Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Erion Veliaj, figurë tepër e dashur, jo vetëm për rininë, por edhe për moshat e tjera. Figurë e papërlyer dhe shumë punëtor, që i shkon punëve deri në fund. Si ministër në më pak se dy vjet, arriti të bëjë reforma të thella, si në asistencën sociale, në atë të pensioneve dhe së fundmi, në hapjen e dosjeve. Është tepër i përgatitur si intelektual. Është një kandidaturë fituese, që bashkë me qeverinë Rama, do t’i japin Tiranës, ndryshimin e dëshiruar. Doktor Halim Kosova, gjithashtu është një njeri shumë i respektueshëm, dinjitoz, pa të shkuar kriminale, por që si minus, ka forcën politike nga është zgjedhur si kandidaturë. Humbja e doktor Halim Kosovës, nuk do të jetë një humbje personale e tij, por do të jetë një humbje e partisë nga vjen.
