Vargje të nënshkruara
Kapo Labi
Ditë, mbrëmë pashë në ëndërr
Sot m’u duk si marrëzi
Se PD-ja në qershor
S’do fitojë asnjë bashki.
Pash Lulin e Salinë
Të dy bashkë në një qeli
Lulka kish temperaturë
Po prapë shkoi në Fevzi.
Shumë ministra e drejtorë
Që ishin në qeveri
Vodhën me këmbë e me dorë
Sot kanë vila e pasuri.
Pashë Ridvanin miliarder
Thirrur në Prokurori
Salën që ish bërë zeher
Bodja dridhesh si mi.
Këta kusarë e kriminelë
Do të japin llogari
Sa kanë vrarë e kanë vjedhë
Bënë shtetin më të zi.
T’i shikosh si hiqen zvarrë
Shpifin lloj-lloj histori
Po nuk janë dhe aq të marrë
Po kërkojnë alibi.
Ditë, ëndrra ime do dalë
Se është ëndërr e sovranit
Që të gjithë këta kusarë
T’i kërkojnë falje vatanit.
Urime e paçi fat të nderuar kandidatë! Me ndershmërinë tuaj na ngrini prestigjin lartë! Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.
