Erdhën zgjedhjet o Sali,
Bëj kujdes e mos i nxi,
Mos i nxi e mos i prish,
Mos na vë flakën sërish,
Këto zgjedhje janë testim,
Mos e vrit prapë Shqipërinë,
Është prova e qershorit,
Mes të ndershmit edhe horrit
Hiq Fazlliç e kompani,
Se prej tyre s’ke liri,
Hiq dorë dhe nga të tjerë,
Se në fund ngelesh i mjerë,
Kurrë nuk dite o Berish
Të jesh lider për të gjithë
Vetëm klane e intriga
Mbyte vendin në të liga
Mos luaj prapë o rob me vota
Kësaj here të djeg bota!
Vargje nga lexuesi: Dervish Malka
