Londër, goditet me thikë për vdekje Asim Marku. Kapet autori shqiptar

Dita

Policia londineze Scotland Yard thotë se ka ngritur akuzat ndaj një shtetasi shqiptarë për vrasje. I arrestuari është Hysni Avdyli, 43 vjeç i cili mbrëmjen e të enjtes 16 Prill, goditi me thikë në rrugën Lea Bridge Road, E10, 34 vjeçarin shqiptarë Asim Marku.

Viktima ka ndërruar jetë në spital. Vrasja e Asim Markut sic njoftojnë mediat lokale ndodhi në lokalin La Dolce Vita në zonën e Leyton në Lindje të Londrës. Dëshmitarja okulare Sharifa Master, tha se “Dëgjova një zhurmë dhe mendova se diçka po ndodhte. Nuk i kuptoja se çfarë ata thoshin pasi nuk flisnin anglisht. Pashë më pas që erdhën dy makina dhe një burrë hyri me shpejtësi në njërën prej dy makinave”.

Detektivët që po hetojnë këtë vrasje kanë deklaruar se ata besojnë për një grindje të disa orëve më parë e cila përfundoi më pas në vrasje. Gazeta The Guardian e zonës Epping Fores në faqen online shkruan se pronar i lokalit ku ndodhi vrasja, është e Myrteza Hilajt. Në të shkuarën banorët lokal kanë njoftuar policinë për zhurmën që shkaktohej brenda tij.

Share This Article
1 Comment
  • Probleme pronash ndaj u vrane….keta njethundrak e kane te veshtire civilizimin, jo pastaj eshte i keq greku…italiani…anglezi…germani etj…kte lloje kafsherie eshte mir ti mbyllesh dhe ushqimin me helikopter. Te semes se nuk humben jeten ne pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *