërtetë kësaj here, me ndryshimin e sipërfaqes dhe popullsisë që do menaxhojë bashkia e re e kryeqytetit. Prandaj dhe është i kuptueshëm kujdesi, mund ta quash madje edhe stres të veçantë të partive politike, për të piketuar kandidatin më të përshtatshëm. Më në fund, dhe pasi u lakuan e u peshuan nga publiku një seri emrash, dy blloqet kryesore politike dolën me kandidatët e tyre: Erion Veliaj nga mazhoranca dhe Halim Kosova nga opozita.

Pikërisht tek profili i këtyre dy personazheve publikë, fshihen edhe arsyet shtesë përse kjo përballje do të pritet me interes të shtuar. Por jo vetëm kaq: Të panjohurat e ekuacionit të këtyre zgjedhjeve administrative janë shumëfishuar me futjen në lojë të kandidatëve të pavarur. Me pak, aspak ose shumë peshë, këtë do ta tregojë vetëm vota, por nëse kthejmë në kujtesë zgjedhjet e Tiranës së majit 2011, e kuptojmë se edhe pak vota mund të bëjnë diferencën. Ose së paku, diferenca e vogël e votave i mundëson kryetarit të KQZ-së të bëjë diferencën.

Në njëfarë kuptimi, mes Erion Veliajt dhe Halim Kosovës, edhe pse i kanë vënë përballë, nuk mund të bëhet fjalë për përplasje. Trajektoret e karrierave të tyre profesionale, publike apo politike janë zhvilluar në rrafshe kaq të ndara dhe pa lidhje mes tyre, saqë për të huazuar pak nga gjeometria e hapësirës, mund të flasim për dy “drejtëza të kithëta”.

Kur i dyti po mbaronte fakultetin e mjekësisë në vitin 1977, i pari donte edhe dy vjet të vinte në këtë jetë. Kur në vitin 1990 doktori i nderuar do merrte titullin Kandidat Shkencash, tjetri, ende fëmijë, nuk mund mendonte se pas fare pak vjetësh, siç ka rrëfyer diku, bashkë me dajën e tij do kalonte kufirin grek me këmbë, si klandestin. Dhe kur Veliaj do nismonte themelimin e lëvizjes Mjaft në vitin 2003, Halim Kosova ishte prej dy vjetësh në krye të repartit të Obstetrikës në spitalin “Mbretëresha Geraldinë”. Cili është pra, habitati socio-politik që ka sjellë këto dy produkte njësoj shqiptare, por të epokave të ndryshme, të përballen me njëri-tjetrin më 21 qershor?

Veliaj, manuali nga aktivisti drejt politikës

Erion Veliaj është një fëmijë tipik i tranzicionit. Me një peshë edhe më të rëndë ndërkaq, sepse është rritur pa të atin, vetëm nga nëna Shqiponja. Një djalosh që provon emigracionin, që kërkon nga vetja, që fati e ndihmon të arsimohet në SHBA, ekstrovers dhe aktiv, padyshim edhe i artikuluar. Porsa i intereson publikut, ai del në skenë në vitin 2003 me themelimin e lëvizjes Mjaft, një grupim veprimtarësh civilë që menjëherë zënë të ekspozojnë dhe ironizojnë qeverinë socialiste Nano në shumë pika të dobëta e skandale. Si një risi e deriatëhershme në fushën e shoqërisë civile shqiptare, Mjaft bie në sy brenda dhe jashtë vendit. Veprimtaria intensifikohet në vitin 2004 dhe sot, me një kthim të vështrimit prapa, ndonjë simpatizant i Veliajt mund të thotë se socialistët i largoi nga pushteti largimi i Ilir Metës nga PS-ja dhe aktivizmi i Mjaft-it. Sigurisht, po njësoj një tjetër mund të nënvizojë se PS-në e rrëzoi pesha e korrupsionit të vet dhe konsumimi nga pushteti, e po njësoj iluzioni se Berisha kishte zbrazur “hard-diskun” e 1991-97-ën dhe ishte riformatuar. Më e pranueshmja do të ishte se të gjithë elementët ishin të ndërthurur.

Kush e ka ndjekur Veliajn e atyre viteve, nuk është lodhur shumë ta imagjinojë në politikë, në një të ardhme. Ndërkohë që Edi Rama po ristrukturonte Partinë Socialiste dhe po konsolidonte jo krejt pa lodhje pushtetin e vet brenda dinozaurit të politikës shqiptare, Veliaj lë pas Mjaft-in në 2007-ën, dy vjet më pas del në zgjedhjet parlamentare me partinë e re G99, e cila nuk është se la shumë gjurmë; por ndërkaq u kuptua se kjo parti do ishte stacioni tranzit, apo trampolina e tij drejt Partisë Socialiste. Rrugët e Edi Ramës nga bashkia e Tiranës drejt PS-së dhe ajo e Veliajt nga aktivizmi civil drejt politikës, më në fund u kryqëzuan. Gjithsesi, selia rozë kishte përpara edhe një katërvjeçar opozitar.

Sot, Veliaj vjen si mëtues për drejtimin e bashkisë së Tiranës, pas dy vitesh si ministër jo i zakonshëm i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Pse nuk ishte i zakonshëm? Faktikisht, Veliaj kishte një sfidë jo të vogël kur mori detyrën ministrore. Duhej të tregonte se nuk ishte funksional vetëm me ekspozimin e problematikave, hallkave që nuk funksionojnë, gjetjen e një skeçi apo batute ironike, apo qoftë dhe organizimin e një proteste dhe sensibilizimin e publikut për një çështje. Jo, tani ishte në anën tjetër të barrikadës. Duhej të tregonte se si bëhen ato për të cilat dikur ke kritikuar. Të paktën një pjesë e tyre.

Këto ditë po renditen punët e mira që ka kryer apo ka nisur Veliaj në ministrinë e madhe të MSR-së. Reforma në pensione, infrastruktura e zyrave të punësimit, dëmshpërblimet e ish të përndjekurve, hapja e dosjeve etj. Nuk janë pak, por nga ana tjetër nuk është sekret se situata e përgjithshme e punësimit nuk është “rozë”. Kuptohet se ministria e tij nuk hap vende pune në kuptimin e parë të fjalës, por futja në skemën e ligjërimit të punës së zezë, është një hap përpara. Dhe duke vënë në kandar performancën e paraardhësit… vetë fjala krahasim bie poshtë. Por nga ana tjetër, dhe këtu jemi tek përpjekja e sforcuar për imazhin, Veliaj mund të na i kishte kursyer “rrëmbimet” e vogëlushëve romë dhe vrapin drejt spitalit kur gjendet çuditërisht pranë edhe një kamera. Aq më tepër kur, nga ana tjetër, në manualin e rrugës drejt politikanit që ai duket se e ka përvetësuar tashmë, mbase i shkau pa lexuar faqja që flet për kujdes në sensin e masës dhe keqkuptimin që mund të vijë nga kjo. Fjala është për dasmën e tij me Ajolën në kalanë e Gjirokastrës, që në fakt më shumë bëri zhurmë sepse u bë zhurmë. Çka gjithsesi, mund të shmangej.

Doktor Halimi, kandidat për kandidat

Gjithnjë i përmendur si specialisti që ka ndjekur ecurinë e barrës së shumë nënave të Tiranës dhe mbarë vendit që vinin të vizitoheshin tek ai. Gjithnjë, nga pak i përmendur si një kandidat i mundshëm për diçka politike nga e djathta; ose për bashkinë e Tiranës, ose i përfolur në rrethe prej pak vetësh të besuar, si mundësi për kryetar shteti sa herë shfaqej një krizë presidenciale. Dhe gjithnjë i lënë pastaj në profesionin e tij, pasi ishte gjetur kandidati tjetër. Mjeku i njohur Halim Kosova vetëm së fundi është angazhuar drejtpërdrejt në politikë, kur vendi bosh i ministrit të Shëndetësisë pas largimit të LSI-së nga koalicioni qeverisës në prill 2013, u plotësua për pak muaj. Paralelisht ai ishte në listën e sigurtë të kandidatëve për deputetë në Tiranë, një mandat që tani duhet ta dorëzojë. Karriera e tij më jetëgjatë ishte ajo profesionale, e periudhës 2001-2013 si shef i Repartit të Obstetrikës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërkohë që paralelisht kishte dhe klinikën e vet private. Gjinekologu 61-vjeçar, është përmendur gjithnjë si një emër i preferuar i ish kolegut të tij Sali Berisha, por ka ruajtur një distancë të shëndetshme nga politika aktive. Sa për pjesën e biznesit në profesion, Mero Baze e trajton hollësisht. Ajo që mund të shtojmë në këtë segment, është pikëpyetja se përse vendosi dr.Kosova të angazhohej kaq vonë në politikë: E joshi ministria 5 mujore e Shëndetësisë; apo garancia se do ishte më pas deputet, kur ndërkohë ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar?

Një arsye mund të jetë se Halim Kosova nuk është ftuar e as propozuar ndonjëherë seriozisht nga PD-ja. Dhe duhet të ketë qenë një këmbëngulje gjenuine e kryeministrit të atëhershëm, që e solli në skenën e politikës. Thënë ndryshe, ishte një fishek rezervë në momentin kur PD në fund të pushtetit, u zbraz nga figurat që mund të rrezatonin njëfarë simpatie tek njerëzit. Dhe jo më kot thuhet se vetë Berisha as që do afrohet në fushatën e kandidatit të tij. Në kapërcyellin e gjashtë dekadave, dr. Kosova befas kandidon për të menaxhuar jo Obstetri-Gjinekologjinë, por një kryeqytet dhe rajon me mbi një milion frymë. A mund të perceptohet si avantazh elektoral në raste si ky, fakti që nënat mund të kenë mendim të mirë për të si mjek; përballë faktit tjetër: Që banorët e Tiranës do t’i ftojë të votojnë për Halim Kosovën, paraardhësi i tij që s’bëri asgjë për Tiranën?

Por Tirana është e madhe…

Ndërkohë, që “të mëdhenjtë” përgatiten për të garuar, vihet re një sulm i çdo niveli, mbi dhe nën brez, i portaleve të PD-së ndaj kandidatit të pavarur Gjergj Bojaxhiu. A është shenjë kjo se opozita druan që ai do tërheqë votues të sajtë? Logjikë aty të çon, dhe për këtë mjafton të sjellim në vëmendje propozimin-rrufe të kandidatit potencial të PD-së për Tiranën Besnik Aliaj, që po kaq shpejt e la mënjanë: E djathta të votojë Bojaxhiun, pa nxjerrë emër të vetin. Por ka edhe një tjetër të pavarur të djathtë që kandidon, Arben Tafaj. Është pastaj dhe ambientalisti Sazan Guri, që beson se mund të bëjë diçka për Tiranën.

Fushata është ende e panisur, dhe kjo periudhë është interesante sepse mundëson parashikime nga më të hazdisurat. A do kemi një garë treshe? Kush do luajë më shumë me mediat sociale? A do t’i bëjnë bllokazh mediatik partitë e mëdha kandidatëve “të vegjël”? Mos dikush tërhiqet rrugës? Sa vlerë do kenë në rezultatin e qershorit 2915, votimet e qershorit 2013?

Ka ende shumë të panjohura. E vërteta është që Erion Veliaj nuk mund të projektohet tek Edi Rama, vetëm pse të dy ishin 36 vjeçarë kur kandidonin për Tiranën; dhe as do ishte e udhës ta tentonte këtë. Ndërsa dr.Halim Kosova ka një element të fortë rastësie dhe rrethanash të krijuara në rrugë e sipër, që e çuan tek ky kandidim. Ndaj do të shohim një garim në orbita krejt pa pika kontakti me njëra-tjetrën. E mira e këtij elementi, është pritshmëria për një fushatë qytetare dhe normale. Por le ta mbyllim me nga një shënim për secilin, të bërë nga lexuesit e DITA-s: “Ky Erioni e nisi tek Mjafti dhe e la, e nisi tek G99 dhe e la, filloi tek ministria dhe e la: Këtë bashkinë, nëse e fiton, do ta çojë deri në fund apo…”.

Ndërsa për rastin Kosova, metafora shtrihet më thellë në kohë: “Në vitin 1992, Shqipëria ishte bërë për spital, dhe na gënjeu mendja se një doktor mund t’i bënte derman. Tani që e njëjta parti na sjell një doktor për Tiranën, mos do të thotë kjo se paraardhësi i tij e ka bërë kryeqytetin për spital?

Share This Article
39 Comments
  • Uroj qe garen per Tiranen ta humbin te dy partite e medha te korruptuara der ne rrenje. Nuk e njoh Bojaxhiun por e mendoj qe tja jap atij. Veliaj eshte thjeshte nje hajdut ordiner nderkohe qe eshte perzgjedhur per te qene marionete e Rames. Sa per Halim Kosoven mund te thuhet se eshte njeri i nderuar por qe perfaqeson nje alternative te gabuar per qytetaret. PD ta harroje qe te votohet nga qytetaret e Tiranes.

    • Veliaj ka vizionin e duhur per te drejtuar Tiranen. Puna e mire qe ka bere ne drejtimin e ministrise qe drejton eshte nje tregues i mire qe Veliaj mund te drejtoje me se miri Tiranen.

      • ERIONI PER TIRANEN. KA AFTESITE E DUHURA PER TE KTHYER NE NORMALITET TIRANEN QE KA KATER VITE PA NJE KRYETAR.

      • Tirana duhet te votoj nje si erion veliaj. cdo gje qe ka nisur e ka cuar deri ne fund! reformat qe ai ka ndermarrr per sa kohe si minister i mirqenies e tregon fare qarte qe ai eshte i duhuri per te sjelle ngjyrat ne tiranen e shkatruar nga basha!

    • Erion Veliaj:
      -kreu reformen ne pensione
      -demshperbleu te burgosurit politike
      -riktheu ne trend arsimin profesional
      -hapi zyrat e punes dhe i beri ato funksionale
      -hartoi ligjin per hapjen e dosjeve etj.
      Besoj se eshte personi qe i duhet Tiranes.

    • Tirana ka nevoje per nje menaxher te zotin. Erioni ka deshmuar se eshte i zoti ne kete drejtim. Kreativiteti, aftesia per te drejtuar, energjia, jane cilesite e Erionit.

    • Lajm i mire eshte fakti se Tirana me ne fund do kete kryebashkiakun e saj i cili i mungon prej 4 vitesh. E djathta deshtoi ne drejtimin e Tiranes. Erion Veliaj eshte njeriu adapt qe mund te beje shume per Tiranen.

  • Zogu, si the ti mo? HALIM KOSOVA eshte I NDRUAR? Per cfare? Per ato leket qe u kerkone HALLEXHINJEVE ne kliniken e tij teprivat kasapanes? Per fondest qe grabi nga USAID, per emerimet e raja qe I ben me ryshfete te papara? Per biznesin qe ka me Doshin? Per mbur omen qe I ka vendosur BERISHOVICEVE ? Me thuaj per cfare duhet votuar ky hajdute? Per te vjedhur edhe ca e ti coje te kompani te e KODOSHAVE me %?

    DOSHI =KOSOVA= HAJDUTE E KRIMINELE……….TURP QE DEL ATY KJO FYTYRE

  • Pa u larguar shkaterruesi i Shqiperise Sali Berisha dhe fryma berishiste, PD nuk duhet ta shohe pushtetin as me dylbi.

  • jo kaq i sigurt o Alqi,
    Sipas teje gjithe reformat e djathta ne nje qeveri as mish as peshk i ka bere Veliaj me bekimin e shqiponjes.Po Rama cka bere?
    Vetem fakti qe Veliaj eshte ushtar i vizatimorit dhe Kosova ushtar i Saliut ,pra te dy banditeve dhe mafiozeve i bejne kandidate kukulla.
    Te pavarurit sado qe te drejtohen topat e gangstereve do te jene nje sfide e madhe .Populli eshte lodhur me surratin e Saliut,Edvinit e te bijve te tyre.
    Eshte koha per kthese dhe kthesa jane te pavarurit.Neqoftese e duam vendin duhet ti themi stop mafies se komitetit te partise se Tiranes dhe te ShQUP-it

  • Halim Kosova ishte nje mjek i repektuar ne Kryeqytet. Profesioni i tij, perkushtimi personal dhe aftesia profesionale, e kishin kthyer Zoterine, ne nje adrese qe ia vlinte ta mirrje seriozisht.
    Deri nje fare dite, kur zeri i shpelles se politikes shqiptare, e arriti edhe edhe doktorrin e maternitetit. Prej asaj kohe,,,,nuk kemi me doktorr por nje “politikan”.
    Halim Kosova ishte nje mjek i mire,,,,dhe nuk do kish bere keq, te kish vazhduar profesionin e tij. Tiranasit nuk kane nevoje per Halim Kosoven “politikan” sepse per kete shkerdhatokraci, kane te tjere qe jane ca me te ri ne moshe dhe me te zhdervjellte ne botekuptim. Halim Kosova po behet kurban nga nje bande te degjeneruarish, qe perdorin emrin e doktorr Kosoves, per ta perdhunuar ne humbjen e radhes se PD. Eshte per te ardhur keq, qe doktorri nuk gjen kurajon, per te dale nga kjo “valle” te vdekurish.
    Ky tjetri,,,,ky i Edit,,,,Erion Veliaj. Jo faleminderit. Me mire e ha voten time sesa tia jap dikujt, qe nuk eshte i zoti te mbroje gruan e tij kur e shkel me kembe Edi Rama.
    Erion Veliaj, ka mbetur nje produkt hibrid per tiranasit. Ai nuk eshte nje prej tyre, sic ishte Kryeministri i sotem,,,,,,qe me figuren e tyre, polarizonin elektoratin por tek e fundit e perfaqesonin ate dhe zgjedhesit identifikoheshin me te.
    Nuk e di se kush identifikohet me Z.Veliaj por si tiranas mund te them, se nuk njoh shume simpatizante te tij. Eshte per te ardhur keq qe gjysmagjelat, do luftojne sikur te ishin gjela te vertete. Askush nuk do i marre seriozisht. Per Kryeqytetin,,,,kjo nenkupton talljen e prapanicave te te dyja paleve me elektoratin. Asgje me teper.
    Mbetet Bojaxhiu Gjergj. Ai eshte krejt i “pavarur”. Aq i pavarur eshte,,,,saqe nuk ka nevoje per voten time.
    Une nuk do shkoj ne zgjedhje ate dite sepse nuk dua qe dikush te tallet me mua, duke vene njerez te paafte si kandidate ne listen e partive politike me te medha ne vend. Keta te dy, jane kandidatet e Kryetareve dhe kurrsesi te bazes se partive. Jane zogjte e gomereve te bajraktareve,,,,,,,apo thene me shqip te atyre qe sillen si te tille sepse shqiptaret kane treguar me vepra qe nuk ua rrasin fort bajraktareve. Ata i dergojne tipa te tille, ne koshin e plehrave te historise.!!!

  • Nuk mendoj se Erjon Veliaj la ne mes udhen e nisur, por LABIRINTHET e EMERGJENCES SOCAALE e thiren ne cauzen e madhe. Une mendoj se eshte figure e mire goditur, arsimuar dhe testuar si lider populiste, Jo si lider komuniste, spiune, afjente apo FASHISTE, por si nje djale qe I ka dale vet jetes se tij ne balle, dhe kjo nuk eshte gje e lehte. Vetem ne qe jemi ne pozicionin e tij, pra femijet e rritur me nje prind, e kuprojme sa gjigand eshte Erjon Veliaj……
    Ai nuk vjene si lider hajdute apo kriminel, por si njeri qe e perballon jeten me pune dhe sakrifica I bindur qe nuk ka krahe per te qene I priviligjuar, I bindur per te triumfuar duke mire punuar, duke mire kuptuar hallexhinje e NIVELIT nga vjene, dhe kjo eshte me e rendesishemja nder ato qe SHQIPATREVE sot ju duhet. Erjoni nuk eshte lider I ardhur
    kete kariere prej karieres se prinderve te tij…..por prej perkushtimit vetjak, dedikimit te shqiptareit te vertete, dhe ndjenjes se lirise se jetes e te shpirtit…..
    Shpresoj qe shqiptaret te kene kuptuar nga erdhen, ku jane dhe ku duan te shkojne.
    Uroj kete here TIRANA dhe gjithe Shqiparia te bej zgjedhjen e duhur.

    Eh! Une them se njeriu qe harone nga vjene, nuk di ku shkone……Fatekeqesishte kete pesoje kombi im me Saline!!!!!!!!!!!!!

  • jane te dy marioneta… por dhe te pavarurit varen diku keshtu qe kjo pune do jete. Megjithate duke qene Erjoni, zere se eshte Edi dhe ky i ka ca plane per qendren dhe ka ardhur koha per ta bere qendren vertet kartoline. Pra Erjonit mund ti thuash disi pune e mbare sepse PD eshte teresisht amulli ne qeverisje dhe kete e tregon Tirana dhe gjithe Shqiperia se si jane katandisur. Por mbit te gjitha Erjoni (dmth Edi) te vere piketat e Tiranes se brezave qe vijne duke filluar nga trami, metroja, treni ne Rinas, uji i pishem, zhdukja e kabllave ajror etj.

  • Per te gjithe kandidatet duhet bere se pari hapja e dosjeve, deklarimi i pasurise dhe sqarimi i dipllomave te servirura neper bote. Per zgjedhjet lokale nuk jam dakort me asnje kandidat qe rrjedh nga militantizmi i partive kryesore ne pushtet dhe me prejardhje te pushtetit komunist. Shqiperia ka plote bij e bija te pa njollosur qe e duan ate. Ai qe voton partiaket e sotem, per mua eshte bashkefajtor ne krimin 25 vjecar ndaj Shqiperise dhe popullit. Te mos harrojme origjinen e udheheqesve te deri me sotem dhe vepren e tyre te deri tanishme. Mos harroni shkaterrimin e Shqiperise, kufomat ne fund te deteve, vrasjet pa emer, vjedhjen e pasurive kombetare, mos denimin e krimineleve, kriminelet ne pushtet, trupat e njome te viktimave te ketyre viteve korrupsioni, qe treten nen dhe, te emigruarit shpirt vrare qe jane shperndare ne gjithe boten larg atdheut dhe familjeve te tyre, mos harrojme te vraret per te verteten, pronaret e genjyer dhe te masakruar 70 vjet, ish te denuarit pa faj, natyren e bukur te kthyer ne germadhe, kete vend te pasur ku jeton populli me i varfer ne Europe, hajdutet qe na sundojne dhe te ardhmen qe na pret. Vetem ai qe harron te gjitha keto dhe i eshte bere gjaku uje shkon dhe voton, per partiaket e djeshem dhe te sotem. Po votuam perseri pas 25 vjetesh baterdie, ju lutem mos u merrni me politikanet se nuk eshte faji i tyre.

  • E rendesishme eshte se jane dy njerez te qyteteruar ,Fushaten e doktorit e ka bere Basha per 4 vite , Erjoni eshte punetor dhe ka ndimen 4 vjeçare te para aredhest

  • @@@…Halim Kosova dele nga P.D-ja katran e S.Berishes , qe shkatrroi shqiprine ,dogji gerdecin dhe vrau 26 njerez ,vrau 4 protestues me 21 janar, shiti detin,ndoqi nje politik te tokes djegur ne pye lumej ,ne ndertimet pa kritere ,nje bujqesi ne njerim , shkatrrimin e ushtrise ,krijoi nje prokurori dhe gjyqtar qe e ule dhe poshtron vazhdimisht popullin,nje shtet qe instaloi krimin ne sistem te pa ndeshkueshem , doli ne mbrojtje te forcave anti shoqrore ,anti ligjore ,kunder ndeshkimit ,dhe pa mundesia e shoqerise per çfaredollje progresi .Kjo lufte idologjishe ,qe vihet re edhe ne fushen e fjalve, batutave e sharjeve ne parlament sidomos nga gjuha e piste e S.B ,G.Dumes,L.Bashes,A.Ristanit,Strazimirit,Halimit.Si bashkimi i qelbesirave dhe poshtrimi i vazhdueshem i deputetve kundershtar por dhe ndonje here dhe kunder te vetve, duke dale ne mbrojtje te forcave regresive hoqi shpresat per progres te metejshem nga kjo force politike .Vlera e qeverisjes se pare te P.D-se rrethe se ciles rrotullohet per riciklim H.Kosova eshte hedhur poshte nga suprmi me 23 qershor . Ne kte arene lufte te moraleve ,botkuptimeve,te idologjive te kunderta shoqrore zgjidhet E.Velia si perparimtar qe populli ka besim ne aftesine e tije se do te ralizoi reforma te mdha per Tiranen.Vlera e pare rreth se ciles rrotullohet Erjoni eshte aleanca socialiste per progres qe si satelit rrethe diellit ka mbeshtetjen e shumices dermuese te popullit,qe me atdhedashuri te zjarret kerkojne ta modernizoin atdheun e tyre ,pasurin dhe jeten e çdo shqiptari.E.Velija eshte figure qendrore e rilindjes socialiste dhe model politikanit te sukseseshm evropian ,nje politikan i ri, i se ardhmes ,tribune e mbrojtjes te interesave te shqiptarve,progresiste i flaket I diturise dhe perparimit,nje thesar model I rinise sotme.~~~~~~#

  • ERION VELIAJ E DO TIRANEN NDERSA HALIMI DO JA LEJE TIRONEN KOSOVES ;KY ESHTE PLANI ! TANI VOTONI KE TE DUKET E ARESYESHME !

  • Erion Veliaj, kandidat per kryebashkiak i Tiranes
    Eshte nje shaka e hidhur qe Rama i ben popullit te Tiranes.

    Nuk kam ndonje simpati per PD, as nuk kam patur ndonjehere, por eshte me te vertete per te qeshur qe ne nj kryeqytet ne Europe te kandidosh nje njeri ose me mire nje 36 vjecar qe nuk ka deshmuar asnje dite pune, pervec punes se politikanit ose aktivistit, qe ne fund te fundit nuk mund te quhet profesion ose djerse e derdhur ne sherbim te njerezve, qe si shperblim ke marre nje rroge mujore si kudo ne bote.

    Dhe per ironi te fatit eshte ministri qe ka bere reforme per pensionet, pa derdhur vete asnje qindarke ne arken e saj, ben reforme per arsim profesional, pa patur vete asnje profesion, ben reforma ne punesim kur vete jo vetem qe nuk ka punuar asnjehere, ku ne vendin e tij filluar nje eksod masiv qe cdo gje e zeron.

    As nuk ja vlen me te flasesh per ate, kur perballe ka nje njeri qe ka nje barre te madhe mbi supe ne pune, eksperience, kontakte me njerezit, gjithsesi ne sherbim te popullit.

    Per ata qe thone qe ka klinike private, nuk shoh asnje faj ne kete mes. Sic punojne te gjithe mjeket privatisht, ashtu punon edhe ai. Nese merr para nuk eshte faji i tij, por “faji” i sistemit qe u pranua nga ne te gjithe.

    CV e Veliajt nuk thote asgje, e kunderta qendron me CV e Dr. Kosoves.
    Absurde shqiptare, kur nje djalosh pa asnje kapacitet perballet para nje mjeku te njohur ne shoqeri.

    • Degjojeni se cfare thoshte transformisti kameleon Veliaj kur ishte ne krye te G99:
      https://www.youtube.com/watch?v=vGQQLSAB0MY
      Kaq shume e vleresoi shoqeria ciivile levizjen e tij saqe nuk i dha asnje vend per perfaqesim.
      Lind pyetja atehere cilen shoqeri civile perfaqesonte e perfaqeson Veliaj kur votat e tregojne qarte se qytetaret nuk e votuan? Pas deshtimeve me te OJF-te, tani qe eshte katapultuar ne menyre arbitrare ne PS nga Edi Rama, cilet socialiste perfaqeson Veliaj?

    • @Claus, e di ate barcaleten e çirakut kureshtar? Hapi kupen nga kureshtja dhe nuk dinte ta mbyllte me. Halimi ka shume eksperience prej”sistemit”, Veliaj ka te gjitha eksperiencat e mundshme perveçse te punuarit, Bojaxhiu ma shpifte kur dilte me sharren ne dore per te imituar nje tjeter kryetar bashkie qe per show apo per garipllek dilte me sopate ne dore dhe personalisht priste shtylla te paligjshme, por edhe sopaten nuk dinte si ta perdorte. Une isha per Shalsin apo Besnik Barajn por duket se Rames i kane dhene urdher te zgjidhte Veliajn.

      • Shalsi???
        Ai qe e shpalli hapur se do te vjedhe me lezet!!!
        Nuk mund te akuzosh Kosoven per “eksperience prej sistemit” e te propozosh nje si Shalsi.
        Besnik Bare ka pak a shume te njejtin excursus politik e profesional ndaj nuk kuptohet perse perzgjedh Baren si me te mire nga Kosova. Mos kjo ka te beje me ndonje lekundje politiko-ideologjike tenden?

        • Info, kuptohet qe une jam i majte dhe s’ mund te simpatizoj nje te djathte. Thashe Shalsi se ka qene nenkryetar i bashkise dhe Baraj se ka qene kryetar i PS per Tiranen,praktika logjike kjo eshte kur zgjidhet nje kandidat.PD mund te kandidonte Bozdon, po edhe deputetin e thjeshte te Tiranes Berisha.Doktor Halimi eshte shume i perfolur per mitmarrje, nja dy raste te sakta i di une.Pa para nuk i leviz duart megjithese urdheri i Mjekut vendos ne plan te pare humanizmin.Nuk them se per kete eshte kriminel, por po ti japesh bashkine do vazhdoje avazin me permasa me gjigande. Persa i perket kryeqytetit, po do ta besh sic duhet duhet ta spostosh komplet Tiranen nja 50 km qe te behet nga e para, keshtu si eshte do gllaberoje miliarda pa zgjidhur kushedi cfare.

          • Hajduti mbetet hajdut pavaresisht ngjyres qe veshin.
            Justifikimi qe jep per Halim Kosoven vlen edhe per Shalsin, sekserine Rames ne Bashki, dhe per Besnik Baren qe po i sherben me zell.
            Prandaj zgjidhja moralisht me e justifikueshme do te ishte nje figure jashte politikes se korrupsionit, allishverisheve, interesave klanore.
            Nuk mund te propozosh si alternative te disa hajduteve, hajdute te tjere sepse rezultati dihet.

  • Erjon Veliaj djali i paligjeruar i Presidentit Iranian Presidenti Iranian Ahmadinejad ka një fëmijë ilegal në shqipëri Erion Veliaj, ditën e hënë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku u debatua për çështjen “Pango” shprehu pikëpamjen se edhe pse përgjimi është dhunim i privatësisë nga ana ligjore, ai (Erioni), kur është fjala për interesa publike, e pranon këtë shkelje të ligjit, se siç tha Erioni, me një buzëqeshje ironike, një frazë të manualeve sorosiane të imazhit: “Po nuk shkele ligjin, nuk merr Çmimin Pulitzer”. Edhe unë jam me pikëpamjen e politikanit të ri Veliaj dhe shpresoj që Erioni ta shikojë në këtë sens edhe një investigim të pritshëm për atë, se cili është fëmija ilegal që ka në Shqipëri Presidenti aktual iranian, Ahmadinejad. Në website të opozitës iraniane jashtë vendit, është dhënë lajmi se Presidenti Ahmadinejad, i cili e ka vizituar Shqipërinë në kohën e regjimit komunist, në vitin 1979, pas Revolucionit Islamik në Iran, ka në Shqipëri një fëmijë ilegal që është bërë një figurë e shquar politike në Shqipëri. Sa e vërtetë është kjo gjë nuk dihet, por duhet investiguar. Të dhënat e websiteve të opozitës iraniane jashtë vendit, duhen marrë po aq të vërteta sa ç’ u morën të dhënat e disa websiteve të huaja në rastin e Damir Fazlliç, i cili mbi bazën e të dhënave me një prejardhje të tillë u shpall serbo-boshnjak dhe nipi i ish- shefit të shërbimit sekret të Serbisë, Stanisiç. Pra, precedenti ekziston dhe duhet ndjekur edhe në rastin e websiteve iraniane. Të dhënat që jepen në websitet e opozitës iraniane nuk duken apriori të pabesueshme se dihet se regjimi komunist shqiptar kishte marrëdhënie të mira me regjimin islamik që erdhi në fuqi në Iran pas revolucionit të vitit 1979. Në këtë kuadër midis Shqipërisë dhe Iranit ka pasur shkëmbime të dendura delegacionesh të ndërsjella. Në këtë kuadër, edhe Presidenti i tashëm iranian, Ahmadinexhad ka vizituar Shqipërinë në vitin 1979, sipas atyre që thuhen në muajin mars. Ahmadinexhad ka qenë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Berat. Ai sipas të dhënave ka kryer në Shqipëri dhe stërvitje ushtarake, siç bënin shumë të huaj në Shqipëri në atë kohë. Gjëja e veçantë në rastin e Ahmadinexhad është se ai ka qenë stërvitur edhe nga një oficere shqiptare femër. Nuk mund të mos ndihet krenar njeriu gjithsesi, kur një femër shqiptare ka stërvitur një njeri si Ahmedinexhad, i cili pavarësisht nga të tjerat, nuk mund të mohohet se është një burrë trim. Kjo femër shqiptare të shëmbëllen me një amazonë, një Shqiponjë. Sigurisht që ekzistenca e një fëmije të Presidentit iranian në Shqipëri, është një gjë që e justifikon një investigim, duke dhunuar dhe privatësinë e këtij iraniano-shqiptari enigmatik, aq më tepër që supozohet që ai të jetë dhe një figurë e njohur politike në Shqipëri. Në botë investigime të tilla janë të njohura dhe janë bërë deri edhe ndaj personaliteteve të tilla politike si Tony Blair, për të cilin u zbulua se nuk ishte i biri natyral i prindërve të tij, porse ata e kishin gjetur pasi qe braktisur nga prindërit e tij natyralë, një çift aktorësh shëtitës. Blair më pas e pranoi edhe vetë këtë gjë. Pse të mos e ndiqte shembullin e tij edhe politikani misterioz shqiptar, aq më tepër që tash Ahmadinexhad po jep shenja se kërkon të bashkëpunojë me Perëndimin dhe veçanërisht me SHBA. Për të filluar investigimin, unë kam siguruar një libër për Ahmadinexhadin të botuar në Britaninë e Madhe, ku ka shumë fotografi të kohës së rinisë të Ahmedinaxhadit, kur ai qe 30 vjeç, aq sa ç’ është sot djali i tij i supozuar në Shqipëri. Në investigimin tim unë do të veproj si një dishepull i Erion Veliajt, duke dhunuar privatësinë për interesa publike. Metoda që kam zgjedhur është që të krahasoj fotografinë e politikanëve të rinj shqiptarë, të moshës 30 vjeç, me atë të Presidentit Ahmadinexhad. Më pas do t’ ia le publikut të gjykojë se kush është i biri i Ahmadinexhad. Ai politikan që do të rezultojë se i ngjan Ahmadinexhadit, ka të drejtën që të japë shpjegime para se të bëhen deduksione të mëtejshme, mbi bazën e fakteve që nuk është vendi të përmenden në këtë shkrim. Kjo metodë nuk është më pak e vlefshme sa edhe përgjimi i “Fiks fare”, madje është më serioze, se ngjashmëria fotografike mund të trukohet, ashtu si audioregjistrimet, derisa është fjala për krahasimin e fotografie që gjendet në një libër të botuar nga një shtëpi botuese shume serioze në Britaninë e Madhe ku Erion Veliaj pretendon se ka marrë një master (apo mos duhet të themi është bërë master) dhe fotografisë së një personi që është aktiv në politikën shqiptare sot. E mira do të ishte që në këtë investigim të angazhohej dhe Erion Veliaj se ai, me lidhjet që ka jashtë vendit, ku prezantohet veç të tjerave edhe si gazetar, mund të fitojë Çmimin “Pulitzer”. Unë, me një altruizëm të sinqertë profesional, do t’ ia kaloja të gjitha të dhënat që kam, në mënyrë që ai ta vazhdonte investigimin. Se ku dihet, mund të ndodhë që djali ilegal i Ahmadinexhad të jetë në partinë e Berishës, dhe kjo do ta rritë shumë kreditin e Erion Veliajt tek e majta. Por, përtej ironisë, tash që jemi me përshtypjet e emisioneve të Aida Shtinos dhe Rudina Magjistarit, ku ka pasur edhe disa raste ku janë takuar fëmijë me baballarët e tyre që nuk i njihnin, nuk është çudi që kulmi i këtyre emisioneve të jetë takimi i një politikani shqiptar me Presidentin iranian. Sigurisht që Presidenti iranian, i cili në atë kohë ishte një djalë i ri, nuk ka pse të ketë ndonjë embarracim për këtë aventurë rinore, se gjëra të tilla ndodhin në këtë moshë në çdo vend të botës. Kjo histori nuk e cënon dinjitetin e tij. Përndryshe kjo histori ndoshta cënon reputacionin e djalit të tij shqiptar, por supozohet që ai të jetë aq i emancipuar nga paragjykimet, sa të krijojë një standard të ri emancipimi në shoqërinë shqiptare. Kastriot Myftaraj – Gazeta SOT

    • po ia fut kot, i biri i Ahmadinexhadit eshte Lek Plepi, qe eshte shume i njohur ne Fejsbuk dhe ka nje master per maredheniet publike ne fshatin e tij. Ahmadinexhad nuk eshte aktualisht president i Iranit.

  • Erion Veliaj eshte Kryebashkiaku qe i ka munguar keto kater vite te shkuara Tiranes. Eshte shembull i nje djali puntor, plot ide dhe energji…Fitore. Te gjithe te mbeshtesim Erin.

  • ERION VELIAJ ESHTE DELFIN I ZIONISTIT SOROS.

    NE KODIN E RI TE PUNES, ME KONTRIBUTIN E TIJ PERSONAL U HOQ LEJA E PAGUAR E LINDJES PER NENAT E REJA.

    KJO ESHTE NJE THIRRJE E HAPUR ANTISHQIPETARE.

    HAPNI SYTE O NJEREZ, DHE VOTONI ME MEND NE KOKE.

  • Se pari te behet nje fushate e qete dhe qytetare,dhe se dyti do te fitoje i riu .Kosova sa te kete mbi balle mbllacen e PD dh salen nuk ka shanse ta fitoje tiranen.

  • po te dali Erioni bir i iranianit une do tja jepja voten se do te binjakezohet Tirana me Teheranin dhe bankat arabe do na jepnin me shume borxhe.
    Mos valle Edi vizitoi vendet arabe per ti siguruar se djalin do ja ngreje lart?

  • i vdekuri nuk preket ,kjo eshte kulture ne gjithe boten ,kulture ketu nuk ka, injoranc me shumic ka ,dhe inoranti eshte me i semuri i rrezikshem e i lige se i çmenduri.shurra ju kthefte ne voorrezat e prinderve tije ,ne koke te tije.Tradita e shqiptarit ,por dhe me kuran dhe ungjylle te krishterimit thuhet :varri nuk preket “mos dhuno o’ njeri varret e te vdekurve”,por dhe ne kodin penal te R.SH,denohet ligjrisht me ligje .Ky kafsha me fytyre njeriu qe dhunoi varrin e E.Hoxhes perben proven me te mire qe ata njerz qe kan qene te burgosur shume prej tyre e kane merituar kan qene sterjojetip shterp qe jan bere barre shoqerise .prokuroria shqiptare duhet te leshoi nje flet arresti per ta fute dhe nja 5vjet tjera ne burge ket moster.Ky njeri eshte shum i dobet i vrazhde ,i ftohte ,mizor i pa skrupullt qe kalon ne ekstrem anti njerzor kafsheror dhe nga urrejtja poshtron dhunon varret e te vdekurve ose kerkon te luaj arrivistin ,eshte nje nga kufomat e gjalla qe kurre nuk i ka sherbyer dhe nuk i sherben shoqerise njerzore dhe qytetrimit.Ky karagjoz i semure pedant mundohet qe dhe gabimet e tij si i burgosur te na imponoje qe sot shoqria paguan miljona lek demeshperblim ,nuk do te kuptoi se vuajtjet dhe burgosja e tij kane ardhur ose jan shkaktuar nga vete ai, nga shkelja e ligjit kohes ,sepse ai ishte SHTET me themele te forta ,kush bente shkelje ndeshkohej.SI ne çdo shtet te europes qe kur shelet ligji ndeshkohesh.

  • Gara me spektakolare në Tiranë në keto zgjedhje midis doktorit te grave dhe drejtuesit te homove dhe lezbikebe.Po me sa duket do te fitojë drejtuesi i ylberit se dhe kualicionin që kanë bërë ka ylberin brënda nga e majta në të djathtë na luftëtarë në bashkëpuntorë të pushtuesve nga heterogjene në homo dhe ledbike.Në fund në Tiranë do të shkëlqejë YLBERl i aq pritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *