Tani që përzgjedhjet përfunduan: Çfarë sheh opinioni publik në këtë vigjilje votimesh vendore

Dita

Ndërsa partitë kryesore politike shpallën kandidatët për bashkiakë në të gjithë vendin, vëzhgues të jetës sociale e politike të vendit shprehën dyshime mbi motivimin e këtij procesi për zgjedhjet vendore.

Një numër i madh kandidatësh janë biznesmenë dhe të paktën 8 prej tyre kanë të kaluar kriminale brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti kandidatët janë zgjedhje të kryetarëve.

Në shumë raste janë rikandiduar bashkiakë të mëparshëm të pasuksesshëm dhe të kompromentuar. Nga ana tjetër, zmadhimi i bashkive ka shtuar më tej oreksin për korrupsion dhe përfitime të shumëllojshme nga të gjithë, aq sa deputetë dhe ministra po kandidojnë për t’u bërë bashkiakë, sepse bashkia tashmë është bërë më joshëse se ministria.

Motivi kryesor i kandidatëve dhe rikandidimeve është mbështetja e madhe financiare që ata kanë. Asnjë nga kandidatët nuk publikoi asnjë platformë një muaj para zgjedhjeve.

Të gjithë emrat që dolën, ishin emërime të partive, dhe ata kanë fare pak ditë për të shkruar programet e tyre të punës për qeverisjen vendore.

Emrat e kandidatëve u ndryshuan deri në ditën e fundit dhe ende nuk ka dalë në publik asnjë projekt i qeverisjes vendore prej asnjë kandidati.

Emrat konkurrues u nxorën përsëri me vonesë. Edhe kjo vonesë është vazhdim i praktikave të mëparshme, që partitë politizojnë skajshëm zgjedhjet vendore dhe nuk paraqesin asnjë projekt të qartë mbi qeverisjen e qyteteve, ku shkatërrimi i mjedisit dhe i territorit janë probleme kryesore.

Lidhur me kandidatët e pavarur, në shumicën e rasteve ata janë fryt i mungesës së demokracisë në jetën e brendshme të partive të tyre, pasi nuk dëgjohen nga partia ata dalin kandidatë më vete.

Kryeqyteti i Shqipërisë është sfida kryesore mes garuesve kryesorë nga partitë më të mëdha dhe nga kandidatë të pavarur.

Problemi kryesor do të mbetet fakti që edhe pse zgjedhjet po bëhen me hartën e re, kompetencat e bashkiakëve edhe për dy vjet do të mbeten me ligjin e vjetër.

Analistët parashikojnë një pjesëmarrje shumë të ulët të qytetarëve në votime, së pari nga zhgënjimi prej partive të mëdha, së dyti prej emërimit të kandidatëve që nuk i duan dhe së treti nga zmadhimi i skajshëm i zonave zgjedhore, që i largon ata nga interesi i qendrave urbane.

Share This Article
5 Comments
  • Gjer tani une nuk kam deshire te votoj. Nuk shof zgjidhje per problemet e mia. Edhe mos votimi nuk eshte zgjidhje per problemet e mija. Dy rruge kam ne mendje o ikjen nga ky vend ose nje pranvere shqiptare

    • Unë dhe një shumicë e madhe e opinionit publik shoh se të përzgjedhurit dhe partitë kryesore nuk përfaqësojnë interesat e mia dhe as ato të atij opinioni publik me të cilët kam kontakte. Kam ftohtë,ndjehem si në acar me këto parti. Acari ndjehet edhe te pjesa militante dhe te votuesit e tyre tradicionalë. Si asnjêherë tjetër! Që të mos e humbas votën por edhe për sfidë ndaj dinosaurve do t’jua jap votën të vegjëlve që kanë një zë të spikatur,djegës për të mëdhenjtë! Tung!

  • Analiza e artikullit me pelqeu, por dua te shtoj mendimet e mia
    Partite ne Shqiperi jane pa bosh organizativ, si mundet ne minutat e fundit te zgjedhesh kanidatin , si ne pazar fshatar.Popullit i afrohen per ti drejtuar individ pa eksperinece.
    nuk ekzistojne forumet partiake ku te mund te nxjerrin individ te spikatur oragnizativ dhe ti trajnojne per tu bere lider.I moren kanidatet nga dhit i bene zabit.Ka kanidate te cilet skane punuar asnjehere ne drejtim , ne mardhenie me publikun,pa pasura asnje eksperience ekonomike mbi zhvillimin e tregut te lire, mbi thithjen e fondeve etje etj.
    Kjo tregon se politika ne Shqiperi eshte amatore te dal c te dal dhe pastaj ndertojme sot dhe ju veme tritolin me vone ku e gjitha rendon mbi popullin ne vend te hapim fronte te reja pune kthehemi hapa mbarapa dhe bota nuk na merr seriozisht.

  • Na cate trapin me keto fjale boshe, platforma.”Platforma per kthimin e Kamzes ne kryeqytin boteror te shamikuqeve”.
    Bashkite duan administratore qe te ndreqin rruget, trotuaret, gjelberimin, ujin e pishem e pune si keto, ju hani marmallate me platforma qeverisese.

  • kShpallja e kandidateve nga Partite kryesore u be dhe po behet ne afatin e fundit te mundshem. Ky fenomen me duket si pazari i gjese gjalle qe njerzit presin castet e fundit per te blere ndonji koke bagetije, qe pronaret ulin disi cmimin. Keshtu dhe kryetaret e Partive kane nxjerr nga xhepat e tyre kandidatet, qe per mua ne pjesen me te madhe i ngjan emerimit qe beri Berisha Demokristianit Nard Ndoka minister te shendetesise apo dhe raste te ngjashme edhe ne ditet esotme. Ku shkojme keshtu, cfar presim nga keto gandidime ti sherbejne qytetareve apo te mbushin xhepat e kryetareve apo familjareve dhe tarafit te tyre? Megjithate ne duhet te tregohemi te kujdeshem, jo si nusja me mullixhine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *